Njerëzit e besimit janë kërcënim për regjimet totalitare.
Ktheni vështrimin pas; në lashtësi do të shihni tmerrin e faraonëve dhe perandorëve, në kohët moderne frikën e diktatorëve autokrat dhe regjimeve shtypëse.
Pse ky tmerr?
Sepse njerëzit e besimit janë burrat dhe gratë që nuk përulen, nënshtrohen, e as dorëhiqen përballë presionit konformues. Ata jetojnë mes ‘shumicës’ por nuk mendojnë, e veprojnë si shumica. Mes shumicës ata janë tharmi i ndryshimit.
Sepse ata nuk kanë asnjë dyshim që besimi i tyre vjen nga Zoti dhe jo njeriu, për këtë thesari i tyre është i pakëmbyeshëm.
Për këtë, vlerat e besimit asnjëherë nuk janë jashtë mode.
Leave a Reply