Pak tharm që ndryshon gjithçka!

‘Ai që bëhet mbrojtës i mëkatit, me siguri që do të bëhet i burgosuri i tij.‘ Shën Augustini

Pak maja’ (tharm) dhe herët a vonë realiteti do të ndryshojë. Një kompromis i vogël këtu, e një tjetër aty, pavarësisht thelbit, qëllimeve të fisme fillestare dhe motiveve të sinqerta, njeriu dhe udha që ai ndjek nuk janë më të njëjtat. Po e spjegoj kështu:
Nëse ndodheni në mes të oqeanit dhe në nisje gaboni vetëm me 1cm përllogaritjet në hartë, do të jetë e pamundur mbërritja në destinacion. Kjo është çka Bibla quan ‘Mëkat’. Greqishtja e vjetër ‘Hamartia’ që do të thotë:
Të humbësh shenjën, rrugën, drejtimin.
Kjo shkakton konfuzionin brenda dhe rreth nesh. Në dukje ecim të sigurtë drejt një vendi që aspirojmë, por s’e shohim e as e imagjinojmë që kemi humbur drejtimin dhe kurrësesi s’mund të mbërrijmë në destinacion, përveçse nëse dikush që e sheh rrugën e që vjen prej vendit që aspirojmë, mbërrin pranë nesh të na shpëtojë.
Kjo është metafora e Ungjillit. Zoti vjen të na kthejë në udhën që na shpie në vendmbërritjen e duhur. Është Ai i cili largon errësirën që na mbështjell dhe na çel sytë e shpirtit. Vetëm Zoti mund të na çlirojë nga burgu i pafuqisë tonë.

“Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t’ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju. Ju e dini se ku po shkoj dhe e njihni edhe udhën”. Thomai i tha: Zot, ne nuk e dimë se ku po shkon; pra, si mund ta njohim udhën?'' Jezusi i tha:Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.”
Gjoni 14:3-6

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: