KISHA

Kisha Ungjilli i Krishtit filloi sherbesën e parë në vitin 2001. Fillimisht Pastor Akili dhe bashkëshortja e tij Lindita organizonin takimet e para me një grup besimtarësh në shtëpinë e tyre. Këto takime të vogla ku adhurohej Zoti dhe studiohej Fjala e Tij u finalizuan me inicimin e shërbesës së parë formalë në 11 Nëntor të vitit 2001. Vit pas viti Kisha Ungjilli i Krishtit rritej duke zgjeruar impaktin e saj në jetën e komunitetit përmes shërbesave të ndryshme ungjillizuese, shërbesave me fëmijët, ndihmës dhe suportit  për kategoritë në nevojë. Shërbesat,programet dhe projektet e ndryshme bënë që të zgjerohej dhe të shtrihej akoma dhe më shumë Lajmi i Mirë i Jezus Krishtit dhe  impakti i të krishterëve Ungjillorë në Shqipëri. Në vetëm një dekadë,Zoti ka bërë një punë të mrekullueshme përmes Kishës Ungjilli i Krishtit.Ne jemi dëshmitarë të qindra njerëzve që kanë dorëzuar  jetët e tyre tek Krishti dhe mijërave të tjerë që kanë dëgjuar ungjillin. Me bindje mund të themi që Zoti ka plane të mëdha për KUIK-un. Në këtë kohë, ne numërojmë rreth 350 antarë. Kisha Ungjilli i Krishtit ka vizionin, mandatin dhe fuqinë të shohë këtë komb të kthyer tek Zoti.

E duam Zotin, i shërbejmë qytetit, ndërtojmë së bashku të ardhmen me besim, shpresë e dashuri!

Visit Website

Screen Shot 2017-08-31 at 14.28.41

 

 

 

 

 

 

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: