E Drejta e Abortit Si Keqkuptim Lirie!

Të flasësh për vrasjen nuk është ndërmarrje e lehtë. Diskutimi bëhet më i vështirë kur vrasja nuk shihet vrasje, sepse përpjekjet për ta maskuar nën petkun e lirisë dhe të drejtës së zgjedhjes e legjitimon.

Kjo është historia e abortit.

Bota është e ndarë në dy grupe. Tek të dyja njerëzit luftojnë të ruajnë lirinë. Dallimi është ky:

Njëri grup përpiqet të ruajë lirinë për të vrarë përmes abortit. Grupi tjetër përpiqet të ruajë lirinë për të mbrojtur jetën që në embrion të saj. Unë natyrshëm bëj pjesë tek i dyti.

Liritë e mëdha nisin me të drejtën e jetës. Kjo është çka të gjithë duhet të mbrojmë, duke nisur me foshnjet që s’mund të mbrojnë të drejtën e tyre të jetës, pasi ndodhen në fazën e hershme të zhvillimit të tyre. Një embrion në të cilin gëlon jeta, çdo sekondë transformohet për t’u bërë gati të mbërrijë përmes lindjes në familjen e tij. Kjo është historia ime, e të gjithëve ne. Historia e patjetërsueshme e udhëtimit tonë në të cilin vazhdueshëm i nënshtrohemi procesit të rritjes, zhvillimit, ndryshimeve të pashmangshme. Nëse për njeriun i cili ndodhet në faza të hershme të zhvillimit të tij disa thonë se s’është njeri, Çfarë mund të themi për njeriun i cili është në moshën e tretë dhe ndodhet në fazat e fundit te udhëtimit të tij në këtë botë?

Perceptimi funksionalist i jetës na tregon që njeriu ka vlerë për aq sa ai mund të kontribuojë dhe shoqëria mund të përfitojë prej tij. Historia na kujton që ne antikitet kanë ekzistuar shoqëri të cilat vlerën e njeriut e perceptonin mbi idetë funksionaliste. Kështu, në shoqëri të caktuara mungonte dituria, përshkak se i vrisnin prindërit dhe gjyshërit e tyre. Arsyeja e vrasjeve ishte, fakti që i shihnin prindërit e tyre si një e keqe e cila lidhen me padobinë e tyre për familjen dhe shoqërinë. ‘Njeriu i padobishëm’ një barrë e cila duhet hequr.

Në një nga debatet televizive mbi temën e abortit, ku isha i ftuar, pikërisht kjo ishte çka dëgjova prej një zonje që mbronte lirinë e grave për të abortuar. Deklarata e saj ishte tronditëse.

“Fëmijët janë dhimbje dhe vuajtje e madhe, nëse lindin të rrethuar nga kushte të papërshtatshme. Për këtë arsye do të ishte më mirë të mos kishin lindur dhe për këtë duhet lejuar aborti.”

Në këtë këndvështrim, fëmijët shihen si një barrë, vuajtje, dhimbje dhe mundim në vend që të shihen si bekim dhe privilegj i madh i jetës.

Kjo teori të cilën në postmodernizëm e gjejmë të furnizojë idenë dhe arsyet për abortin, euthanazinë, mungesën e lindshmërisë, eugjenizmin, më e pakta është dehumanizuese.

Përmes abortit njeriu, merr në dorën e tij autoritetin e përcaktimit se kush duhet të jetojë e kush jo. E nëse tani këtë e bëjmë me bebet, nuk do të përbënte habi që herët a vonë ta bënim me të rriturit mes nesh. Thjesht, çështje kohe. Aktualisht jemi duke e bërë me bebet, njeriun e pambrojtur të cilit përmes abortit, i kemi rrëmbyer padrejtësisht, të drejtën natyrore e të shenjtë të jetës.

Paradoksi ynë është se përjetojmë dhimbjen kur përballemi me dramën e vrasjes së vajzave dhe nënave në shoqërinë tonë, por qëndrojmë indiferent kur përmes abortit vriten bebet, sepse këtë të fundit e kemi parë si manifest lirie.

Në thelb kemi njeriun i cili ka keqkuptuar idenë e madhe të lirisë. Por, liria përpara se të shihet si një e drejtë nierëzore, duhet parë si testi ynë i virtytit.

Jemi thirrur ta përdorim lirinë brenda kufijve të të qenurit njerëz. Nga kjo vetëdije le të mbrojnë jetën dhe kultivojnë vlerat më të mira.

“Ti nuk do të vrasësh!”

Urdherimi i pestë në religjonin Judeo-Kristian na fton të kujdesemi për mireqenien fizike, shpirterore, emocionale dhe sociale të vetes dhe të të tjereve. Për këtë arsye, ndalohen vrasja, vetevrasja, aborti, euthanasia, dhe veprimet që kërcënojnë jetën. Ne jemi thirrur të mbrojmë jetën duke punuar të krijojmë kulturën e jetës dhe të punojmë kundër kultures së vdekjes

Për babain!

Sot është Dita e babait. Por t’i s’e dije. Dhe unë e kisha harruar. Sot një mesazh në telefon ma kujtoi…

Fatkeqësisht si shumë gjera të rëndësishme e me vlerë të cilat s’i kujtojmë, e i lemë pasdore në kulturën tonë është babai. Për babain nuk ka një ditë mirënjohje, nderimi, kujtimi.

Sipas hulumtimeve të mia, në këtë botë baballarët jetojnë më pak se nënat. Mbase Kjo lidhet me llojin e punës që bëjnë, nivelin e stresit me të cilin përballen. Përpjekjet e vazhdueshme për t’ia dalë në perballje me boten dhe jeten. Betejën për të siguruar për familjen. Mbase lidhet me vetminë që i karakterizon. Prej natyre burrat nuk janë social sa gratë…

Jeta na kujton që babain nuk do ta kemi gjithnjë fizikisht pranë.

Çojini një lule në varrin e tij të harruar. Hap albumin e fotografive dhe zgjo një kujtim të mirë. Sot në drekë, ngri nje dolli në kujtim të tij, të siguroj që kjo do t’i pëlqente.

Nese babai juaj është gjalle; bëni për të një lutje, shkruajini një mesazh, merreni në telefon!
Nëse nuk dini çfarë t’i thoni: heshtni… thjesht degjojini zërin!!! Atëherë do ta dini ç’duhet thënē.

“Bab, më ka marr malli. Mora të dëgjoj zërin! Të të shpreh mirënjohjen! Të të them, jam krenar për ty.”

Sot, kujtoj babain tim. Ai jetoi pak në këtë botë. U perpoq, luftoi, na rriti. Por gjithçka kaloi shpejt. Koha ishte e pamjaftueshme për një bisedë burrash, për mirënjohjen e nderimin për të cilët flas.
Miq, përdoreni kohën sot.

Zoti bekoftë babain tuaj dhe baballarët në shoqërinë tonë🙏

“Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.”
Eksodi 20:12
Akil Pano

Shqetësimet e jetës

Mos lejoni shqetësimet e jetës t’ju ulin poshtë. Pavarësisht përmasave të vështirësive në jetë, Zoti ka fuqinë t’i mposhtë të gjitha dhe t’ju japë fitore. Shqetësimet dhe dallgët e larta të vështirësive s’janë asgjë veçse platforma më e përshtatshme ku ju mund të njihni realisht përmasat e fuqisë së Zotit, i Cili me një fjalë mund të qetësojë stuhinë në jetën tuaj.

Kur Zoti ju shtyn pranë kufirit të vështirësive, besojini Atij plotësisht, sepse vetëm dy gjëra mund të ndodhin;
Ose Ai do të mbajë kur të biesh, ose do të mësojë të fluturosh.

“Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua. Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë. Isaia 43:1-2

Më shumë se disa grimca rëre…!?

Nëse njerëzit janë vetëm 1 kokërr rërë në gotën e orës të universit, a mund të ketë vërtet ndikim të madh ajo që bëjmë?

Një pyetje e cila na mundon prej shumë kohe… Rreth tremijë vite më parë psalmisti shpreh tensionin e vazhdueshëm që gjendet brenda njeriut i cili kërkon të njohë veten dhe arsyet e ekzistencës së tij! Ai shkruan:

“Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur, çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?” Psalmi 8:3-4

Çfarë jemi!? Këtë po filloj të spjegoj nisur nga biseda me një mik virtual, i cili pasi kishte lexuar analizën time mbi disa problematika sociale që janë të dukshme ne shoqërinë tonë, më shkruan:
“Pastor, s’ju duket e tepert qe nje njeri i Zotit te perfshihet ne diskutime politike? Jepi “Cezarit” ate qe i takon, jane te percaktuara paraprakisht pushtetet.”

Vendosa t’i përgjigjem!

“Miku im, pershendetje! Aspak!!!

E tepërt dhe naive do të më dukej e kundërta. Kur njerëzit e Zotit flasin vetëm për qiellin atëherë ose Zoti i tyre është indiferent për jetën e përditëshme të njerëzve, ose njerëzit e Zotit nuk kanë arritur të bëjnë balancin në mesazhin e tyre ‘qiellor’ I cili duhet t’i flasë njerëzve të tokës.
Mesazhi im është politik, sepse Zoti e krijoi njeriun si qenie ‘politike’… është social, sepse Zoti e ka krijuar njeriun qenie sociale…dhe është shpirtëror sepse Zoti e krijoi njeriun qenie shpirtërore.
Mesazhi im nuk është partiak…por një analize në tre rrafshet: politik, social dhe shpirtëror, pasi njeriu është i tillë.
Unë mendoj që një prej arsyeve pse gjendemi në këtë ‘moçal’ është sepse njeriu i Zotit nuk ka kuptuar këtë që të shkruajta.”

Të dashur miq, ekziston një diatokomi e skajshme në Shqipëri, mes asaj që e njohim si shpirtërore dhe materiales. Mes fushëveprimit të religjonit dhe ndikimit të tij në njërin kah dhe spektrit të veprimit të shtetit dhe institucioneve në kahun tjetër.
Mendimi laik është keqinterpretuar deri në masën e absolutes, pasi nuk e ka ndihmuar njeriun post-komunist të kuptojë që njeriu është i krijuar sipas modelit trinitarian.
Pra njeriu është materie, mendje dhe shpirt. Si rrjedhojë, njeriu është qenie biologjike, socio-politike dhe shpirtërore.
Qenie biologjike, sepse ai jeton në rrafshin e prekshëm të planetit. Ai merr frymë, ushqehet, rritet, riprodhohet dhe më pas vdes. Por njeriu është shumë më tepër se një grumbull grimcash të padukshme protonesh dhe neutronesh të cilat kanë vendosur të qëndrojnë sëbashku. Njeriu qëndron më lartë se qeniet me inteligjencë të ulët. Materia, e vetme nuk mund të spjegojë dot kompleksitetin e qenies njerëzore.
Njeriu është qenie socio-politike. Qenie politike, sepse duhet të projektojë dhe duhet të marrë vendime që presupozojnë përmirësimin e jetës së tij. Njeriu ëndërron të jetojë më mirë, të jetojë i sigurtë dhe në paqe sociale. Ndërton institucione që të realizojë këtë objektiv që lidhet me projeksionin e tij si qenie politike.
Qenie sociale , sepse njeriu nuk mund të jetojë i vetëm. Ai ëndërron të ketë familje, kujdeset dhe siguron për familjen e tij. Ndërton bashkësi rreth vetes, sepse kërkon ndërveprim me qenie të tjera të të njëjtit lloj. Por, njeriu mbi të gjitha, është qenie shpirtërore. Qenie shpirtërore, sepse përpara se të jetë një trup, njeriu është shpirt i përjetshëm, i cili jeton brenda shtëpisë së tij tokësore, trupit fizik.

Dimensioni i tij shpirtëror e veçon njeriun nga çdo gjë që është materie dhe çdo specie tjetër. Ky dimesion e bën njeriun të dëshirojë pavdeksinë dhe të shohë jetën si një udhëtim i cili nuk përfundon me tokën. Njeriu si qenie shpirtërore aspiron të hulumtojë thellësinë e këtij dimensioni. Ai pa rreshtur kërkon të eksplorojë të panjohurat e ekzistencës së tij. Vetëm kjo pamje e plotë për njeriun na mundëson të kemi përqasjen e duhur për jetën, e cila gjithashtu është e ndërtuar mbi të njëjtin parim trinitarian. Jeta, në rrafshin biologjik, atë socio-politikë dhe në rrafshin shpirtëror.
Ky është kendvështrimi holistik mbi njeriun dhe jetën. Këndvështrim i cili argumenton nevojën për transformimin pozitiv të jetës së njeriut dhe shoqërisë njerëzore në tre dimensionet që konfigurojnë atë që ne quajmë njeri.
Si rrjedhojë, çdo njeri, e veçanërisht njeriu i Zotit, duhet të përpiqet pa u lodhur të veprojë dhe investojë në transformimin holistik të njeriut dhe shoqërisë.
Ju uroj bekimin e Zotit!

Pse nuk mësojmë nga Hungaria!?

Pata fatin të isha i pranishëm në konferencën me temë: Zoti , Familja, Kombi, organizuar nga Qendra Për të Drejtat Themelore dhe Unioni Konservator i Amerikës e cila u shvillua në Budapest në Dt 19-20 Maj 2022.

Pavarësisht çfarë dëgjoj pothuaj përditë nga individë të ndryshëm në vendin tim mbi etiketimet që i bashkëngjisin qeverisjes së Kryeministrit Orban, Hungarezët që takova (dhe s’ishin pak) ishin të lumtur. Askush nuk largohej nga Hungaria. Familja mbështetej prej politikave sociale që këtu e as në Evropë as që imagjinohen.

Po publikoj disa elemente nga politikat sociale që Qeveria e Hungarisë i aplikon të mbështetje të familjes.

  • Çdo i ri deri në moshën 25 vjeç nuk tatohet për pagën që merr.
  • Çdo grua shtatzanë mbështetet financiarisht me 26.000 euro deri sa të lindi foshnjen e saj.
  • Kur një çift i martuar ndërton shtëpinë, shteti siguron kredi me 0% interes dhe ofron mundësi mbështetje financiare deri në 60% të vlerës totale të ndërtimit të shtëpisë.
  • Nëse një familje ka 4 fëmije përjashtohet përgjithmonë nga taksat.

Përmes këtyre politikave dhe shumë të tjera shteti Hungarez ka realizuar vendosjen e një kufiri për plakjen e popullsisë, pasi lindshmëria mbështetet. Të rinjtë inkurajohen të punojnë. Çiftet e martuara mbështeten të ndërtojnë jetën e tyre brenda vendit. Si rrjedhojë, Hungarezët as që e mendonin ikjen nga vendi i tyre.

Pyetja që i drejtova organizatorit të konferencës ishte: “Si ia bëni që siguroni këtë paketë financiare në mbështetje të familjes dhe çifteve të reja, Ndërkohë që ulni taksat? Sa është borxhi i shtetit!?”

Përgjigja ishte e thjeshtë: I nxisim njerëzit të punojnë. Kemi ulur korrupsionin. Borxhi i shtetit për vitin 2021 ishte 72%.

Menjëherë kërkova sa ishte borxhi ynë i shtetit dhe pashë që borxhi ynë është 87%.

Ndërkohë që Shqipëria vijon të shpopullohet dhe plakja e popullsisë po rritet me shpejtësi të frikshme si rrjedhojë e emigracionit të të rinjve; rënies së numrit të lindjeve dhe mungesës së politikave që mbështesin në mënyrë domethënëse familjen, kriza tashmë është transferuar në mungesën e theksuar të forcës punëtore, gjë që çon në hapjen e vendit për punonjës nga vendet si India, Bangladeshi, Filipinet etj. Çka në dy dekadat e ardhshme do të çbëjë homogjenitetin tonë kombëtar dhe miksimin e Shqiptarëve në masë me rraca të tjera brenda vendit të tyre…

Mendoj që duhet të mësojmë nga Hungaria dhe politikat e saj në mbështetjen e familjes, sa më parë. Çdo minutë që kalon pa bërë asgjë, është në dëm të interesit kombëtar të Shqiptarëve.
Akil Pano

Mendime mbi mësimet e hidhura të jetës…

Do të ketë njerëz në jetën tuaj të cilët do të shpallin hapur se ju duan, por kur të mos ju duheni më, s’do ta kenë aspak të vështirë t’ju braktisin. Këto janë mësimet e hidhura të jetës…

Katër mendime:

  • Ruajeni zemrën nga zhgënjimi absolut e i përgjithshëm ndaj njerëzve, pasi jo të gjithë njerëzit janë njësoj.
  • Pasi të ketë kaluar pak kohë, do të kuptoni që disa njerëz janë të ngjashëm me retë. Vetëm kur ata largohen ju do të shihni dritën.
  • Mësoni të jeni realist me pritjet tuaja.
  • Kur zemra juaj lëndon, merrni kohë dhe flisni me arkitektin tuaj. Ndryshe nga njeriu, Ai është gjithnjë i pranishëm dhe i gatshëm t’ju shërojë.

Prisni dhe pak, Rosaku ynë do të ndërrojë pendët e rritet…

“Vejusha e varfer kishte shume pak vaj ne fund te enes se saj, por keto pak pikla ishin elementi baze per ringjalljen. Disa pika vaj ne fundin e enes! Ajo mund te ishte e varfer nga jashte, por ishte e pasur nga brenda. Nga jashte ndjente friken, por thelle nga brenda priste dicka te madhe te ndodhte. Se jashtmi ndihej e kercenuar nga sistemi shoqeror mbytes, e papune, e pashprese dhe paperkrahje, por thelle ne zemer e dinte qe duhet te shpresonte kunder cdo shprese. Prane portes se vjeter te shtepise tanime kishin mberritur kreditoret per te ekzekutuar vendimin per borxhet e pashlyera prej kohesh. Brenda shtepise gjysem te rrenuar nuk kishte mbetur asnje send me vlere te cilen ajo mund ta kembente per te paguar borxhet. Kreditoret kishin mberritur tek porta e vjeter per te marre bijte e saj. Ata do shiteshin si skllever dhe vetem keshtu borxhi mund shlyhej. Ajo do te jepte gjithcka qe kjo mos te ndodhte, por tanime dukej se ishte vone.

Se jashtmi ajo ishte e rrethuar nga tensioni I vazhdueshem, por thelle në shpirt ajo gjente grimca sigurije qiellore qe ia ledhatonin qenien. Një lloj paqeje e paspjegueshme i jepte siguri. Ato pikla vaji ne fundin e enes qendronin si nje monument deshmie se dikur kishte qene mire me te!
Zoti do te perdorte ate pak qe ajo kishte per ta shumefishuar.

Ti mund te jesh sot ne pozita te njejta me kete grua. Mbase njerezit se jashtmi te shohin te ulur ne pragun e shtepise se kesaj vejushe te varfer, te mpakur e plot frike per te nesermen!

Ti sot mbase je I vogel, por shpejt dicka e madhe do te ndodhe me ty. Ti sot je I kufizuar ekonomikisht, por neser keto limite do te hiqen prej teje. Sot je duke dhene maksimumin tend qe te permiresosh te ardhmen, dhe maksimumi yt I sotem eshte I pallogaritshem nese t’I e krahason me minimumin e njerezve te pasur te ketij qyteti, por ata dhe te gjithe duhet te bejne durim dhe te presin dhe pak: Zoti eshte duke pregatitur bijte dhe bijat e Tij dhe manifesimi I tyre do te jete I lavdishem.
Ti sot ne syte e tu dhe ne syte e njerezve, mund te dukesh si rosaku I vogel I shemtuar (i Andersonit), por miqte e mi…prisni dhe pak sa rosaku yne te ndrroje pendet e tij dhe te rritet!”

Banaliteti i së keqes.

Jetojmë në kohën kur e keqja shfaqet në forma të ndryshme. Askush s’e kish menduar se duke u shkrirë me natyrën e rënë të njeriut, e keqja mund të veshë fare mirë një buzëqeshje, përqafim, shtrëngim duarsh, a shkelje syri.
Hera herës e keqja prezantojet si një zgjedhje e detyruar (e keqja me e vogël). Herë të tjera ajo mund të veshë kostumin e një miku…
(kujtoj kopështin e thirrjeve hyjnore për ndihmë dhe lotëve të cilët s’mundën të ndalnin puthjen e tradhëtisë.)

Miq, do të vijnë njerëz në jetën tuaj të cilët synim kryesor do të kenë t’ju zbresin në nivelin e tyre. Këtë kënaqesi sublime mund t’ia jepni nëse do të përdorni mjeshtëritë që ata zotërojnë. Kam një këshillë për ju;
Mos mendoni se duke u ulur me këta njerëz shkurtoni distancat dhe kështu ndryshoni marrëdhënien. Përpjekja për paqebërje, jep frut vetëm kur paqja është synim i dykahshëm.

Refuzoni mendimin naiv se me përpjekjet tuaja mund të ndryshoni këdo. E kundërta do t’ju vendoste përballë betejës së pamundur me motivet, synimet dhe ambicjet e zemrës njerëzore, të cilat ju s’mund t’i ndryshoni.

Mos harroni se ekzistojnë njerëz të cilët me zgjedhje mbeten po ata, qafëfortë e të pandryshuar. Universi i tyre është jo më i madh se qendra e tij, e cila s’është më e madhe nga vetë këta njerëz.

Kujdesuni mos t’ju tërheqë poshtë graviteti i tyre, sa të nisni dhe të zhgënjeheni me jetën dhe të barrosni atë ç’ka keni të çmuar.

Mos zbrisni në gropën e urrejtjes e cila është mjeti më efikas të çbëjë çdo vlerë dhe aromë jete në ju.

Mos lejoni askënd t’ju pengojë rrezen nga e merrni dritën.

Ndriçoni, shkëlqeni, dashuroni dhe ngjituni pas së mirës.
Refuzoni të ktheni të keqen me të keqe! Fyerjet dhe shpifjet mund t’ju sjellin ndërmend marrëzinë kolektive nga poshtë kryqit.

Falni, bekoni dhe kështu i jeni larguar aq shumë së keqes, e ajo është arratisur nga ju.

Kujtoni se jeni krijuar të shkelni në udhë më të larta e të lavdishme qiellore.

“Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.”
Bibla (Psalmi 30:5b) Akil Pano

Projekti më i madh; Familja

E verteta eshte se, ju nuk jeni te perfshire ne nje projekt cfaredo.
Ne fakt, ju jeni te perfshire ne projektin dhe ndermarrjen me te madhe qe ekziston. Me siguri qe realiteti ‘pertej’ e tejkalon, por realiteti ‘ketu’ nuk na paraqet dicka tjeter me te madhe ne te cilen mund te perfshihemi.
Asnje projekt njerezor nuk e tejkalon. Rruget, urat, ndertesat, komunikacioni, laboratori shkencor, zoterimet dhe pushteti, te gjitha syresh jane vetem per nje kohe, e natyrshem gjenden inferiore perballe projektit ne te cilin t’i tashme je i perfshire. Ne mes te mekanikes se levizjes, pafundesise se perpjekjeve per t’u bere e ndjere i realizuar, ne aren e madhe te njerezimit, gjendet familja.

Ky eshte projekti me i madh i mundshem.
Kemi degjuar te na paraqitet si nje qelize e vogel brenda nje shoqerie te madhe.
Miq, harrojeni te madhen dhe keqyrni te voglen. Kur e vogla te jete e madhja, ne zemren dhe enderrimet tuaja, kur te nisni punen per te rivendosur vlerat qe i japin gravitetin e duhur, atehere jeta do te rrjedhe. Ndaj me lejoni t’ju jap nje keshille:

Mbuloni me dashuri te shtrenjtet tuaj, jini te pakursyer me perqafimet, veshtroni njeri-tjetrin ne sy, sigurohuni qe asgje te mos rrembeje momentin per te ndare mes jush gjithcka; koha kalon ne cdo levizje qerpikesh, femijet shpejt do te marrin vendin qe ju keni tani dhe atehere mendimet e tyre do te prekin tuajat, atehere zemrat e tyre do te kerkojne cfare zemra juaj deshiron sot! Nuk ka dicka me te mire qe na eshte dhene nga Zoti per te kultivuar jeten dhe vlerat e saj.


Cdo perpjekje dhe sakrifice ia vlen, familja qendron mbi gjithcka.

Arsyet për Braktisjen

“A doni edhe ju të largoheni?”

Njerëzit po largohen nga krishterimi kryesisht në perëndim, jo sepse Krishterimi është i vështirë, i pakuptueshëm, apo i pazbatueshëm, por sepse është shumë i butë.

Një pjesë e madhe e të Krishterëve perëndimorë nuk duhet të quhen të Krishterë, për arsyen e thjeshtë ; janë të pangjashëm me Krishtin, me mësimin dhe jetën e tij.

Këtu kemi mbërritur gradualisht prej një rrëshqitje të ngadaltë kompromisi me botën, duke i hequr Krishterimit thelbin. Fillimisht, kemi zëvendësuar fjalë dhe relativizuar konceptet e pandryshueshme të besimit të Krishterë.

Tani mëkatin e quajmë gabim. Pendesën kategori alternative. Ndërsa gjykimin e përjetshëm e kemi nxjerrë jashtë fjalorit. Imperativët e Biblës i kemi interpretuar përmes kontekstit kulturor, kështu konstantet e pandryshueshme janë shndërruar në koncepte të lëvizshme.

Kur këtë dramë ia kemi shkaktuar vetë Krishterimit, vras mendjen; pse shqetësohemi kur neokomunizmi në Kanada ka nxjerrë jashtë ligjit pasazhe të tëra nga Bibla dhe dënon pastorët që i predikojnë!?

Ungjillin e kemi përzjerë me traditat pagane dhe shkencat humane, deri në masën që s’ka fuqi të shpëtojë e shërojë askënd, pasi në fjalën që përcjellim ndër njerëz nuk ka të humbur që shpëtohen e as të sëmurë që mund të shërohen. Ferri nuk ekziston, e parajsa nuk gjendet! Kështu i kemi hequr brutalisht Ungjillit vlerën reale, duke minimizuar fuqinë dhe barazuar vlerën me humanizmin, i cili në përpjekjen më të mirë, synon të përmirësojë natyrës e njeriut, pa mbërritur të prekë thelbin e tij.

Sigurisht që ky nuk është Ungjilli i Krishtit Birit të Perëndisë, por lajmi i gatuar pa fuqinë e zjarrit rigjenerues të Frymës së Shenjtë, nën frikën e njeriut dhe jo drojën nga Zoti.

Njerëzit po largohen sepse krishterimi sot është larguar nga Krishti.

Ku janë dashuria, dhembshuria dhe disiplina e shëndetshme? Nëse kisha aplikon njërën dhe harron tjetrën, ka braktisur sintezën mes tyre. Kështu mbërrin në një vend rehatie, por njëherazi boshatisje dhe pafuqie të shërojë plagët e të vetëve e të botës.

Ku është kisha që jep, dërgon dhe mbron çështjen e të dobëtit? Jetojmë për të sotmen si njerëz pa busull, pa të ardhme, pa destinacion të përjetshëm. Fundin e shohim larg dhe fillimim s’e shquajmë, duke jetuar të udhëhequr nga nevoja të përkohshme dhe jo qëllime të përjetshme, nga mizëri instiktesh dhe jo natyrë virtyti, ndërsa koha lëviz më shpejt nga ç’e mendojmë duke na afruar tek kufiri që s’njeh kthim pas. Kështu, duke ndërtuar modelin e një ungjilli dhe Krishti të ‘përzier’ kemi ndërtuar një prototip te ri e te ndryshëm të Krishterit të kësaj epoke i cili është i pangjashëm me të Krishterin e librit të Veprave.

Nëse njerëzit do të largohen nga Ungjilli, është më mirë të largohen nga ai i vërteti, i fuqishmi, i cili ka në qendër Krishtin, kryqin dhe hirin që kushton. Kështu që ata që ndjekin të ndjekin të vërtetin dhe jo variantin e tij të ‘përzier’!

Sepse, faktii i pandryshueshëm mbetet;

Një Krisht jo i vërtetë, s’mund të shpëtojë askënd.

“Që nga ai moment shumë nga dishepujt e vet u tërhoqën dhe nuk shkuan më me të. Atëherë Jezusi u tha të dymbëdhjetëve: “A doni edhe ju të largoheni?”. Dhe Simon Pjetri iu përgjigj: “Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme. Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë”. Gjoni 6:66-69

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑