Mustafa Nano më tha mbrëmë:
“Zoti i Biblës është një Zot mizor, veçanërisht në Dhjatën e Vjetër. Ai shkatërroi Sodomën dhe Gomorrën!”
- Gabohesh, i them. Zoti i Biblës është i drejtë. Nëse Zoti Do të kishte kursyer Sodomën nga zemërimi i Qiellit, ishte vetëm çështje kohe që banorët e këtyre qyteteve të përballeshin me fundin e tyre të pashmangshëm; vetëasgjesimin.
Zjarri i qiellit do të zëvendësohej nga plagët e tokës, epidemitë e sëmundjeve veneriane dhe shthurja totale e shoqërisë.
Shkurt, gjendja njerëzore do të karakterizohej nga dhimbje më e madhe e një tmerri pafund krijuar prej keqpërdorimit të lirisë dhe mosbesimi. Në fund, Zoti i dha banorëve të Sodomës drejtësinë dhe jo padrejtësinë. Kur e mendoj… te marrësh drejtësinë mbi bazë merite!
Zoti mbylli perden e skenës dhe i dha fund tmerrit që do të zgjaste deri në pikën pa kthim të asgjesimit nga vetë veprat e njeriut.
Përfundimi- Sodoma, na kujton përgjegjësinë njerëzore dhe verdiktin hyjnor! Asgjë nuk kalon në këtë jetë, pa u rregjistruar në kronikat e ‘librit të madh.’ Këtu dhe tani, ose pastaj dhe atje, secili do të japë llogari. Për veprimet dhe mosveprimet, për fjalët dhe heshtjen. Për motivet dhe qëllimet.
Zoti na dhëntë mëshirën dhe na e rrittë besnikërinë ndaj fjalës së tij.
Leave a Reply