Shtegëtimi i shkretëtirës ka nisur përmes valës së re të migrimit masiv për popullin tim. Një valë e cila nisi dukshëm në vitin 2015 e në vijim. Veç me një ndryshim nga Hebrenjtë e 3.500 viteve më parë. Ata kishin Mosiun, Zotin dhe dorën e Tij të fuqishme. Populli im nuk i ka këto, e megjithë këtë fakt ka rinisur për të disatën herë në historinë e këtij çerek shekulli, shtegëtimin e lotëve të dhimbjes. I braktisur nga sistemi shoqëror, mes zgjedhjes për të vdekur bashkë me shpresën, apo të rrojë duke shpresuar, në përpjekje të arratiset prej kafshatës që s’kapërdiet, ka nisur shtegëtimin drejt një toke të papremtuar! Ndjej zemërimin dhe revoltën e tyre, por dhe pafuqinë e tyre njerëzore për të ndryshuar dhimbjen e këtij realiteti që duhet të na mundojë të gjithëve. Drama jonë është kjo; nuk kemi kërkuar Zotin; kemi lejuar inferiorët të na qeverisin; kemi heshtur kur padrejtësia është standartizuar prej njeriut të pushtetetshëm si normë sjellje; nuk kemi lartësuar drejtësinë; nuk jemi kujdesur për nevojtarin dhe jetimin.
Shqipëria këto 24 vjet nuk i ushqen bijtë e saj me drejtësinë dhe mëshirën dhe drama vazhdon… Indiferencë!
Sot unë jam me ta! Me lutjet, lotët dhe zemrën time!
Zot ji me ta në shtegëtimin tonë të dhimbjes!
Shtegëtimi ynë i shkretëtirës.

Leave a Reply