Etërit e munguar

Shpesh mund të na duket se lundrojmë të sigurtë në oqeanin e jetës dhe vetëm kur ndeshemi me të papriturat e saj ndalemi dhe mendojmë; pse ndodhemi këtu? Ku kemi gabuar? Çfarë mund të kishim bërë ndryshe?

Mungesa e stabilitetit në kulturën e moralitetit në vend spjegohet gjithashtu prej refuzimit të një autoriteti atëror, pasi këtë të fundit e kemi kuptuar si mungesë lirie. Kështu kemi ndërtuar një shoqëri morale pa konvencione, e cila refuzon mirënjohjen, meritën, dhe nderimin. Objekti ynë i studimit s’ka qene njeriu e as familja e tij, por suksesi.
Kështu progresin e kemi parë si qëllimin tone të fundëm dhe kemi ndërtuar njeriun anemik në vetmi, i mbështjellë prej premtimesh të cilat shpallin se një ditë ai do të mundet të ndërtojë thelbin e vetes.
Në kulturën tone çka mungon më shumë janë etërit dhe gurët e tyre kilometrik.

Prania e këtij autoriteti në vend që të shihet si ‘kult negativ’, në të vërtetë e vendos njeriun në një dimension të ri lirie. Sëbashku me një rithemelim të njeriut, kërkohet prania dhe modeli i etërve.

Ndaj, propozimi im është nisja e një udhëtimi shpirtëror, për të rithemeluar dhe ndërtuar njeriun që është në ju. Koha është tani!

“Por kujto Krijuesin tënd në ditët e rinisë sate, para se të vijnë ditët e këqija dhe të arrijnë vitet për të cilat ke për të thënë: “Nuk gjej asnjë kënaqësi në to”, Predikuesi 12:1


Akil Pano

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: