Po Zoofilët?
Nuk e njoh gruan në foto. Por lajmi që u publikua në media për të, me nxiti të mendoj mbi pyetjen:
A kanë të drejtë Zoofilët të kërkojnë ndryshime ligjore mbi martesën, adoptimin, strehimin etj?
Për ju që nuk e njihni termin Zoofil? Është një Parafili e cila përkufizohet si tërheqja seksuale e njeriut ndaj kafshëve ose objekteve atipike. Zevendësohet nga fjala Bestiality, kur kjo tërheqje konkretizohet përmes aktit seksual të njeriut me një kafshë.
Në kulturën neo-liberale të ndryshimeve ligjore që furnizohen prej ideologjisë anti-Zot, anti-traditë dhe anti-konservatorizëm, nuk do të jetë aspak çudi që një ditë, të ndodhemi përpara kërkesës se Zoofilëve për:
Martesën e njeriut me një kafshë, e mbase dhe kërkesën për adoptimin e fëmijëve nga këto çifte.
Dikush tani që lexon, me shumë mundësi po mendon: “Kjo s’mund të ndodhë pastor…mos u bëj qesharak!”
Unë ju pyes, pse jo? Zoofilët kanë nevoja për të pëmbushur! Dhe ata janë njerëz dhe ata kanë të drejtat e tyre!?
Dikush tjetër, tani që lexon mbase mendon: “ Por… prit, kjo s’është aspak e logjikshme dhe është kundër natyrës!”
Në këtë rast, më lejoni t’ju pyes: për çfarë natyre e keni fjalën!?
Me kërkesat e tij egoiste njeriu e ka sfiduar natyrën dhe ka pezulluar zërin e arsyes.
Kush do të pengojë Zoofilët të martohen me kafshën e tyre të përzgjedhur? Kush do të pengojë një burrë të ligjërojë martesën e tij me disa gra, apo një grua me disa burra, apo disa burra dhe disa gra të cilët mund të aspirojnë martesën në formën e një bashkësie mes tyre?
Po në rastin kur njëri prej partnereve të ciftit Zoofil (njeriu) do të nderronte jetë, si do të zgjidhej dilema e kujdesit të fëmijëve të adoptuar prej tyre?
Nëse do të ndryshojmë përkufizimin e martesës, nga ‘bashkimi civil mes një burri dhe një gruaje’ në ‘bashkimi civil mes dy personave’ heqim kufirin moral që deri tani ka ruajtur të paprekur esencën e institucionit të martesës. Kështu kemi lëvizur gurin e parë ‘domino’ në rradhën e gjatë të gurëve të tjerë. Me ndryshimin e kodit të martesës, kemi krijuar premisën morale që çdo kërkesë tjetër të legjitimohet vetëm mbi të ashtuquajturit ‘kritere lirie’ dhe ‘nevoja që duhet të plotësohen’.
Nëse, fuqinë e ligjit e trajtojmë të shkëputur nga forca e moralit, atëherë kur arsyeja bëhet e paarsyeshme, nuk ekziston asgjë që ta pengojë fuqinë e instiktit dhe banalitetin e vesit të gërryejë si një gangrenë vdekjeprurëse shoqërinë.
Kur lirinë e perceptojmë si një horizont të pakufizuar dëshirash që kërkojnë përmbushje, atëherë liria është një mashtrim i madh e s’është asgjë, veçse nje model i ri skllavërie.
Leave a Reply