Vetëm njerëzit e përkushtuar dhe besnik ndaj thirrjes së tyre, do të jenë në gjendje të sjellin ndryshimin e nevojshëm në shoqerinë ku ata jetojnë. Zoti mund të bëjë gjëra të jashtëzakonshme me një person, nëse përkushtimi dhe besnikeria karakterizojnë jetën e tij.
Po lexoja nga jeta e John Wesley 1703 – 1791 cili jetoi në Mbreterinë e Bashkuar. Sëbashku me vellain e tij Charles dhe predikuesin George Whitefield, njihen si themeluesit e kishës Metodiste në Angli. Përkushtimi dhe besnikëria e këtij njeriu më kanë lënë pa fjalë. Besoj që do të jetë inkurajim për të gjithë ju, të lexoni më poshtë disa prej arritjeve të këtij njeriu.
John Wesley predikoi tre sherbesa ne dite per 54 vjet rresht, keshtu ai predikoi me shume se 44.000 sherbesa te ndryshme. Ai udhetonte mbi kale dhe llogaritet qe te kete pershkruar mbi 320 000 km rruge gjate jetes se tij, zoteronte 10 gjuhe, publikoi komentarin me kater volume te Bibles, botoi nje fjalor Anglisht, shkroi 5 volume te Filozofise natyrore, 4 volume mbi Historine e Kishes, shkroi historine e Anglise dhe te Romes, botoi libra mbi Gramatiken ne Hebraisht, Latinisht, Greqisht, Frengjisht dhe Anglisht, tre vepra mbi Mjekesine, gjashte Volume mbi muziken Kishtare, 7 Volume me predikime dhe artikuj te ndryshem, ngrihej cdo mengjes ne oren 4am dhe punonte deri ne oren 10pm. Ne moshen 83 vjecare ishte I irrituar sepse nuk mund te shkruante dot me shume se 15 ore ne dite se I lodheshin shume syte. Ne ditelindjen e 85 ai shkroi se nuk ndjente lodhje kur udhetonte per te predikuar. Kur mbushi 86 vjec I vinte turp sepse nuk mund te predikonte me dy here ne dite dhe shkroi ne ditarin e tij se kishte nje tendence per te rritur kohen e gjumit deri ne oren 5;30 te mengjesit.
Tre thënie nga John Welsey
“Tregoni kujdes mos përpiheni prej librave! Një gram dashuri, vlen më shumë se një kilogram dije.”
“E shoh te gjithë botën si kishën time.”
“I kam vënë zjarrin vetes dhe njerëzit te vijnë e shohin ndërsa digjem.”
Leave a Reply