Eklips Hënor, apo shenjë e përmbushjes së profecive?

Sa i rëndësishëm është ky fenomen në grupin e profecive Biblike mbi fundin e botës?

Hëna e përgjakur vjen me eklipsin më të gjatë të shekullit 21. Eklipsi më i gjatë hënor do të ndodhë natën e së premtes, më 27 korrik dhe do të shndërrojë hënën në ngjyrë të kuqe.

Për 4 orë, Hëna do të jetë nën hijen e planetit Tokë. I gjithë eklipsi, kur Toka mbulohet nga reflektimi i kuqërremtë, do të zgjasë 1 orë e 43 minuta, kohëzgjatje rekord.

Arsyeja që e dallon prej eklipseve tjera është që hëna do të ketë pozitën më të largët të orbitës nga Toka. Kjo do të thotë se do të kalojë nëpër hapësirë në një pikë ku hija e Tokës është më e gjerë. Ky fenomen do të duket në pjesën më të madhe të botës por sidomos në Afrikën Lindore, Lindjen e Mesme dhe disa pjesë të Evropës, Azisë dhe Australisë

Por sa i rëndësishëm është ky fenomen në grupin e profecive Biblike mbi fundin e botës? Profecitë e Biblës e projektojnë këtë ditë si ditën e madhe të zemërimit të Zotit përpara së cilës askush nuk mund të rezistojë. (Lexo më shumë për gjendjen njerëzore gjatë kësaj dite tek libri i Zbulesës kapitulli 6)

“Dhe mbretërit e dheut, dhe të mëdhenjtë, dhe të pasurit, dhe komandantët, dhe të fuqishmit, dhe çdo skllav e çdo i lirë, u fshehën nëpër shpella dhe nëpër krepat e maleve, dhe u thoshnin maleve dhe shkëmbinjve: “Bini mbi ne dhe na fshihni nga fytyra e atij që rri mbi fron dhe nga zemërimi i Qengjit, sepse erdhi dita e madhe e zemërimit së tij; dhe kush mund të qëndrojë?” Zbulesa 6:15-17.)

Ja çfarë shkruhet në Bibël:

“Dielli do të shndërrohet në terr dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit.”

Joeli 2:31

“Por në ato ditë, pas atij mundimi, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë shkëlqimin e vet.”

Ungjilli sipas Markut 13:24

Dielli do të kthehet në errësirë dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e lavdishme e Zotit.

Veprat 2:10

“Dhe pashë, kur ai hapi vulën e gjashtë; dhe ja, u bë një tërmet i madh, dhe dielli u bë i zi si një thes prej leshi, dhe hëna u bë si gjak.”

Zbulesa 6:12

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: