Lutja, e drejtuar nga ‘toka’, apo ‘qielli?

Lutja, e drejtuar nga ‘toka’, apo ‘qielli? Peticion, apo marrëdhënie?

Sipas vëzhgimit tim (jo të sipërfaqshëm) kam zbuluar që një pjesë të madhe të kohës tonë në lutje, e shpenzojmë me kërkesa që lidhen me nevoja personale dhe familjare. Gjithashtu kam vënë re, që lista e lutjes është e mbushur me nevoja fizike, emocionale dhe materiale. Një listë e gjatë dhe pothuaj e pafund e cila është treguesi më i mirë për kënvështrimin tonë për lutjen, të cilën kryesisht s’e shohim si një marrëdhënie më Zotin (e shoh të rëndësishme të shkruaj gjatë për këtë çështje në një prej postimeve të rradhës) por si një peticion kërkesash që nxiten prej nevojave që nuk shterrin kurrë. Po ndaj me ju, një lutje (model) e cila më ka nxitur të mendoj gjatë dhe të shoh më thellë mbi çështjen për të cilën po shkruaj. Lutja si peticion kerkesash, apo marrëdhënie me një Zot të gjallë? Lutja e udhëhequr prej frikërave dhe shqetësimit, apo e drejtuar nga Fryma e Zotit dhe dashuria e përsosur?

Ja lutja që më ka nxitur të shkruaj:

“Zoti im, i Ëmbli përtej fjalëve, bëje të hidhur të gjithë rehatinë mishore e cila më tërheq larg dashurisë për të përjetëshmen dhe më josh tek e keqja që mbart vetja përmes pamjes së disa të mirave tërheqëse të momentit. Mos lejo që të më mundin, o Zot. Mos lejo që mishi dhe gjaku të më mundin. Mos lejo që bota dhe lavdia e saj e shkurtër të më mashtrojnë e as djalli të më mbërthejë me dinakërinë e tij.

Më jep kurajo të rezistoj, durim të bëj ballë dhe këmbengulje të ngadhënjej. Më jep vajin lehtësues të Frymës tënde në vend të çdo ngushëllimi të kësaj bote dhe në vend të dashurisë mishore, ringjall tek unë dashurinë për emrin tënd.” Thomas à Kempis

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: