Disa herë, Zoti përdor rrethana të çuditshme të takohet me ju. Shpesh, Ai përdor valët e vështirësive të jetës si foltoren e Tij më të mirë. Jo përshkak se Ai e gjen të veshtirë të flasë në kohë bekimesh dhe paqe!
Por, në kohë vështirësish, ne mbajmë veshë të hapur, dhe një zemër që pranon udhëheqjen e Tij.
Nëse sot ndodheni mes valëve të larta të jetës, mos u dekurajoni… pasi sot mund të jetë dita që Zoti ka pregatitur të takohet me ju. Kur Ai vjen;
Stuhia pushon dhe çdo portë e mbyllur hapet. Sëmundja largohet dhe shqetësimi i lë vendin paqes së Tij. Marrëdhëniet e thyera rimëkëmben dhe drita i zë vendin errësirës. Merrni zemër miqtë e mi, pasi sot mund të jetë dita juaj e mrekullisë.
Ju bekoj nga zemra miq!
Leave a Reply