Ftoni pranine e Zotit ne jeten tuaj.

Shqetësimi për të nesërmen, herët a vonë, ju ngarkon me një barrë që s’mund ta mbani gjatë. Në kohën tonë stresi vret më shumë njerëz se kanceri, sida, diabeti, sëmundjet e zemrës, apo aksidentet në rrugë. Pergjatë viteve të fundit kam takuar më shumë njerëz të stresuar, në depreson dhe ankth, se njerëz me nevoja të tjera fizike. Shqetësimi është si acidi, i cili gërryen enën e vet. Mbani mend miq; enët tona prej balte, janë krijuar të mbajnë një ‘lëndë’ tjetër. Praninë e Zotit. Ndaj në mes të ngarkesave të ditës, refuzoni të mbushni enën tuaj me shqetësimin, por ftoni praninë e Zotit dhe paqja e Tij do të derdhet në ju.
Ky është mësimi i thjeshtë i Ungjillit për mirëqënien tuaj. Në momentet e vështira të jetës time, ka qenë inkurajim i vërtetë dhe një rreze drite në tunelin e errët.
Zoti ju bekoftë me çdo të mirë dhe paqe, miq!

Bibla (Mateu 6:26-34)
“Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se sa ata? Dhe cili nga ju, me gjithë kujdesin e tij, mund t’i shtojë shtatit të tij qoftë edhe një kubit të vetëm? Pse shqetësoheni për veshjen tuaj? Vini re si rriten zambakët e fushës: ata nuk lodhen dhe nuk tjerrin; dhe unë, pra, po ju them se Salomoni vetë, me gjithë lavdinë e tij, nuk ishte veshur si ndonjë nga ata. Tani nëse Perëndia e vesh kështu barin e fushës, që sot është dhe nesër hidhet në furrë, vallë nuk do t’ju veshë shumë më tepër ju, njerëz besimpakë? Mos u shqetësoni, pra duke thënë: “Çfarë do të hamë ose çfarë do të pimë, ose me çfarë do të vishemi?”. Sepse janë paganët ata që kërkojnë të gjitha këto gjëra; Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra. Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen. Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: