Pranoni dhuratat nga Perendia!

Një ditë, një djalë i vogël po luante me një vazo të shtrenjtë që i përkiste ornamenteve të shtëpisë, mirëpo aty, brenda vazos i kishte ngecur dora. Përpara se të thyenin vazon, babai i thotë djalit: Bir, qetësohu, hape dorën perpara se ta tërheqësh jashtë vazos.” Për çudinë e tyre, djali i vogël tha: “Nuk e bëj dot, se po e hapa dorën , do të më bie monedha…”
Hera herës, fatkeqësisht, ky është realiteti ynë. Një realitet i cili na distancon nga bekimet e mëdha që Zoti ka për jeten tone. Njelloj si femija I vogel, ne i mbajme duart te zena me shume gjera qe s’jemi gati ti japim, ti lemë, ose braktisim; ne menyre qe te jemi gati të nisim një udhetim të ri me Zotin.
St. Agustini tha:
“Zoti gjithmonë përpiqet të na dhurojë gjëra të mira, por duart tona janë të zëna për t’i pranuar.”
Një këshillë nga unë miq;
Nëse vërtetë dëshironi të merrni nga Zoti bekimet e pamasa që Ai ka për ju; sigurohuni që të mos vini tek Ai, duke u mbështetur në vetëmjaftueshmërinë tuaj. Ejani krahë hapur dhe me duar të drejtuara për nga mirësia e Zotit që ju do.
Ju bekoj nga zemra!

Leave a comment

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑