A është refuzimi i ‘prindit 1 dhe 2’ diskriminues ndaj homoseksualëve? Gjyqtari shqiptar duhet të vendosë

Artikull nga Evert van Vlastuin, CNE.news

Pastori shqiptar Akil Pano do të dalë sërish para gjykatësit në fund të kësaj jave. Ai e njeh mjaft mirë gjykatën që nga dalja e tij televizive vitin e kaluar. Ai tha se të folurit për “prindin 1” dhe “prindin 2” në vend të babait dhe nënës ishte “dehumanizuese”. Kjo është konsideruar si gjuhë urrejtjeje ndaj homoseksualëve.

Është një ide që u shfaq në disa vende. Për ta bërë familjen më neutrale ndaj gjinisë, do të ishte më mirë nëse dokumentet zyrtare do të flisnin për “prindin 1 dhe 2”.Akil Pano është një personazh i njohur në mediat në Shqipëri.

Është mësues i filozofisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Ai është pastor në Kishën Ungjilli i Krishtit. Pastori merr pjesë në panele diskutimi dhe komenton për çështjet aktuale.

Çfarë do të mendonte për “prindin 1 dhe 2” në vend të babait dhe nënës, ai u pyet në verën e vitit 2021. Kjo do t’i klasifikonte njerëzit –me vullnet dhe shpirt– në një numër. “Një egoizëm etik i paprecedentë”, tha ai në një debat televiziv. Sipas Panos, një propozim i tillë është fryt i një “shoqërie të sëmurë”, shpjegoi ai. “Ata janë aq egoistë saduan t’i privojnë fëmijët e brezit të ardhshëm nga e drejta e tyre për nënë dhe baba.”

Kafshët
Fakti që ai përdori fjalën “i sëmurë” u mor si një fyerje nga organizata e të drejtave të homoseksualëve Aleanca Lgbt, e cila shkoi te komisioneri kundër diskriminimit. Organimbikëqyrës i qeverisë fillimisht e hodhi poshtë ankesën dhe deklaroi se Pano kishte të drejtë të dilte për të kuptuar të vërtetën biblike dhe se ai nuk kishte diskriminuarkomunitetin LGBT.  Pastori mori gjithashtu mbështetje nga organizata evropiane Pentekostale PEF,  Pelle Hörnmark. 

Por më vonë, komisioneri ndryshoi mendje brenda së njëjtës javë.  Ndoshta, fjala “i sëmurë” ishte vetëm një mendim. Por pastori kishte thënë gjithashtu se një ndryshim në ligjin e familjes do të çonte në një situatë në të cilën “çdokush mund të kërkojë të drejtën e tij për t’u martuar me kafshën e tij të dashur, si qenin apo macen, ose tre ose katër persona”. 

Sipas komisionerit, kjo nënkupton që zoti Pano i barazon homoseksualët me kafshët, gjë që është fyese.
Ai arriti në përfundimin se fjalët e Panos “kalojnë përtej lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të shprehur fenë dhe pikëpamjen për jetën” dhe nuk mbroheshin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shkroi komisioneri në Nëntor 2021.

Z. Pano iu kërkua të bënte një deklaratë publike në të cilën ai distancohej nga “retorika e urrejtjes kundër njerëzve LGBTQ” dhe te premtonte  se nuk do t’i përsëriste këto në të ardhmen. Përndryshe, pasojat do të ishin të rënda. 

Pastori mohoi përhapjen e gjuhës së urrejtjes. “Nëse ndryshojmë ligjin e familjes”, tha ai, “nuk ka kufi. Ku do të përfundojë dhe kush mund të thotë se çfarë është e drejtë apo e gabuar?”

Jo i kujdesshëm
Pano ka vendosur të kundërshtojë vendimin e komisionerit para gjykatës, pasi sipas tij kërkesa kufizon lirinë e besimit, fjalës dhe ndërgjegjes.  Në një nga seancat, përfaqësuesi i komisionerit tha: “Pastor Akil është i dashur dhe i respektuar nga populli i Shqipërisë dhe për këtë arsye ai ka një audiencë të madhe. Është i dashur dhe i durueshëm. Ai ka bërë gjithmonë një punë të mirë në 14 vitet e tij në diskutimet publike, por ndoshta këtë herë, nuk ishte shumë i kujdesshëm me deklaratat e tij për prindin 1 dhe prindin 2 dhe martesat e homoseksualëve. Kjo është arsyeja pse zyra jonë duhej të sigurohej që ta korrigjonte këtë, pasi fjalët e tij ndikojnë në audiencën e tij.”

Ka pasur disa seanca dëgjimore dhe të premten e ardhshme do të ketë seancën e radhës.

Sipas bashkëshortes së Panos, Lindës, komisioneri ka bërë shumë gabime dhe ka cituar gjëra jashtë kontekstit. Ndërkohë, gjyqtari i parë që trajtonte çështjen ndryshoi detyrë dhe gjyqtari i radhës vendosi ta rifillojë çështjen nga fillimi. Gjatë të gjitha seancave gjyqësore, të krishterët luteshin jashtë për çiftin Pano, madje edhe për disa orë.

Pastori dhe filozofi merr mbështetje gjyqësore nga ADF International.

Teksa çështja gjyqësore vazhdon, Pano punoi më tej për të ndërtuar Koalicionin Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, i cili pati Konventën e parë zyrtare në Shkurt të vitit 2022. Edhe Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, ishte mes folësve. Disa muaj më vonë, i njëjti president dekoroi pastorin për punën e tij për familjen dhe kontributin e tij 30 vjeçar në vlerat e shoqërisë. 

Nga hulumtimi i opinioneve, dihet se popullata shqiptare është mjaft konservatore në pikëpamjen e saj për familjen dhe marrëdhëniet. Kjo nuk ka të bëjë me fenë sepse vendi nuk është shumë besimtar. Dihet se njerëzit në Ballkanin jugperëndimor e shohin homoseksualitetin si një ide sociale perëndimore që nuk duhet të importohet atje. Vendi nuk njeh martesa të të njëjtit seks, as partneritet civil për homoseksualët apo birësim fëmijësh për çifte homoseksuale.

Terapia
Çështja gjyqësore çoi në një debat të gjallë në shoqërinë shqiptare. Një herë në takimin e së dielës, në kishën “Ungjilli i Krishtit” në Tiranë morën pjesë një grup homoseksualësh, të dallueshëm nga pankartat e tyre me ylber.  Në të njëjtën ditë, kishën e vizitoi një figurë e njohur televizive nga Italia, Nausica Della Valle, e cila është një ish-lesbike. Ajo dëshmoi se të jetuarit me Jezusin e kishte nxitur të ndryshonte stilin e jetës së saj. 

 Një nga aktivistet e të drejtave të homoseksualëve në vend, Xheni Karaj, tha në rrjetet sociale se kishte shkuar në shërbesën e kishës së Pastor Akil Panos me partneren e saj, “e hapur për ndryshim”, por nuk kishte ndodhur. 

Megjithatë, fotot në rrjetet sociale tregojnë se njerëzit e kishës i pritën pa refuzuar.

Në seancën gjyqësore në Prill, zoti Pano tha: “Ne i duam homoseksualët dhe gjithmonë e kemi treguar dashurinë ndaj tyre, jo vetëm me fjalë në programe të ndryshme televizive, por edhe duke i mirëpritur në kishën tonë”. 

Portali suedez i lajmeve të krishtera Världen Idag raportoi se si ambasada suedeze dhe holandeze mbështetën lëvizjen e homoseksualëve në debatet rreth këtij rasti. Ambasadorja suedeze në Shqipëri, Elsa Håstad, tha se kjo mbështetje nuk duhet parë si “imperializëm kulturor”.  “Ka të bëjë me mbështetjen ndaj forcave demokratike”, tha ajo për Världen Idag.

Ateist
Akil Pano dhe gruaja e tij Linda thonë se kanë frikë se Shqipëria kthehet në kohën e komunizmit, në të cilën vendi i tyre ishte i vetmi komb zyrtar ateist. “Gjatë epokës komuniste nuk mund të shpreheshe hapur”, thotë Linda. “Duket se ne po kthehemi në atë drejtim. Por si të krishterë, ne nuk mund të përkulemi para shtypjes së opinioneve, por duhet të bëjmë vullnetin e Zotit.”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: