“Së shpejti do të jemi në një botë në të cilën një njeriu do t’i duhet të ulërijë për të thënë se dy dhe dy bëjnë katër. Një botë në të cilën njerëzit do të quajnë herezi deklaratën e dikujt që një trekëndësh është një figurë me tre kënde dhe do të varin një burrë në litar sepse ka zemëruar turmën duke dhënë lajmin se bari është i gjelbër.”
Britaniku G.K. Chesterton (1874-1936) filozof dhe kritik arti, i njohur si ‘Princi i Paradoksit’ e përfytyroi kështu botën që do të vinte pas tij. Nuk zgjati shumë, më pak se 100 vjet dhe sot këto fjalë kanë më shumë kuptim se kurrë.
Mos harroni, jetojmë në kohën kur shpallja e së vërtetës është e ngjashme me një akt heroik.
Akil Pano
Leave a Reply