Në mjedisin e mbingarkuar shoqëror, prej politikave të mbrapshta të marrjes së votës, duke përdorur premtime të parealizueshme, akuza, linçime, deri në dhunë fizike, shohim të shpërfaqet si mjet i alternuar aty këtu dhe ajo çka jemi mësuar të shohim si bamirësi.
Përdorimi i Fjalës Bamirësi për fushatë elektorale, është një shtrembërim i madh që i bëhet vetë fjalës. bamirësi.
Me ba-mirë në këmbim të asgjëje mbrapsht, të asnjë shpërblimi, mbetje borxh apo detyrimi që duhet shlyhet një ditë; kjo është bamirësia.
Një dhuratë e cila nuk krijon varësi detyrimi, por të vjen në ndihmë si një bekim nga dora e padukshme e Dhuruesit të Madh, përmes një instrumenti tokësor, e që lidhet me universin shpirtëror që na mbështjell.
Sërish, Shqipja jonë e pasur na vjen në ndihmë;
Dhuratë, dha-uratë, me dhënë lutje dhe bekime, duke e parë bujarinë si një aktivitet shpirtëror burimi i së cilës është vetë Krijuesi.
Duke e njohur mjaft mirë natyrën njerëzore dhe elementin korruptiv që lidhet me dhuratat mes njerëzve, pushtetin që dhurata ka të krijojë një rregjim varësie nga marrësi tek dhënësi,
Jezusi i Nazaretit ofron këtë mësim të madh mbi çështjen që po shqyrtojmë:
“Mos e jepni lëmoshën tuaj para njerëzve, me qëllim që ata t’ju admirojnë; përndryshe nuk do të shpërbleheni te Ati juaj, që është në qiej. Kur do të japësh lëmoshë, pra, mos i bjer borisë para teje, ashtu siç bëjnë hipokritët në sinagoga dhe në rrugët, për të qenë të nderuar nga njerëzit; në të vërtetë ju them, se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre. Madje kur jep lëmoshë, e majta jote të mos dijë ç’bën e djathta, që lëmosha jote të jepet fshehurazi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas.”
Ungjilli i Mateut 6:1-4
Kujdes miq! Mos ngatërroni çka është e pastër në esencë, motiv dhe qëllime, me atë çka është ‘tjetëri’ një lloj tjetër në thelb. Bamirësia që ndahet në formën e ndihmës nga subjekte politike gjatë fushatës elektorale, NUK ËSHTË Bamirësi, por klering.
Leave a Reply