Çështja që shtrohet në rastet e paraqitura nga debatuesit në emisionin Opinion mbi seksin, është; Çfarë e dallon njeriun nga kafsha, në rastet kur seksi shihet vetëm si një aspekt i jetës së instikteve kafshërore tek njeriu?
Një prej problemeve të shoqërisë tonë nuk është mbivlerësimi i seksit, por fakti që nuk e vlerësojmë seksin aq sa duhet…
Seksi është një komponent shumë i rëndësishëm në jetën e njeriut, por nuk është tërësia e tij, ndaj nuk duhet parë i shkëputur prej seksualitetit, dashurisë, përkushtimit, personalitetit dhe përgjegjësisë në raportet njerëzore.
S’duhet parë si mjet këmbimi i cili sjell përfitime të momentit, por si një zotërim i çmuar që duhet të funksionojë brenda projeksionit hyjnor, e që sjell sëbashku një burrë dhe një grua në një mënyrë krejt të veçantë duke i bërë ata një trup të vetëm, për ndërtimin e familjes dhe prokrijimin.
Seksi mbart forcën e krijimit të jetës. Nuk është fjala vetëm për bashkimin e dy trupave, por do të thotë të japësh veten, të përkushtohesh dhe të duash në mënyrë sakrifikuese.