Paqja e Ringjalljes

Nisa të mendoj që herët në mëngjesin e kësaj Pashke e cila na gjen brenda kufijve të pandemisë. Është hera e dytë në kufirin e dy viteve të fundit që esenca e ngjarjes së Pashkës; ‘Kalimi matanë’ është sinteza e ëndrrës së teistit dhe ateistit. Çdokush në këtë kohë pandemie mbetet kërkues i dritës në fund të tunelit dhe ëndërrimtar i kapërcimit të këtij honi të madh pafuqie njerëzore. Dhe sa kohë do të vijojmë kështu? Impakti i kufijve që na rrethojnë ka prekur jo vetëm jashtësinë tonë, por dhe botën e shpirtit, ëndrrën.

Mendoj që kështu do të këtë qenë për ndjekësit e Jezusit, pas kryqëzimit.

Të Dielën e Ringjlalljes dishepujt qëndronin mbyllur brenda ‘shtëpisë së frikërave të tyre.’ Lajmim se Jezusi ishte ringjallur, e morën herët në mëngjes nga gratë që kishin shkuar tek varri. Disa prej tyre menjëherë vrapuan drejt varrit bosh, por më pas u kthyen brenda në të njëjtën shtëpi, pasi u siguruan të mbyllnin plotësisht dyert dhe dritaret. Kështu kaluan disa orë brenda, në errësirë, derisa në mbrëmje, Krishti i ringjallur vjen t’i takojë.

Në ndryshim nga dishepujt, disa prej nesh i përjetojmë më të gjata orët e agonise, në luginën ku stuhia zhvillohet. Orët e zhgënjimit, ankthit dhe depresionit, duket sikur nuk kanë fund. Këto janë orët ku njëlloj me dishepujt e frikesuar, ti je gjendur pa zgjidhje mes ngrehinës së dilemave, përballë çështjeve që të kanë munduar për një kohë të gjatë.

Por, e Diela e Ringjalljes kushtron lajmin më të mirë në botë.

Dashuria e mundi vdekjen dhe vjen të të takojë.

Krishti vjen! Asgjë nuk mund te pengoje nje Zot Sovran dhe te Gjithëpushtetshëm të vijë e takojë dishepujt e mpakur të Dielën e Ringjalljes.

As dyert e mbyllura! As frika! As dyshimi! As zhgënjimi! As dorëheqja nga ëndrrat! As vetëzolimi si rrjedhojë e ankthit paralizues!

Krishti vjen!

Mbase dikush sot, ndodhet në vetmi brenda mureve të fortifikuara të frikërave të tij; mbase dikush sot mes nesh ndodhet i rrëzuar nga mëkati, me një zemër të ftohur dhe besim jo aktiv; mbase dikush mes nesh ndodhet i rrethuar nga stuhitë e jetës, pafuqi, boshatisje, mungesë shprese, a duke përjetuar ankthin paralizues…

E Diela e Ringjalljes risjell sot të vërtetën e madhe të Ungjillit te Zotit tonë;

Krishti Vjen!

Nuk ka rëndësi sa të larta janë muret e zhgënjimit, sa të fuqishme portat e frikës, sa të ngatërruara rrënjët e mëkatit, sa të larta janë gjuhët e zjarrit në furrën ku ndodhesh, Krishti vjen!

Prania e Tij depërton muret e zhgënjimit të zemrës, Ai kalon përmes protave të fuqishme të frikës, Gjaku i Tij e fshin mëkatin sado kopleks qoftë , Ai hyn brenda në furrën prej zjarri dhe na mbështjell me mbrojtjen e tij!

Krishti vjen sot! “Ai është i njëjti, dje, sot dhe përjetë.”

Ai vjen, dhe mesazhi i parë që dëgjojmë sëbashku me dishepujt, është:

“Paqja me ju!”

“Paqen time e le me ju!” Dhe ndërsa u tregon duart dhe plaget e TIj dishepujve, u thotë:

“Une bëra çdo gjë që iu kisha treguar më parë se do të bëja dhe tani po ju le paqen.”

‘Paqja me Ju’ është mesazhi i parë i Pashkës.

Pasi Krishti ofroi veten mbi kryq, vdiq dhe u ringjall, i dhuron njeriut paqen me Perëndinë.

Së pari, llojin e paqes të panjohur më parë, që pas rënies në Eden. Pajtimim e njeriut mëkatar me një Zot të Shenjtë. Krishti po u shpall dishepujve se dekreti i madh i faljes së fajeve, tashmë është nënshkruar me gjakun e tij.

Me urimin e paqes, Krishti po u zbulon dishepujve se Ai ka shpallur fillimin e vitit jubilar të faljes së borxheve, pikënisjen e një stine të re të hirit të Zotit, ku të gjithë ftohen të marrim dekretin e faljes duke besuar në veprën dhe personin e tij.

Urimi i Paqes, na kujton që Krishti na jep paqen në mes të kësaj bote të trazuar. Paqen që s’mund t’u a rrëmbejnë njerëzit, shqetësimi e as dallgët e vështirësive të jetës. Krishti dhuron paqen që nuk zgjat për një kohë, por përjetë.

Paqja që Jezusi jep, është e vetmja paqe që zgjat. Kjo është paqja e Mbretërisë që nuk ka të sosur. Kjo është paqja e cila vjen si dhuratë me shpëtimin e shpirtit dhe faljen e mëkatit, kjo është paqja e cila duhet të karakterizojë jetën dhe familjen e besimtarit.

Më vonë Shën Pali, cilëson paqen si një prej tre shtyllave të Mbretërisë së Zotit, kur thotë:

“Mbretëria e Perëndisë është, gëzim, paqe dhe drejtësi në Frymën e Shenjtë.”

Jezusi na le në administrim atë që e kjo botë nuk e ka. Në mes të rrëmujës, luftës, pasigurisë dhe frikës që çdokush ka në këtë botë, besimtari ka paqe.

Kjo paqe vjen si rezultat i sigurisë së shpëtimit, e cila qëndron mbi faktet e pa kundërshtieshme të ringjalljes së Jezusit. Me këtë siguri shpëtimi e cila është një ruajtëse e paqes, Zoti na dërgon në këtë botë të jemi Ambasadorët e Tij!!!

Çdo vajzë është një princeshë dhe çdo do djalë, një burrë fisnik.

Ne pjesen e pare te ketij shenimi te gjate mbi Per-puthen, kam ndare me ju qellimin thelbesor te pranise time ne emisionin e shume perfolur. Disa njerez kane komentuar se une me pranine time ne program, kam legjitimuar standartet morale te personazheve dhe sipas tyre modelin denigrues te ketij programi ne shoqeri.

Te dashur miq! Prania ime ne Per-puthen nuk legjitimon e as de-legjitimon programin. Nese dikush mendon se prania ime e ka legjitimuar programin, eshte njelloj sikur te themi se njerezit qe perdorin autobusin e linjes, me pranine e tyre ne autobus legjitimojne problemet qe ka mjeti dhe kompania e transportit. Autobusi dhe kompania qe ofron sherbimin e transportit, mund te kene nje mije e nje probleme me sherbimin, ne raport me udhetaret. Megjithekete, udhetari nuk mendon gjate nese prania e tij legjitimon problemet e sherbimit, per aq kohe sa e perdor kete mjet.

Ne rastin tim, une kam perdorur ‘mjetin’ i cili ka jo pak probleme, qe te percjell nje mesazh per te rinjte dhe te rejat e vendit tim. 

Mesazhi eshte nje dhe i pandryshueshem; Zoti eshte Dashuri dhe Ai i do te rinjte dhe te rejat e ketij brezi. “Shko e i thuaj se I dua,” ishin fjalet qe me kumbonin ne mendje e zemer.

Nuk kam shkuar ne program te gjykoj standartet morale te askujt e as te ndez zjarrin e gjykimit te ferrit, mbi kerkend. Kam shkuar i bindur se mesazhi qe do tepercjell, eshte nje mesazh dashurie. Nje dashuri e pacenueshme ne permbajtje dhe forme. Dashuri qe e ka burimin tek Zoti. Kjo eshte kerkesa e lashte Biblike:

“Shumë të dashur, le ta duam njeri tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia dhe kushdo që do, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë. Ai që nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri.” 1Gjoni 4:7-8

Me lejoni t’ju falenderoj miq, per te gjitha komentet tuaja pozitive e miredashese, inkurajuese dhe vleresuese mbi pranine time ne Per-puthen. Ju jam mirenjohes! Me vjen vertete keq, qe prania ime ne Per-puthen ka zhgenjyer disa njerez, te cilet kryesisht mendojne se me pranine time ne kete program i kam dhene legjitimitet programit, e nje pjese mendon qe nuk kam percjelle mesazhin e duhur. Problemi eshte se do t’ju zhgenjej serish, pasi parimet dhe qendrimet e mia mund te jene ndryshe nga tuajat. Keshtu qe ju mbeten dy rruge qe mund te ndiqni. E para eshte, te mos me ndiqni me ne rrjetet sociale e ne media, mbase keshtu do te ruani veten tuaj nga zhgenjimi. E dyta eshte, te luteni per mua, e sebashku te vijojme rrugetimin tone per te ndertuar njeriun. Ju premtoj qe pavaresisht rruges qe do te ndiqni, une do t’ju dua njelloj.

Tani, te flasim pak per mesazhin. Ky eshte mesazhi I pare qe ndava me vajzat dhe djemte e ketij brezi ne Per-puthen.- Cdo vajze eshte nje princeshe dhe cdo djale, nje burre fisnik.

Jo shume vajza dhe djem ne kulturen tone kane pasur fatin te rriten ne nje familje ku prinderit jane siguruar te ndertojne ne jeten e tyre, qe ne vogeli nje themel te qendrueshem identitar. Kjo nuk ka ndodhur sepse prinderit i kane urryer femijet e tyre, por pershkak tenje shumesie problematikash qe jeta sjell. Jo pak femije jane rritur nga prinder te pavemendshem, prinder te munguar, e mbase prinder abuziv.

Perpara disa vitesh kur vajza ime ishte ende ne gjimnaz i shkruajta nje reflektim timin per marredhenien ate-bije, te cilen me vone kur ndodhi qe te dy ishim te ftuar ne nje program televiziv, e lexova perpara kamerave ne menyre qe te inkurajoja baballaret te ndertonin nje marredhenie te afert e te qendrueshme me bijat e tyre. Reagimi i cili u reflektua ne posten time elektronike ishte i paimagjinueshem. Vajza, dhe gra te moshave te ndryshme shprehnin nevojen e madhe te shkaktuar prej mungeses se marredhenies, vleresimit dhe dashurise nga baballaret e tyre. Disa prej tyre me tregonin qe ndersa shihnin programin, kishin derdhur lot dhe tregonin qe kurre nuk kishin pasur nje marredhenie teafert me babain, e kjo i kishte munduar shume ne jete.

Kur i pashe vajzat tek Per-puthen, kisha para syve vajzen time dhe ndersa kujtoja kete histori, mendova bijat dhe bijte e Shqiperise.

Mbase nje pjese e tyre, nuk kane degjuar babain apo nenen, t’u kene thene ndonjehere:

“Ti je nje princeshe,” e djalit: “Ti do te behesh nje burre fisnik.” Nje pjese e mire e femijeve rriten nen trysnine e teknikave shtrenguese, duke iu mohuar vleresimi i duhur nga prinderit, mesuesit dhe shoqeria ne teresi. Jam i sigurte se nje pjese e femijeve ne shoqerine tone, rriten te padashur, te pambeshtetur dhe te paorientuar ne jete. Ketu nis te kultivohet problemi tek shume vajza dhe djem, qe ne femijerine e tyre te hershme e vijim.

Nese vajzat dhe djemte tane do te rriteshin duke degjuar keto te verteta, atehere ne jeten e tyre do te ekzistonte nje themel identitar mbi te cilin do te ndertohej njeriu emocionalisht i qendrueshem, i cili e vlereson mjaftueshem veten te mos beje ne jete zgjedhje degraduese. Do te ndertohej njeriu i sigurte mjaftueshem ne vete, te trajtoje te tjeret me dashuri dhe dinjitet. 

Te rinjte e brezit te sotem, jane femijet e njezet, apo tridhjete viteve me pare. Keni degjuar t’ju flitet per tranzicionin e veshtire Shqiptareve ne dimensionin social-ekonomik, levizjet e medha emigratore, por nuk ju ka folur kush deri tani per “femijet e tranzicionit.”

Te rinjte e ketij brezi jane femijet e tranzicionit traumatik Shqiptar. Jane vajzat dhe djemte e rritur permes shume perpjekjesh dhe mungesash. “Cdo vajze eshte nje princeshe,” natyrisht qe kjo nuk mjafton. Cdo vajze duhet te mendoje, flase, e sillet sin je princeshe. Si kunder, cdo djale, duhet te ndihmohet e punoje qe neser te jete nje burre fisnik.

Pastori dhe ‘Për-puthen’

“Nuk ma rrok truri në asnjë çast se si mundet një njeri që predikon urtinë e shenjtë, të jetë i pranishëm e diskutojë, në një formë të tillë?!”

Kështu e nis postimin nje vajzë mbi praninë time në emisionin ‘Për-puthen’. I jam vërtetë mirënjohës shkrueses së këtij mesazhi, pasi diskutimi mbi tema të këtij lloji, është një diskutim i munguar në kontekstin tonë kulturor.

E mirëkuptoj, vështirësine për të mos (rrokur) kuptuar, pasi nuk ka ndodhur ndonjëherë në kulturën e debatit publik që zhvillohet në vendin tonë, të shohë a degjojë që një pastor, apo perfaqësues besimi, të marrë pjesë si opinionist ne ‘Për-puthen’ apo në një emision me tematikë të ngjashme. Tani, për arsyen se prania ime në këtë emision duket që ka ngjallur diskutime dhe polemika në debatin publik, nisur nga shkrimi që citoj në hyrje të shënimit tim të sotëm ndjej pergjegjësine morale të komunikoj me ju disa të vërteta të cilat lidhen me praninë time në ‘Për-puthen’ dhe mesazhet që ndava në këtë emision.

I dua shumë vajzat dhe djemtë e “Për-puthen.’ I dua shumë djemtë dhe vajzat e këtij brezi.

Burimi i dashurisë më mëson t’i dua.

Fatkeqësisht dashuria ime nuk është e përsosur, e hera herës e pamjaftueshme.

Ata kanë zgjedhur një rrugë të vështirë. Mbase më të vështirën. Në këmbim të famës, kanë dhuruar lirinë. Tanimë të gjithë i njohim, sepse na kanë dorëzuar zotërimin e tyre më të çmuar. Janë të shikueshëm si përmes një xhami. Kështu është jo vetëm sjellja, por mendimet dhe pasioni i tyre. Na kanë dorëzuar lirinë, pronësine më të çmuar të qenies, në këmbim të mbështetjes që përkthehet në famë. Pronësia personale e një bote idesh dhe ëndërrimesh, tanimë është zotërim publik i masës. Kjo zgjedhje i ka hequr për një kohë vajzave dhe djemve të ‘Për-puthen’ të drejtën të jenë të pacënueshëm. Nuk mendojmë se janë më të mirët e brezit të tyre, e natyrshëm s’janë më të këqinjtë. Ata jane konstantja që na rrethon.

Nisa të dëgjoj për ta nga të rinjtë dhe të rejat që takoj çdo ditë në qytetin tim. Argëtoheshin me këto personazhe të programit. Me takimet e tyre të njohjeve, buzëqeshjet, bisedat, përqafimet, debatet dhe grindjet. Kuptova që të rinjtë dhe të rejat e vendit tim, kishin nisur të jetonin me ta.

Si me një prekje të shkopit magjik i kishin dorëzuar çelësat e portës së ëndrrës në duart e vajzave dhe djemve të ‘Për-puthen.’ Mësova emrat e tyre nga të rinjtë e qytetit që i përmendnin në biseda. Disa prej tyre kishin nisur të flisnin si personazhet e programit, kishin nisur të ëndërronin që një ditë mund të shndërroheshin në personazhe të ekranit dhe të bëheshin të njohur po aq, pa e ditur që në këmbim do të dorëzonin lirinë e tyre. Nuk ishte e vështirë të dalloja ndikimin e vajzave dhe djemve të programit, mes një brezi që ka ndalur të ëndërrojë, e pjesërisht jeton me ëndërr të gjymtuar.

Kështu vajzat dhe djemtë e ‘Për-puthen,’ pa e kuptuar, janë shndërruar në misionarë modelesh, të cilët dyshoj se e njohin rëndësinë e misionit të tyre. Pa e kuptuar, ata janë duke ndikuar bijat dhe bijtë e një brezi, si të mendojnë, ëndërrojnë dhe sillen. Përmasat e shikueshmerisë dhe ndikimi i personazheve të këtij programi, kanë kapërcyer çdo limit duke iu prezantuar pothuaj çdo njeriu dhe familje në shoqerinë Shqiptare.

Dikush duhet t’u flase këtyre të rinjve disa të vërteta të rëndësishme. Dikush duhet t’i tregojë përgjegjësitë që kanë. Po kush dhe si? Dikush që i do dhe që e njeh misionin e tij të ndërtojë njeriun e braktisur në tokën e modernitetit.

Paradoksi i gjykatesit qe ndjek cdo fjalë e veprim nga ekrani është se herë argëtohet e qesh, e herë të tjera gjykon pa mëshirë personazhet që më parë i kanë dhënë kuptim mënyrës si ka kaluar kohën. Ky paradoks kthehet në absurd, kur gjykatesi nga ekrani pasi ka kuptuar pafuqinë e tij të bëjë apo ç’bëjë diçka që lidhet me të rinjtë e brezit të tij, nis të kryqezojë dikë i cili beson se me pranine e tij do të bëjë diçka.

Ka kaq shumë ndëshkim përshkak të padijes dhe mungesës së dashurisë në kulturën tonë. Individë që gjykojnë nga padija fetare sepse nuk besojnë në një Zot i cili e do njeriun, por në një Zot që e urren dhe e ndëshkon njeriun.

Farisenj hipokritë të cilët në fshehtësi argëtohen duke kryer sakrilegj, ndërsa në publik ndëshkojnë pa mëshirë të rinjtë e një brezi pa mësues dhe udheheqës të shpirtit dhe moralit. E kur keta të fundit shfaqen, rrallëherë është mirë, e asnjëherë s’ështe mjaft.

I dua shumë këta të rinj, përfaqësues të një brezi të keqorientuar nga konsumizmi dhe fama, padija dhe qëllimet që jusfifikojnë çdo mjet për të kapur majën. Kjo është arsyeja që shkova të flas me ta dhe të rinjtë e brezit të tyre që i ndjekin.

“Urtia e shenjtë” nuk është urti, nëse nuk prek njeriun dhe refuzon t’i flase thelbit te tij; shpirtit.

Pavarësisht, skenarit dhe qëllimeve për shikueshmëri që produksioni i një programi ka dhe gjithnjë do të ketë, për aq sa ka njerëz të përfshirë, dashuria e Zotit do të zgjatet t’i arrijë zemrat e tyre.

Cilido që ka lexuar një herë të vetme Biblën (dhe kjo nuk e shndërron lexuesin në besimtar) s’e ka të vështirë të kuptojë që Jezusi i Nazaretit, nuk refuzoi asnjë ftesë që erdhi tek Ai për të vizituar shtëpinë e dikujt, pavarësisht statusit, social, moral, apo fetar.

Krejt natyrshëm, kështu do të sillej edhe sot dhe nëse do te ftohej në një shtëpi mediatike. Natyrisht kjo do te ngjallte të njëjtat polemika dhe tension shoqëror që zgjoi në kohën e Tij, kur legalistët dhe farisenjtë e quajten ‘Miku i Mekatareve.’

Une mendoj që Jezusi do të shkonte. Në fakt, besoj që ishte i pranishëm me mua në ‘Për-puthen’. Për të komunikuar me vajzat dhe djemtë aty brenda dhe jashtë programit që çdo jetë është e çmuar dhe Ai i do shumë ata, vajzat dhe djemtë e përpjekur të këtij vendi. Ky është mesazhi më i madh i dashurisë që një qenie njerëzore do të dëgjojë ndonjëherë.

Zoti të do shumë. Kjo dashuri, i jep vlerë çdo jete njerëzore, pavarësisht lenteve dhe objektivit përmes të cilit vendosim ta shohim.

Jam besimplotë që ky mesazh dashurie, tashmë ka shkuar tek të rinjtë, në ‘Për-puthen.

Jam i paduruar ta bëj prapë.

Me kaq për sot.

Ps. Nesër ju shkruaj sërish. Mesazhi i parë në ‘Për-puthen’ “Çdo vajzë është një princeshë; çdo djalë, një burrë fisnik.”

Në vijim do të shkruaj: Mesazhi i dytë: Fama dhe shoqëria e vlerave. Mesazhi i tretë: Kundër dhunës dhe bullizmit. Mesazhi i katërt: Si është fariseu i ditëve moderne.

Zoti me ju miq!

Armiku i Padukshëm

Impakti i traumёs sё dy tёrmeteve tё mёdha, tё cilat goditёn Shqipёrinё nё tremujorin e fundit tё vitit 2019, ende nuk ishte larguar, ndёrsa media botёrore nisi tё shfaqte pamjet e banorёve tё Vuhanit, nё Kinё, tё cilёt rrёzoheshishin nё mёnyrё fatale prej njё virusi tё panjohur, ende nё fillimet e shfaqjes sё tij. Nuk do tё kalonte shumё dhe pёrhapja e shpejtё e Coronavirusit Covid-19 do tё vendoste gjithё botёn nёn alarm. Organizata Botёrore e Shёndetёsisё (OBSH) shpalli gjendjen e pandemisё botёrore, ndёrsa numri i tё infektuarve dhe tё vdekurve rritej ҫdo ditё. Nё Shqipёri u shpall gjendja e karantinёs. Pamjet tronditёse, tanimё nuk vinin nga Azia e largёt, por tё gjithё vёshtronim kronikat televizive qё pasqyronin gjendjen nё Italinё fqinje. Qindra, mё pas mijёra tё vdekur nё ditё transferoheshin nga spitalet duke u ngarkuar nё automjetet e ushtrisё. Jo pak ishin rastet kur thirrjet pёr ndihmё tё pacientёve transmetoheshin pёrmes kanaleve televizive, nё tё cilat po kaq shpejt u shfaqёn epidemiologё, virologё dhe specialistё tё ҫdo fushe, tё cilёt ofronin kёshilla pёr t’u ruajtur nga ky “armik i padukshёm”. Pa vёshtirёsi biem dakord me emёrtimin e Covid-19, nё “armik i padukshёm.”
Por, ndёrsa tanimё ky armik ёshtё i identifikuar dhe korporatat e mёdha botёrore kanё investuar miliarda nё zbulimin e njё vaksine efikase e cila do tё rrisё imunitetin e popullsisё, mos valle ka ardhur koha tё shtrojmё pyetjen:
A ekziston njё tjetёr “armik i padukshёm”, mё i fuqishёm nga Covid-19, tё cilin duhet ta identifikojmё pa u vonuar, nё mёnyrё qё tё mbrohemi duke gjetur kurёn e efektshme kundёr tij?
Nevoja pёr tё kuptuar realitetin dhe padija e pёrgjithshme, krijoi hapёsira tё mjaftueshme pёr lulёzimin e teorive tё konspiracionit. Pyetja qё nuk vonoi tё dёgjohej nё emisionet televizive me njё audience tё madhe ishte:
“Pandemi, Infodemi, apo Plandemi?”

Pёr njё gjё ishim tё sigurt; virusi ekzistonte dhe jehona e tij kishte krijuar njё gjendje paniku dhe depresioni tek shumё njerёz dhe familje. Nёse gjatё ditёve pas tёrmetit tё fuqishёm tё 26 Nёntorit shumё qytetarё tё Tiranёs dhe Durrёsit, nga frika e pёrsёritjes sё tёrmetit braktisёn shtёpitё dhe flinin nё automjetet e tyre, tani tё gjithё kёrkonim pёr njё ‘vendstrehim’ tё sigurt nga ky armik i padukshёm.
Ndikimi i Covid-19 tek njerёzit
Nё kёtё material tё shkurtёr nuk do tё pёrmendim ndikimin e Covid-19 nё organizmin e njeriut, pasi kjo nuk ёshtё tashmё njё e panjohur. Covid-19 ndёrhyri thellё nё mendimet, fjalorin, sjelljen, ekonominё, vendimet dhe planifikimin e jetёs sё njeriut tё vitit 2020. Nuk e dimё me siguri, se nёse Huntingtoni do tё jetonte nё kohёn tonё, do tё fliste pёr ‘Pёrplasjen e Qytetёrimeve.’ Me siguri ai do tё fliste pёr njё pёrplasje tjetёr. Nё librin e tij “Pandemitё, Plagёt dhe Fatkeqёsitё Natyrore” Erwin Lutzer shkruan:


“Covid-19 ёshtё pandemia e cila ndryshoi gjithҫka. ‘Normalja e re’ nuk do tё jetё mё si ‘normalja e vjetёr.’ Pёr vitet qё do tё vijnё, ne do tё flasim pёr Para Krishtit si Para Covidit dhe Pas Krishtit si Pas Covidit. Ajo ҫka njihnim si ‘normalja’ mbase nuk do tё vijё mё.”


Çfarё ёshtё duke ndodhur me botёn tonё? Çfarё po ndodh me njeriun?
Ёshtё e qartё qё pёr shkak tё pasojave tё izolimit, mbylljes sё bizneseve dhe kufijve, efektet tkurrёse tё ekonomisё kanё nxitur shumicёn e njerёzve dhe familjeve tё planifikojnё ndryshe tё ardhurat e tyre. Tani shpenzojmё pёr nevojat e domosdoshme tё pёrditshmёrisё, duke shmangur teprimet e ҫdo lloji. Si rrjedhojё e kёsaj pёrqasje tё re, vendimet qё lidhen me udhёtimet, shkollimin, investimet, partneritetet jane tё ndikuara.
Pandemia ka depёrtuar me forcё nё fjalorin e pёrdit- shmёrisё sonё. Fjalё tё cilat nuk njihnim domethёnien e tyre tanimё janё pjesё e fjalorit tё ditёs:
Covid-19, karantinё, izolim, simptomatike, asimpto- matike, raste tё konfirmuara, epidemi, intubim, imunitet, periudhё inkubimi, vetёizolim, distancim social, maskё, dezinfektim, etj.
Pandemia, ka depёrtuar thellё nё dimensionin imaterial tё njeriut. Bota shpirtёrore,
mendimet, emocionet
dhe ёndrrat janё
impaktuar fuqishёm nga
frika pёr tё sotmen dhe padija pёr tё nesёrmen. Niveli i stresit dhe depresionit ёshtё nё rritje, tregues pёr kёtё janё kёrkesat gjithnjё e nё rritje pёr antidepresantё nё farmacitё e qyteteve
tona.

Me siguri mund
tё themi qё tani
bashkёudhёtojmё
me depresionin, duke shfaqur simptoma tё ankthit dhe njё pasiguri qё nuk e dimё nё do tё marrё ndonjёherё fund?
Pёrgjatё tre muajve tё karantinёs, ndёrsa shumё prindёr nё shoqёrinё tonё humbёn vendin e punёs, babai i tre fёmijeve drejtoi pyetjet, qё njё pjesё e madhe nga ne i kishim menduar:
“A do tё kemi mundёsi tё sigurojmё ushqim pёr fёmijёt tanё?” dhe “Ku ёshtё Zoti nё gjithё kёtё panoramё?”
Tё dyja pyetjet, nё esencё ekzistenciale, paraqesin nevojёn pёr siguri nё dimensionin fizik dhe shpirtёror tё njeriut.
Nё rastet kur pёrballemi me fenomene pёrkundrejt tё cilave ndihemi tё pafuqishem, materialja ёshtё e pamjaftueshme. Pёr kёtё arsye i drejtohemi imateriales dhe nisim kёrkimin tonё metafizik.
Nё mes tё kёsaj panorame braktisjeje, pyetja e madhe qё natyrshëm na vjen të gjithëve ndërmend është:

“Po Zoti? Nёse Ai ёshtё autoriteti i fundёm i universit dhe Bibla e portretizon si njё Perёndi i Cili e do njeriun, pse nuk ndёrhyn tё pushojё stuhinё, shёrojё dhimbjen dhe fshijё nga faqja e dheut kёtё ‘armik tё padukshёm’ qё kёrcёnon ekzistencёn tonё?”
Padyshim qё shumё nga ne besojnё qё Zoti nuk na detyrohet asnjё shpjegim, e megjithёkёtё pёr tё gjithё personat tё cilёt besojnё qё Zoti e ka zbuluar veten pёrmes Biblёs, mundёson disa tё dhёna mbi rrugёt dhe qёllimet e Tij nё kёtё botё. Bibla na ndihmon t’i japim pёrgjigje kёtyre pyetjeve.
Pandemitё, plagёt dhe fatkeqёsitё natyrore janё pjesё e botёs sё rёnё. Tё gjithё pёrjetojmё pasojat e rёnies fillestare tё njeriut tё parё, i cili nё Eden, pёrmes njё akti keqadministrimi tё vullnetit, i humbi tё gjitha jo vetёm pёr vete, por pёr gjithё pasardhjen e tij.
Sёmundja dhe pandemitё, lufta dhe vdekja, dhimbja dhe vuajtjet, janё rrjedhoja tё mёkatit fillestar tё njeriut.
Bibla shpall se nё kёtё botё do tё kemi shtrёngime.

Ndersa Jezusi i Nazaretit, flet pёr ngjarjet e kohёve tё fundit, Ai pёrmend fjalёn ‘murtajё’ e cila ёshtё njё referim i sakё pёr pandemitё.


“Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme. Por të gjitha këto gjëra do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve të lindjes.”
Mateu 24:7-8


Megjithёse shpesh herё ne mendojmё se Zoti qёndron indiferent nё mes tё fatkeqёsive dhe dhimbjes qё pёrjetojmё, Bibla tregon tё kundёrtёn. Zoti nuk ёshtё indiferent ndёrsa vёshtron njeriun. Madje, Zoti erdhi nё botёn tonё duke marrё njё trup njerёzor, nё mёnyrё qё tё mundte ‘armikun e padukshёm’, mё tё madhin ndёr armiqtё e njeriut.


“Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.”
Romakeve 6:23


Mёkati ёshtё armiku mё madh i padukshёm. Mёkati solli vdekjen, ndarjen e njeriut nga pёrbashkёsia me Zotin dhe gjeneroi brenda njeriut tё keqen tё cilёn e shohim si korrupsionin moral.
E vetmja kurё pёr mёkatin ёshtё besimi nё veprёn e pёrfunduar tё Jezu Krishtit nё kryq.
Bibla shpall:


“Gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.” 1Gjoni 1:7b dhe “Ai ju dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate.” Efesianeve 2:1


“Heshtja e Zotit” nuk mund tё pёrkthehet nё indiferencё tё Zotit mbi problemin njerёzor. Miq, Zoti nё Shkrime na ka premtuar se Ai do tё jetё me ne deri nё fund dhe pёrtej asaj qё njohim si fund. Nёse e dini qё Zoti ёshtё nё anёn tuaj, nuk keni asnjё arsye pёr tё pasur frikё.


Nё shekullin e parё, apostulli Pal i shkroi kishёs nё Romё e cila pёrballej me persekutimin dhe kёrcёnimin e asgjёsimit:


“Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.”
Romakeve 8:38-39


Miq, mbase sot ju gjendeni tё rrethuar nga dallgё tё larta kundёrshtish, njё mal shqetёsimesh dhe njё mori dilemash.
Pavarёsisht si ndiheni sot, Zoti ju do. Ai ju fton qё ta njihni dhe tё pёrjetoni dashurinё dhe kujdesin e Tij.


“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.” Mateu 11:28


“Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm.” LiP. 33:27a

Rruga e lartë e dashurisë

Përpara se të ishte një pemë në mes të kopështit, përpara se të ishte një mollë që do të këputej dhe një tundues i cili do të ndizte shpirtin e dëlirë të rrebelonte ndaj Krijuesit, ishte nje Bir.

Një Bir i cili u ofrua të shpengojë njeriun, perpara se te gjitha keto te ndodhnin.

Një Zot i Gjithëdijshëm i cili mund të kishte ndërprerë hallkën fillestare në zinxhirin e shkakësive, zgjedh rrugën më të vështirë. Pajisja e njeriut me vullnetin e lirë, i cili e ngre atë prej botës së krijesave inferiore dhe e vendos mbi një platformë të lartë fuqie, e vendos Krijuesin e tij të zbulojë një rrugë akoma më të lartë. Është e qartë që njeriu nuk shpëtohet nga ky ‘vullnet fuqie’, në fakt përmes tij ngjarja në Eden, tregon që njeriu humbi gjendjen e paqes së përjetëshme .

Romaku Seneka në letrat e tij drejtuar Lucilit, i referohet Epikurit ndërsa shkruan:

Epikuri thotë: “Çdokush del nga jeta ashtu siç ka hyrë në të.” Mbi këtë shpallje të Epikurit të cilën e gjejmë dhe në njërin prej librave më të lashtë të Testamentit të Vjetër të Biblës, në librin e Jobit:

“Lakuriq dolla nga barku i nënës sime dhe lakuriq do të kthehem. Zoti ka dhënë dhe Zoti ka marrë. Qoftë i bekuar emri i Zotit”. Jobi 1:21

Seneka do të shtojë përbërës të rëndësishëm nga përzjerësi I jetës pas Edenit. Ai thotë:

“Kjo nuk është e saktë, sepse ne vdesim më të liq seç kemi lindur. Për këtë faji është i yni dhe jo i Natyrës. Natyra do të ankohej me të drejtë. Si? Unë ju solla në këtë botë të zhveshur nga frika, nga bestytnitë, nga pabesia dhe vese të tjera; dilni prej saj me cilësitë që ju dhashë!”

Fatkeqësisht kërkesa e drejtë e ‘natyrës’ është e pamundur. Është e pamundur për njeriun të gjejë tek vetja, burimin e shpëtimit të tij, pasi aty nuk ekziston.

Edeni transmeton tek ne mësimin e madh;

Nuk është ky vullnet fuqie që na shpëton, pasi cilësisht me mëkatin fillestar, ajo së cilës i referohem me ‘vullnet fuqie’ shndërrohet në ‘vullnet dobësie’ në një anemi dhe pavetëmjaftueshmëri të vullnetit i cili humbi fuqinë të ruajë gjendjen e të qenit të shpëtuar, e natyrisht aftësinë të shpëtojë atë që ka humbur.

Që vullneti të ruajë dhe të zgjedhë shenjtërinë, duhet sëpari të shpëtohet përmes veprës së hirit hyjnor, rigjenerimit të qenies.

Në njërën anë kemi mundësinë në potencë të krijimit të njeriut pa qenë i pajisur me vullnetin e lirë, kjo do ta vendoste atë disa shkallë më poshtë në rendin e krijimit. Pra, njeriu do të ishte një qenieinferiorë ndaj gjallesave me inteligjencë të ulët.

Dhe nga ana tjetër krijimin e njeriut sipas ngjarjeve që përshkruhen në librin e Zanafillës; njeriu krijohet mbi platformën e fuqisë së lirisë së vullnetit.

Mbi këtë subjekt Shën Agustini i Hipos shkroi:

“Ne e keqpërdorëm pavdekësinë dhe kështu vdesim; Krishti mirëpërdori vdekësinë dhe kështu ne jetojmë.”

Përmes një akti të keqpërdorimit të lirisë së vullnetit në Eden, Adami i humbi të gjitha, për të gjithë pasardhjen e tij. Përfshi dhe lirinë e vullnetit, çka do të thotë pakthyeshmërinë e njeriut në gjendjen fillestare prej aktit të tij të vullnetit.

Por dashuria gjithnjë emeton një rrugë më të lartë.

Sipas Frommit, të japësh është shfaqja me e lartë e fuqisë dhe akti sublim i dashurisë shihet si një forcë aktive në veprim.

Përmes një akti sublim dashurie, Krishti merr mbrapsht të gjitha që Adami humbi për pasardhjen e re të njerëzve të besimit.

Krishti, i vetmi person i cili zotëronte fuqinë e një vullneti të pakorruptuar prej së keqes, përmes kryqit bën të lirë bijtë e skllavërisë.

Fuqi ndërvepruese mes dashurisë së Zotit dhe rrebelimit të njeriut. Romancë hyjnore e gdhendur në thesaret e qiellit, përpara shkrimit të ngjarjeve në arkivat e tokës. Përpara se të ishte një pemë në kopësht, ishte një kryq në qiell.

“Qengjit, që ishte vrarë që nga krijimi i botës.” Zbulesa 13:8b

Një Atë i cili krijon njeriun mbi plaftormën e lartë ‘vullnet fuqie.’

Nje Bir i cili rikrijon njeriun dhe e shpëton nga skllavëria e mëkatit dhe vdekja.

Fryma e Shenjtë rigjeneron dhe ndërton njeriun e besimit çdo ditë sipas modelit të Birit të përsosur.

(Me ‘vullnet fuqie’ nuk kam parasysh mendimin e Niçes kur përdor këtë term, por vullnetin e lirë në gjendjen para mëkatit fillestar. Sipas meje vullneti mund të quhet i lirë dhe vullnet fuqie, nëse mbetet i paprekur nga mëkati fillestar,)

Kura për shërimin e shpirtit dhe marrëdhënies që vuan

Çfarë mund të bëjmë kur kemi mbërritur në një pikë, në dukje pa kthim pas? Kur zhgënjimi, dhimbja dhe pafuqia varrosin kujtimet mbi ditët e lumtura të së shkuarës dhe vullneti për një rikthim mungon? Cila është kura, nëse ekziston diçka e tillë? Së pari me lejoni të ndaj me ju disa të pavërteta që çiftet besojnë ndërsa jeta dhe marrëdhënia e tyre vuan:

1- Nuk jam i/e lumtur.

2- Partneri nuk i plotëson nevojat e mia.

3- Dashuria ka përfunduar.

4- Mendoja që deri tani partneri do të ndryshonte.

5- U martova me personin e gabuar…

6- Jam i lodhur nga debatet dhe mungesa e paqes, nuk ka shpresë për këtë marrëdhënie.

7- Më mirë një fund I tmerrshëm se një tmerr pafund. Divorci është zgjidhje më përshtatshme.

Përgjatë 25 viteve të mia në detyrën e pastorit (deri tani) kam keshilluar burra dhe gra të cilët kishin mbërritur në vendin e një zhgënjimi absolut dhe si rrjedhojë, një mungese të thellë dëshire e shprese për një rikthim a pajtim të mundshëm në martesën e tyre. Zakonisht shpenzoj mjaft kohë duke dëgjuar historitë e tyre. Jo rrallë herë më ka ndodhur të dëgjoj njërën nga ‘gënjeshtrat e listës’ e hera-herës më shumë se një dhe të kombinuara mes tyre. Kura? Nëse do ta quanim kështu, pasi jemi mësuar të marrim receta për shërimin e trupit, por për shpirtin dhe marrëdhëniet eksperienca na ka mësuar që shërimi është një ndërmarrje e vështirë, në fakt më e vështira. Pra nga ku mund të fillojmë proçesin e shërimit të shpirtit dhe marrëdhënieve? Nga e vërteta. E vërteta është forca e cila na çliron dhe kura që sjell shërimin. Në mes të një oqeani shqetësimesh, e vërteta ju shtyn drejt molit nga ku shërimi ju mirëpret në krahët e tij. Ndaj miq, mos e refuzoni të vertetën dhe në rastet kur ajo dhemb. Në këtë shkrim të shkurtër, nga këtu do të spjegoj se çdo të thotë, të japësh në një marrëdhënie, duke iu referuar mendimit të psikologut dhe filozofit Hebreo-Gjerman Erich Fromm, i cili mundi t’i shpëtojë asgjesimit në kampet Naziste duke i zhvendosur në SHBA.

“Dashuria është fuqia që e bashkon njeriun me të tjerët. E ndihmon njeriun të kapërcejë ndjenjën e vetmisë e të izolimit dhe e lejon atë të mbesë vetvetja, të ruajë tërësinë e tij. Paradoksi i dashurisë qëndron në atë që dy qenie përbëjnë një të tërë dhe prapëseprapë mbeten veç, dy qenie të veçanta. Të dashurosh do të thotë para së gjithash të japësh e jo të marrësh. Por, ç’do të thotë të japësh? Shpesh kjo ngatërrohet duke u kuptuar si diçka pa kthim, si heqje dorë, sikur bie viktimë. Sipas mendësisë së tregut njeriu jep me dëshirë, por ama kërkon patjetër si shkëmbim të marrë dhe ai diçka. Të japë, pa marr diçka mbrapsht do të thotë të dalë i zhgënjyer e i mashtruar.”

Një pjesë e mirë e burrave dhe grave të cilët ndihen se dhanë gjithçka në martesën e tyre, por dolën prej saj sepse nuk morën asgjë mbrapsht veç dhimbjes, ndihen pikërisht kështu: të zhgënjyer dhe të mashtruar.

“Por kemi dhe grupin tjetër i cili mendon së ‘të japësh’ do të thotë të sakrifikosh dhe këtë veprimtari e quajnë virtyt. Frommi thotë se për këta persona, të japësh do të thotë të shkaktohet vuajtje. Duke iu referuar normës Biblike “më mirë të japësh sesa të marrësh “ ky grup nënkupton durim dhe nënshtrim.

Por kemi dhe grupin i cili priret ta shohë aktin sublim të dashurisë si një forcë aktive në veprim. Për ta, të japësh është shfaqja me e lartë e fuqisë. Kur jap, unë ndjej fuqinë time, pasurinë time. Dhe kjo është ajo çka më mbush me gëzim.

Të japësh është shumë më e gëzueshme se të marrësh, jo se nuk më pëlqen të marr, por sepse duke dhënë unë ndjej që jetoj. I pasur nuk është ai që ka shumë, por ai që jep shumë.

Më e rëndësishmja nuk është të japësh materialisht, por vlerat specifike njerëzore. E ç’i jep një njeri një tjetri? Ai i jep vetveten, gjënë më të çmuar që ka, ai jep jetën e tij… ai ndan me të gjithçka të gjallë që ka me vete: gëzimin, interesat e tij, mendimet, dijenitë, gjendjen shpirtërore, hallet dhe pikëllimet, të gjitha përjetimet dhe shqetësimet e jetës së tij. Kështu pra duke e ndarë jetën e tij, njeriu pasuron një tjetër, duke zmadhuar fuqinë e tij jetësore e njëkohësisht edhe të vetën. Ai nuk jep që të marrë sepse për të, të japësh është kënaqësi dhe gëzim. Por duke dhënë, njeriu i shton diçka jetës së tjetrit dhe kjo diçka në një farë mënyre i kthehet, e pastaj duke dhënë ai merr atë që kthehet. Duke dhënë në e shtyjmë edhe tjetrin që të japë dhe ai, e në këtë mënyrë në e ndajmë të dy këtë gëzim që e shkaktuam vetë.

Kur dy veta japin, diçka lind dhe atëherë të dy janë mirënjohës për jetën e re që lind për të dy.

Për dashurinë kjo do të thotë se dashuria është fuqia që lind dashurinë, kurse pafuqia është paaftësia për të lindur dashuri.”

Mbi kohën

Sepse deri tash kohën ta kanë rrëmbyer të tjerët. Duhet të me besosh pra që një pjesë të saj na e zhvasin, një pjesë tjetër na i ndërrojnë drejtimin, kurse ajo që mbetet, na shket pa e kuptuar. Në këto kushte, a nuk është e pafalshme që ta humbasim atë nga pakujdesia?

Po t’i bëjmë një analizë të kujdesshme problemit kohë, del së pjesa me e madhe e jetës na ikën duke vepruar gabim, një pjesë e mirë e saj, duke mos bërë asgjë dhe e gjithë jeta na shkon duke bërë tjetër gjë, nga ajo që duhej të bënim. Të gjithë ne bëjmë të njëjtin gabim: e shohim vdekjen vetëm përpara, vetëm në të ardhmen. Po ajo që mbetet pas, që është në të shkuarën, a nuk i përket dhe ajo veekjes? Prandaj I dashur Lucil, bëj atë që më shkruan, shfrytëzo çdo orë e çdo minutë. Kështu ti do të mund të pushtosh të tashmen, e rrjedhimisht, do të varesh me pak nga e nesërmja. Asgjë nuk varet nga ne, kurse koha po. Megjithatë, çdo njeri priret të na e rrëmbejë. Dhe çmenduria njerëzore nuk njeh kufi.

Çdokush është mirënjohës e ndjehet borxhli për dhurata të vogla që vlejnë thuajse asgjë e që mund të shlyhen lehtë, por askush nuk ndjehet i detyruar për kohën që tjetri i kushton atij, pra për të vetmen gjë qe ai nuk mund ta shlyejë, qoftë ky edhe njeriu më mirënjohës në botë.

Seneka; Letra për Lucilin, përmbledhje nga letra e parë.

Shënime nga ditari i një bije të vetëvrarë që tronditën shpirtin tim

Nuk e kisha menduar kurrë që dikush do të ruante shënimet mbi predikimet e mia për një kohë kaq të gjatë, 14 vjet. Dikush që nuk kujtoj ta kem takuar ndonjëherë, as unë e as njerëzit me të cilët punoj. Por takimi i mbrëmshëm me shënimet e ditarit që u gjend në apartamentin prej nga ende vijon të flasë dhimbja e tragjedisë, ishte më i gjallë se çmund të kish qenë një takim real në këtë botë materiale. Profesionalizmi i gazetarit, a nevoja për të marr vëmendje portalesh, prej titujsh të ngjizur për pak më shumë vëmendje e ca më shumë klikime, trazuan tek unë përzjerje përjetimesh që natyrshëm ndodhin në botën e shpirtit.
Trishtim, dhimbje, përgjegjësi. Përmasa jo të lehta kur nocionet me gravitet të rëndë qëndrojnë bashkë.
Trishtim, pasi deri aty dhe unë njëlloj si të gjithë ju, nuk kisha bërë asgjë për të ndihmuar, kuruar, ndryshuar, apo ndërprerë fitilin i cili krijonte linjën e lidhjes historike të traumës brenda familjes. Një baba i vetëvrarë, kronikë që paralajmëronte mundësi skenari të ngjashëm pafuqie. Askush nuk pa fillin e ndezur të tragjedisë së re që nga çasti në çast mund të ndodhte. Bija të ngujuara mes muresh të ngushta izolimi e vetmie. Trishtim për pafuqinë tonë kolektive. Të afërm që akuzojnë trushplarjen, komshinj që fajësojnë derëmbylljen, religjon që distancohet prej falsitetit doktrinor të kulteve të rrezikshme, e natyrisht politikanë që cilësojnë apatinë e institucioneve të vonuara në veprim. Trishtim, pasi të gjithë jemi në vonesë.

Dhimbje, pasi jeta e ndërprerë prej vullnetit njerëzor dhemb. Vetëvrasja nuk ka e s’mund të gjejë elemente burimore në fe, pasi feja në esencë është besimi i palëkundur në shenjtërinë e jetës.
Vetëvrasja është atentat ndaj jetës, ndërsa dhunshëm shpërfill shenjtërinë e saj. Është keqkuptim i përmasave reale të njeriut i cili nuk është sovrani i jetës e as pronari i mundshëm i saj. Administratorë llogaridhënës për jetën, është çka realisht jemi. Diku, dikur në të ardhmen jo të largët njeriu do të përgjigjet përpara autoritetit më të lartë të universit për pasurinë më të madhe që i është besuar në administrim. Dhimbje, pasi ndërprerja në rastin e vetëvrasjes është dështim qëllimesh, nderprerje ëndrrash, shpunësim veprimesh që në potencë do të ishin prokrijim, pasardhje, shumëfishim. Përkundrejt këtyre shihet si fatalitet. Por tragjedia kërkon me forcë ndërprerje, kthim pas, devijim nga shtegu i jetës. Çdo jetë e ndërprerë nga shkaqe ‘të spjegueshme’ dhemb, por atë çka gjejmë të vështirë të spjegojmë dhemb pafundësisht më shumë.
Përgjegjësi. Më shumë së kurrë ndjeva çka në mënyrë të përsëritur përjetoj, pothuaj çdo të Diel herët në mëngjes për më shumë se një çerek shekulli. Një peshë jo të lehtë përgjegjësie përjetoj çdo herë që mendoj se do të kem njerëz përballë dhe do t’ju drejtohem. Çdo fjalë mbart peshën e një strukture mendimi, çdo fjali një kontekst. Përgjegjësia për të përçuar fjalë jete është e paagjinueshme. Por mbrëmë, këtë peshë e përjetova në dimensionin e një jete të munguar mes humanëve. Një jete për të cilën nuk kisha rreshtur së foluri gjatë ditëve të fundit, tre a katër herë në ditë në emisionet qëndrore të televizioneve në vend. Filli i tragjedisë në potencë tek njerëz të cilët prej traumave, padijes a zhgënjimit, mungesës së shpresës a manipulimit në fushëbetejën e mendimeve, është një fill që duhet këputur. Viti 2018 shënoi 183 vetëvrasje në Shqipëri, numër ky tre herë më i lartë nga ai i vrasjeve. Me sa dimë asnjë prej rasteve nuk lidhet me fenë, dhimbja e ndërprerjes së jetës prej vullnetit njerëzor është e madhe.

Shumë u thanë mbrëmë mbi tragjedinë e familjes Josifi, e në shumë dimensione u diskutua fenomeni. Vetëvrasja, traumat e së shkuarës, pikëlidhjet e mundëshme me bazë fetare etj. Prisja të dilja nga studio e të merrja nga gazetari investigativ fotokopien e faqes nga ditari i vajzës së vetëvrarë që shënonte datën 20 Gusht 2006. Aty ndodheshin shënimet mbi ligjëratën time të 14 viteve më parë. Çfarë kisha thënë mbi njërën prej temave të mia të parapëlqyera, ‘Pandryshueshmëria e Zotit!?’ Mora letrën dhe nisa të shoh nën dritën e telefonit. Fjalët lexohen pa vështirësi. Mesazhi është i qartë megjithëse me shkurtime. Fjalë jete, shprese dhe dashurie mbi letër. Dy ditë më parë kisha thënë në një televizion për familjen se, ato s’duhet të jenë të huaja për ne, përkundrazi. Kjo familje është e përbërë nga njerëzit tanë. Njëlloj si i afërmi im Musliman, Hebre, i Krishterë, apo ateist, vajzat dhe nëna janë të afërmit tanë. Flisja e mendoja se vërtetë do të kisha dashur t’i njihja e takoja në kohë. Mbase do të kisha mundur të bëja diçka. Por mesazhi im i kishte takuar 14 vjet më parë. Copëza jete shpirti të derdhura në letër, shënime nga një predikim që mesa duket mbeti vetëm në ditar, e nuk u lejua të prekë vullnetin njerëzor për mosdorëheqje nga jeta.

Ndërsa mbaja letrën në dorë e shihja shënimet e vajzave mbi predkimin tim të 14 viteve më parë, kuptova që pergjegjesia individuale e kolektive për të shpallur e mbrojtur jetën është më e nevojshme se kurrë.
Akil Pano

Dilema e Jobit, e cila sot na mundon të gjithëve!

“Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? Do të prisja çdo ditë të shërbimit tim të rëndë, deri sa të arrinte ora e ndryshimit tim.” Jobi 14:14


Dhjetera shekuj me pare Jobi ne apologjine e tij guxon te adresoje qarte pyetjen qe ne nje forme apo tjeter, diku apo dikur shumekush, ne fakt cdo njeri nga ne ka guxuar te diskutoje ne heshtje me veten. Pikerisht aty ku thelbi i qenies ne perpjekje te vazhdueshme kerkon te njohe cdo permase te shpirtit dhe kufijte e tij, kjo pyetje shnderrohet ne tehun e mprehte e ndares midis te njohures dhe te panjohures, pafuqise dhe persosjes, kersherise dhe pergjigjeve te eperme.
Pyetja e lashte sa historia jone e cila lidhet me Edenin dhe mekatin fillestar te njeriut qendron sot kokeforte perpara cdo njeriu. Kersheria per te njohur realitetin pertej se perkoheshmes dhe qellimin e jetes, e mpleksur me friken nga vdekja dhe humbja e perjeteshme, qendronin si ngrehina ne kerkim te arsyes perpara meje per vite me rradhe, derisa e verteta e Krishtit preku zemren time dhe keto pyetje te medha ekzistenciale moren pergjigje.

Ne te njejtin realitet perballje me keto ceshtje, vecse 21 shekuj me pare, pasi vdekja kishte rrembyer pa meshire prej gjirit te familjes se tyre te vogel vellain e vetem, Marta nis biseden me personin I cili mund te adresonte saktesisht pergjigjet e pyetjeve te saj. Marta si te gjithe ne, mendonte per jeten; sa e brishte dhe e paparashikueshme eshte ajo! Ne brendesite e kujtimeve dhe deshirave ajo ndeshej me boshellekun e krijuar prej humbjes se nje njeriu te cmuar dhe mbase nje dite ne hapesirat e perjeteshme te cilat ajo nuk dinte se c’ngjyre e trajte do te kishin, shtynte me thelle drejt kufijve te botes se shpirtit dhe kerkonte te dinte si do te ishin ata, njerez a engjej? Pertej gjithe dilemave te medha qe Marta perjetonte ate dite, me shume rendesi kishte cfare ajo do te degjonte prej personit te vetem i cili mund t’i adresonte saktesisht keto ceshtje. Cfare do te thote Ai per vdekjen? Po per jeten? A mundet Ai te flase nje fjale dhe t’i beje te gjitha te reja? A mundet Ai te ndryshoje realitetin e dhimbjes dhe frikes qe rrethon kete grua? Mbase vetem Zoti mund te marre ne shqyrtim ceshtje te tilla dhe t’i zgjidhe ato drejt…! Ate dite dhimbjeje, dilemash dhe frikerash, Marta ishte duke qendruar pikerisht perpara Tij.
Dhe Ai pasi derdhi lot per dhimbjen e saj, nis e I thote:

“Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë? Ajo i tha:Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë” Gjoni. 11:25-27

Mbase sot, ti njelloj si Marta je duke kerkuar te gjesh pergjigjet, te zgjidhesh dilemat e medha te jetes dhe te shkundesh njehere e mire nga vetja pluhurin e pafuqise, frikerat dhe vdekjen. Eja, afrohu tek Jezusi. Ai jo vetem ka pergjigjet, por ka fuqine te te jape ty lirine. Ne Krishtin, mekati, e perkoheshmja, pafuqia, frikerat dhe vdekja e Adamit u munden plotësisht. Ne personin e tij, fundi s’eshte vecse fillimi i nje realiteti te cilin tokesorja s’ka mundur ta rroke nga vetja. Sot Ai deshiron te flase me ty…sot Ai deshiron te te beje te lire.

Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre. Dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan''. Dhe ai që rrinte mbi fron tha:Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja”. Dhe më tha: “Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta dhe besnike”. Zbulesa 21:3-5

Të korrat e hidhura të Marsit

Nga, PITRIM SOROKIN (1889-1968),

Përgatiti prof. Gjergj Sinani

Fillojmë nga dhënia e një karakteristike të ndryshimeve që shkakton lufta në përbërjen e popullsisë së vendeve ndërluftuese dhe pjesërisht të vendeve neutral. Pasoja themelore e luftës , në këtë sferë dukurish, qëndron në pakësimin e popullsisë dhe në ndryshimin e përbërjes së saj cilësore nëpërmjet një ndarjeje të veçantë të shkaktuar nga lufta. Kjo tezë ka një paraqitje mjaft të thjeshtë, por mjafton të zhvillohet pak përmbajtja e saj për të kuptuar rezultatet shkatërrimtare që kjo katastrofë e njerëzimit shkakton në tërë jetën shoqërore dhe në historinë e popujve ndërluftues. Sa më shumë zhytesh në studimin e këtyre pasojave, aq më tepër detyrohesh të njohësh rolin tepër të rëndësishëm të luftës në shpjegimin e ndryshimeve që shkaktohen në jetën shoqërore, në zhvillimin dhe rënien e popujve të tërë… Pakësimi i popullsisë shkaktohet drejtpërdrejt nga lufta në formën e viktimave të para të saj:të vrarët, të plagosurit etj… dhe në mënyrë të tërthortë në formën e ngritjes së përqindjes së vdekshmërisë dhe të pakësimit të lindjeve në pjesën e popullsisë civile të vendeve ndërluftuese dhe gjithashtu, pjesërisht në vendet neutral, të lidhura me to…
Lufta ‘punon mirë’. Ajo zgjidh ne një mënyrë ‘të thjeshtë dhe të sigurtë’ nyjet gardiane të mijëra problemeve shoqërore të pazgjidhshme: ajo zhduk tepricën e popullsisë, në krahasim me mjetet e ekzistencës, teprinë e ofertës së punës së dorës në krahasim me kërkesën ajo heq ‘një prani njerëzish të pakëndshëm’, degëzon dendësinë e popullsisë, etj.
Shkurt, në qoftë se pranohet se jeta ekziston për vdekjen , atëherë lufta në këtë kuptim, i bën ‘shërbime’ të panumërta njerëzimit. Ajo është fëmija e dashur dhe përfaqësuesi i plotfuqishëm i Madhërisë së saj, Vdekjes, dhe ajo nuk e tradhton kurrë sovranen e saj. Por në qoftë se qëndrojmë në një pikëpamje pak të ndryshme, duke njohur se objektivi i jetës, është jeta dhe jo vdekja, në qoftë se njihet parimi se ‘jeta e njeriut është një qëllim në vetvete’ ( parim që shpesh, është shpallur si një paragjykim, në mos në teori, të paktën në praktikë), përfundimet do të jenë të ndryshme. Humbja e miliona jetëve është një e vërtetë që pasqyrohet në mënyrë të pashmangshme mbi të gjitha anët e jetës shoqërore. Ajo është një humbje ekonomike kolosale, një shkatërrim. Duke u nisur nga kjo pikëpamje (ekonomi-energji) një humbje e kotë 10-20-30 milion jetësh, ndihet, në mënyrë të pashmangshme sa në sferën ekonomike aq në fushën jo ekonomike të jetës shoqërore. Po, në të njëjtën masë edhe prodhimtaria dhe aftësia e mbrojtjes edhe krijimtaria e popullit, herët ose vonë, do të shtrembërohet në të gjitha fushat për shkak të një pakësimi barbar të radhëve të miliona jetëve dhe, si do ta shohim më poshtë, të jetëve më të mira.
Ndërkaq mbetet vetë fakti i vdekjes së miliona njerëzve. Për mua personalisht , ky është fakti më i rëndësishëm që ka një përcaktim të pavarur nga pikëpamja ekonomike. Dhe tani të kalojmë në anën cilësore të çështjes .
Në krahasim me pakësimin sasior të popullsisë, ndryshimet cilësore , të shkaktuara nga lufta, pikërisht në përbërjen e popullsisë , janë shumë më të rëndësishme. Nga kjo pikëpamje lufta ka qenë dhe mbetet një mjet i përzgjedhjes negative që shkakton një veçim në ‘kah të kundërt’, dmth që përfshin elementet ‘më të mirë’ të popullsisë, duke lënë të mbijetojnë dhe të shumëfishohen elementet ‘më të këqinj’. Termat ‘më të mirë’ dhe ‘më të këqinj’ janë terma vlerësues… Me më ‘të mirë’ dhe ‘më të këqinj’ janë terma vlerësues…Me ‘më të mirët’ unë kuptoj elementet e popullsisë ;a) biologjikisht më të shëndoshë,b) energjikisht më të aftë për punë, c)shoqërisht:me një moral të lartë,d) psikologjikisht të pajisur me një vullnet të fortë, me një talent më të madh, më të plotësuar dhe të zhvilluar intelektualisht. Veç kësaj lufta merr më shumë burrat se gratë. Nuk është aspak nevoja për të provuar të vërtetën e thjeshtë cilën shumë njerëz e harrojnë, se përsosmëria e organizmit shoqëror, mbarësia dhe krijimtaria e shoqërisë në fusha të ndryshme, veprimtaria dhe fatet e saj historike, varen para së gjithash , nga natyra e anëtarëve të saj. Për djallëzorët mund të shkruhet një kushtetutë ideale, megjithatë ajo do të mbetet në letër. Ndërsa shoqëria,e përbërë nga engjëj të pafajshëm, mund të këtë një kushtetutë mjaft të keqe ose të mos ketë asnjë, e megjithatë marrëdhëniet shoqërore ndërmjet anëtarëve të saj të jenë të shkëlqyera. Një shoqëri e përbërë nga batakçinj ose nga budallenj, me gjithë reformat që mund të ndërmarrë do të bëjë batakçillëqe dhe do të mbetet shpirtërisht shterpë për aq sa anëtarët e saj do të zotërojnë cilësi të tilla.
Çdo shoqëri e gjerë përbëhet nga anëtarë që nuk janë aspak në një gjendje të barabartë ndërmjet tyre, jo vetëm për nga aftësitë e fituara, por edhe për nga aftësitë e lindura; ka anëtarë të seksit mashkullor dhe të seksit femëror, pleq dhe fëmijë, persona të shëndoshë dhe të sëmurë, njerëz të ndershëm dhe kriminelë, gjeni dhe budallenj, persona energjikë, veprues dhe të fortë dhe individë pa vullnet, të dobët, dështakë, etj. Është fare e lehtë të kuptohet çështja se cilët elementë të popullsisë shkatërrohen, kryesisht, nga lufta dhe cilët ajo lë të mbijetojnë dhe të shtohen. Kjo çështje nuk mund të jetë pa pasoja për pasurimin, krijimtarinë dhe fatet historike të shoqërisë.
Gjatë luftës kosa e vdekjes korr para së gjithash, popullsinë e moshës më të aftë për punë. Lufta merr sidomos ata që janë më të shëndoshë…ajo merr sidomos burrat dhe jo gratë, duke çekuilibruar kështu përbërjen e popullsisë ndërmjet sekseve në dobi të këtyre të fundit… Lufta merr kryesisht elementet moralisht të shëndoshë dhe lë të mbijetojnë elementet moralisht më të meta, kriminelët. Përse? Sepse kriminelët, normalisht, nuk rekrutohen në ushtri dhe nuk i afrohen asaj. Prandaj ata nuk rendin drejt rrezikut për tu shuar në luftë dhe kanë shanse të jetojnë më shumë se elementet moralisht të shëndoshë të popullsisë. Ka dhe më. Kjo gjendje mund të formulohet dhe ndryshe.
Në luftë, nga ana tjetër, duke qenë të gjitha kushtet e barabarta, njerëzit që kanë një ndjenjë të thellë të detyrës kundrejt vendit, Atdheut, vriten më shumë se ata që nuk e kanë këtë sens të detyrës. Të parët, për shkak të shtytjeve të thella morale nuk e mënjanojnë rrezikun, nuk kërkojnë të tërhiqen në prapavijë, ti shmangen shkuarjes në front, të zënë një vend të sigurtë. Jo, ata vrapojnë drejt rrezikut, në qoftë se kërkohet. Ata shkojnë drejt vdekjes në qoftë se është e domosdoshme. Për ‘shpëtimtarët e lëkurës’ është ndryshe:ata bëjnë ç’është e mundur për t’u tërhequr në prapavijë, ata kërkojnë ti shmangen dhe ti dredhojnë rrezikut, shkurt, ata kanë më shumë shanse për të mbijetuar se të tjerët… Kjo ka të bëjë po aq me luftën civile, sa edhe me luftën ndërmjet shteteve, por më shumë me të parën. Përvoja e luftërave të shkuara, si dhe e luftërave civile bashkëkohore, tregon se, nga çdo anë, luftëtarët e ndershëm e të bindur vriten, ndërkohë që të ligjtë tërhiqen. Lufta, në mënyrë të drejtpërdrejtë gëlltit, para së gjithash, ata që janë më të prirur në rrafshin shpirtëror( që zotërojnë një vullnet më të fortë, që janë më të zhvilluar, më të talentuar, se sat ë patalentuarit). Fjala e urtë romake thotë:’Parcere subjects et deberallare suberbos!’, (‘Kurseni ata që nënshtrohen dhe godisni krenarët’)…Kjo fjalë e urtë është zbatuar në mënyrë të pashmangshme gjatë gjithë luftërave antike. Të gjithë ata, që ishin më të fortë dhe më krenarë, më të vullnetshëm dhe më të talentuar, që mund të paraqisnin rrezik për fituesin, masakroheshin…
Ndërkaq, vëreni se, në vetë ushtrinë përqindja e humbjeve midis oficerëve dhe drejtuesve të tjerë, është gjithnjë më e lartë se përqindja e humbjeve midis ushtarëve të thjeshtë. Dhe nuk ka dyshim se, në tërësi, niveli i zhvillimit, niveli kulturor i kuadrove, duke filluar që nga nënoficerët dhe kapitenët, është shumë më i lartë nga ai i masës së ushtarëve. Ky është truri i ushtrisë, shpirti i saj, kuintesenca dhe aristokracia e saj kulturore. Përqindja e madhe e humbjeve midis kuadrove vërteton edhe njëherë parimin e paraqitur më lart. Ndërkaq gjatë luftërave misionet e rëndësishme dhe të rrezikshme në ushtri u besohen njerëzve dhe grupeve më të aftë; të guximshëm, plot iniciativë, të talentuar, të sigurtë dhe të ditur. Gjithashtu, shanse që këto shtresa të masakrohen rriten. Njerëzit e guximshëm e pranojnë rrezikun dhe vdekjen, për sa u takon frikacakëve dhe të flashktëve- nga trupi dhe nga shpirti-ata kërkojnë të struken në vende më të sigurta…
Gjatë një lufte të gjatë dhe të ashpër, vështirësitë prekin, nga të gjithë popullsia civile, në mënyrën më të ashpër, ‘proletariatin intelektual’,inteligjencën;para ngritjes së çmimeve, të ardhurat e tyre shtohen më pak,(disa njësi të pasura të ‘proletariatit intelektual’ nuk futen në hesap), prandaj mjerimi godet më fort këtë shtresë. Dhe prandaj, përpjesëtimisht, vdekshmëria në gjirin e kësaj shtrese rritet më shumë se në shtresat e tjera. Kjo ndihmohet nga një reaksion i gjallë dhe i ashpër i këtij grupi ndaj dukurive të shkaktuara nga lufta. Kështu është pikërisht kjo shtresë që bëhet ‘truri i vendit’.
Kjo, që sapo u tha mjafton për të kuptuar se teza e argumentuar është e vlefshme që të zbatohet në të gjitha luftërat e rëndësishme. Përsa i përket luftës civile, ajo është krejt e padiskutueshme. Çdo luftë civile është veçanërisht vdekjeprurëse në këtë shkallë. Nga thelbi i saj ajo përben kosën e vdekjes, që shkatërron me qëllim, nga njëra anë dhe tjetra, elementet më të aftë, më të talentuar, më të fortë,që zotërojnë një vullnet më të madh dhe që janë më të ngritur. Studioni historinë e luftërave civile në Athinë dhe në Romë, atë të revolucioneve angleze dhe franceze, ndërgjegjësohuni për përvojën dhe pasojat e luftës sonë civile, dhe ju do të shikoni se përqindja e humbjeve midis tribunëve eminentë ’më të mirë’ dhe politikanëve, oratorë dhe dijetarë, piktorë dhe kapitenë, shkurt, personave të kualifikuar, është në mënyrë të pakrahasueshme më e lartë se përqindja e humbjeve midis masave të gjëra. Ndërsa Polikratët, Hipiasit dhe Hiparkët, Efialtët dhe Kleonët, Alcibiadëtdhe Kritiasit, Pompetë, Qezarët, dhe Antoniot, Lavuazierët dhe Maratët, Robespierët dhe Dantonët, Kondorsetë dhe Cenierët dhe figura të tjera të shquara udhëheqësish dhe mendimtarësh, poetësh dhe dijetarësh , që janë vetëm disa, në mos një( për shembull Lavuazieri) në një milion persona të zakonshëm midis masave të gjëra, ndërsa bien në dhjetëra, ruajalistë, jakobinë, vandeas, nga rangu i zhirondinëve mbijetojnë dhe japin një përqindje humbjesh në mënyrë të pakrahasueshme më të vogël se këto elita. Në këtë kuadër lufta civile ka qenë dhe mbetet njësoj. Ajo është e pamëshirshme dhe godet, para së gjithash, elitat nga të dy kampet, dmth personat e veçantë që dalin nga masat e gjera. Ky rregull I përgjithshëm është vërtetuar edhe nga përvoja e luftës sonë civile. Ne tani quhemi të bardhë dhe kjo nënkupton elementët më të pajisur intelektualisht, më të ditur dhe kualifikuar. Një përqindje e madhe midis tyre u vra dhe një pjesë e tyre u vetëvra (gjeologu Inostransev, profesori Khvostov etj.), një pjesë vdiq nga uria, të ftohtit, dhe nga kushtet e vështira të jetës, (Shakmatov, Turaev, Blok etj). Më shumë se vdekja e pastër dhe e thjeshtë, lufta civile i shkatërron këto shtresa dhe në mënyrë të tërthortë, nga fakti se ajo i shtrëngon elitat të emigrojnë, ata që kanë qenë të tërhequr, që nuk janë vrarë, ajo I hedh në burg, ku ata shuhen nga vdekja e ngadaltë. Eksperienca e ‘heretikëve’ në Spanjë, e hygenotëve në Francë, etj. Tregon pasojat që sjellin këto emigracione masive. Shtoni, gjithashtu, se përveç emigrimit dhe shfarosjes së elementëve të përmendur më lart, lufta plagos, gjymton dhe dërrmon një përqindje të madhe të këtyre ‘të mirëve’ dhe ja kthen popullsisë në gjendje të pakësuar. Lufta e fundit i ka dhënë njerëzimit miliona nga këta persona të sakatuar, ‘baballarë adoptues’ të shndërruar në persona që jetojnë në kurriz të pjesës së tjetër të popullsisë. Shtoni uljen e lindjeve tek njerëzit (gjatë privacioneve, dhimbjeve, ankthit për të afërmi e tyre etj), dhe ndikimi cilësor i luftës mbi popullsinë do të bëhet mjaft i qartë.
‘Jepni më të mirët!’ thuhej në thirrjen romake drejtuar popullit kur kërkonte ushtarë. Kjo thirrje përmban një të vërtetë, lufta merr më të vërtet më të mirët. Lavdia ushtarake kushton shtrenjtë. Paguan, jo si në përrallat popullore, duke i shitur shpirtin e vet djallit, me gjak imagjinar, por me gjakun vërtet më të mirë, me pjesën më të çmueshme e të shpirtit të popullit. I tillë është ndikimi cilësor i luftës mbi përbërjen e popullsisë…Por ka edhe më. Benjamin Frenklini kishte të drejtë kur thoshte se detyrohesh t’ paguash shënimet e parashtruara nga lufta jo aq gjatë armiqësive është një pikë uji në det, në krahasim me paragjykimin që ajo tërheq. Ka në botë një dukuri relative trashëguese. Ajo shpall: si është fara, ashtu do të jetë dhe fryti, të tilla do jenë dhe të korrat. Lufta gëlltit jo vetëm prodhuesit më të mirë, por edhe pasardhësit e tyre , duke lënë të jetojnë e të shtohet një material njerëzor i cilësisë së dytë dhe të tretë…’Në qoftë se fara është e keqe , e korra është gjithashtu e keqe’. ‘Të këqinjtë’, që, pa veçimin nga lufta do të kishin qenë, në krahasim me të mirët , të hedhur në plan të dytë,tani, duke mbijetuar zënë vendet e para. Ata bëhen prodhuesit e brezave. Ata japin një gjak, që fillon të rrjedhë nga venat e popullit. Për sa i takon gjakut, ‘të më të mirëve’, ai derdhet kot në fushat e betejave… Pra gjymtimi nga lufta është i pandreqshëm dhe asgjë nuk mund ta shpërblejë. Një ditë Napoleoni kur i raportuan numrin e madh të të vrarëve në fushën e betejës, ka thënë se një natë e Parisit do ta riparonte këtë. ‘ Jo madhëri do mund ti përgjigjeshim ne atij dhe çdo shefi , jo vetëm një natë, por as mijëra net të Parisit nuk do të mund ta riparojnë këtë humbje të prodhuesve më të mirë. ‘Në qoftëse humbja sasiore e njerëzve mund të mbushet nga frytet e ‘Llumit’, paragjykimi cilësor në formën e ‘farave më të mira’ që kanë vdekur është krejt i pandreqshëm. Kjo është mbi ‘forcat njerëzore’. Të gjitha netët e Parisit mund të japin një korrje të bollshme barërash të flashkëta të njerëzimit dhe jo një korrje të mirë të ‘bijve të burrave ‘ të rangut të parë.
Popujt, që kanë një kohë të gjatë pa bërë luftë, janë edhe në planin ushtarak më të fortë se popujt militarist. Ekziston për këtë shembulli i SHBA, që gjatë historisë të tyre kanë njohur vetëm dy luftëra të rëndësishme: luftën për Pavarësi dhe atë të ndarjes për çlirimin ne zezakëve. Pas kësaj, që sapo u tha, mund të mos të tronditemi as për materialin e shkëlqyer të republikës tej Atlantikut, as për lulëzimin e saj dhe zhvillimin e shpejtë dhe as për lehtësinë me të cilën ka ditur të zhvillojë forca të mëdha ushtarake gjatë këtyre viteve dhe është bërë forca mbisunduese e botës. Nuk është pa interes ta shikojmë nën këtë kënd edhe historinë tonë. Gjatë shekujve ajo mban gjurmën fatale të ndarjes nga lufta. Ne kemi qenë dhe do të mbetemi një popull militar… Në këtë kuadër, disa epoka te ne kanë qenë në të vërtetë përcaktuese. Një nga ato është epoka e Pjetrit të Madh, ‘këtij gogoli që gllabëroi tërë botën’. Është me të vërtet e vështirë të gjendet një burrë tjetër që të ketë shkaktuar një paragjykim të tillë në popullsinë tonë. Me anë të luftërave të pandërprera dhe me transformimet madhështore spektakolare, por që kanë qenë shumë pak të dobishme për masën popullore , ai ka bërë që të shuhet lulja ë ‘më të mirëve ‘ të Rusisë, në jo më ka se 30% të popullsisë mashkullore aktive. Ai e ka blerë madhështinë e jashtme të Rusisë me një çmim që I ka kushtuar vendit tërë të ardhmen e tij. Në vazhdim kjo është pasqyruar nga keqësimi i skllavërisë, gjatë tërë një shekulli sundues ngecjeje në zhvillimin kulturor të masave dhe në shumë fusha të tjera, deri në ditët tona. Fatkeqësisht, unë këtu nuk mund ti lejoj vetes ta interpretoj historinë tonë nga pikëpamja e ndikimit të luftës mbi fatet ton ate jetës. Vetëm do të thosha se ky ndikim ka qenë fatal…
Tashmë unë do të skicoj vetëm disa fjalë mbi sjelljet e të gjallëve, mbi natyrën e tyre, artet ose reflekse e tyre. Në këtë anë ndikimi i luftës është tepër i madh. Ajo shtrembëron plotësisht ndërgjegjen, ndjenjat dhe veprimet jo aq të ushtrisë sa dhe të popullsisë civile. Ky shtrembërim mbështetet mbi këtë parim biologjik: funksioni krijon organin; veprimi i kryer rikosheton mbi shpirtin dhe organizmin e ekzekutuesit. Vetëm naivët, mund të mendojnë se veprimet që ne bëjmë kalojnë, për ne ( dhe për të tjerët), pa lënë gjurmë. Nuk është aspak kështu. ‘Çdo veprim, çdo fjalë e hedhur në këtë botë, që jeton përjetësisht, është një farë, që nuk mund të vdesë’ (Karlajli). Veprimet tona, me rikoshet, lënë një gjurmë mbi ne vetë, shndërrojnë sipas imazhit të tyre shpirtin tonë , trupin tonë dhe tërë sjelljet tona. Kjo shprehet akoma më shumë në veprimet e ngulitura nga lufta.
Duke qenë nga thelbi i saj krejt e kundërta e jetës paqësore, lufta ngulit tek popullsia tipare dhe forma sjelljeje krejt të kundërta me të parën. Jeta paqësore frenon veprimet e vrasjes, të dhunës, të egërsisë, të grabitjes, të spiunimit, të mashtrimit, dhe të shkatërrimit. Përkundrazi, lufta i kërkon këto veprime, i ngulit këto reflekse, i thërret në jetë dhe ndihmon me të gjitha mënyrat suksesin e tyre. Vrasjen, plaçkitjen, dhunën, nënshtrimin, gënjeshtrën, mashtrimin, dhe shkatërrimin e armikut, lufta i ngre në akte të larta, në merita; ai që i kryen këto veprime paraqitet si një hero dhe në vend të ndëshkimit atë e shpërblejnë për kryerjen e tyre, në vend të dënimit e rrethojnë me lavdi. Jeta paqësore zhvillon iniciativën, punën prodhuese, krijimtarinë, lirinë individuale; lufta nxit varësinë pa kushte, nënshtrimin e papërgjegjshëm (disiplina), I zë frymën insiativës vetjake, shpirtit të veprimit (‘ nënshtrohu, zbato, dhe mos diskuto), anulon lirinë individuale (ligjet luftarake, gjyqet dhe urdhrat pa apel), ngulit dhe bën zakon veprimet thjesht shkatërruese , shkul dhe çmëson punën prodhuese paqësore. Jeta paqësore fryn te popullsia dhe përforcon tek ajo ndjenjat dhe veprimet e një qëndrimi dashamirës kundrejt njerëzve, të dashurisë, të respektit kundrejt personit, të të drejtave, lirisë së tij dhe të mirave. Lufta është një aparat që synon ti ç’rrënjosë këta reflekse dhe këto ndenja një aparat që ngulit dhe përforcon ndjenjat dhe reflekse e ligësisë, të urrejtjes, të shkatërrimit, të mos respektimit të jetës, të lirisë, të të drejtave dhe të të mirave të personit. Jeta paqësore krijon kushtet dhe ndihmon zhvillimin e mendimit në fushën e shkencës, të arteve dhe të kulturës, në përgjithësi. Lufta u zë frymën. Ajo e lidh lirinë e mendimit, e shtyp dhe e shkatërron me mijëra proçedura dhe mjete.
Mos u habisni nëqoftëse pas luftërave të rëndësishme jeu ndesheni në vend me rritjen e krimit, të banditizmit, të grupeve plaçkitësish dhe vrasësish të paguar, që janë cmësuar nga puna paqësore, me veprime shkatërruese nga masat, me lulëzimin e dhunës, me dobësimin dhe çarjen e së drejtës dhe të moralit, me rënien e punës paqësore dhe prodhimtarisë së saj, me spekullimin, me gënjeshtrën dhe mashtrimin , me rebelimin dhe me shpërthimin masiv të forcës brutale, me përvetësimin e të mirave, me varfërinë e përgjithshme, me egërsinë, me ashpërsinë dhe me rritjen e injorancës…Kush krijon luftën i krijon edhe të gjitha këto. Pasojat e këtij lloji janë veçanërisht të fuqishme gjatë luftërave civile. Në këtë kuptim të përçudnimit të sjelljes së popullsisë, këto rrjedhime janë shumë më të hidhura se ato të një konflikti të përgjithshëm. Tashmë… do te evokoj ndikimin e luftës mbi organizimin shoqëror. Meqë lufta ndryshon përbërjen e popullsisë dhe karakteristikat e saj, ajo nuk mund të mos ndryshojë ndërtimin e vetë shoqërisë. Pasoja thelbësore e luftës në këtë fushë është ndryshimi i organizimit të shoqërisë në drejtim të socializmit ushtarak.
Me shoqëri militaro-socialiste ideale ose e çuar në ekstrem unë kuptoj një mekanizëm që karakterizohet nga:
1)një vëllim i pakufizuar i ndërhyrjes, tutelës dhe rregullimit qeveritar për gjithë jetën dhe raportet ndërmjet të qeverisurve, duke filluar nga marrëdhëniet ekonomike e deri tek ato fetare, juridike, estetike etj.
2) një vëllim i pamjaftueshëm autonomie dhe vetëqeverisjeje në të gjithë fushat e jetës dhe lidhjet e ndërsjellta
3) në një masë të caktuar, despotizmin barazimtar. Në një shoqëri të tillë pushteti është I pakufizuar. Ai nuk ka limite në vëllimin e ndërhyrjes në jetën e qytetarëve dhe në rregullimin e saj. Për sa I takon gjëndjes së autonomisë së të drejtuarve, ata nuk kanë fushë veprimi. Si ushtarët në rresht, ata kanë vetëm një detyrim: ti nënshtrohen pa rezerva direktivave të pushtetit…
Në lidhje me këtë, as që mund të shtrohet çështja e lirive individuale. Në të njëjtën mënyrë inisiativa private, paprekshmëria e të drejtave të pronësisë etj. zhduken… Shkurt e tillë është shoqëria militare-socialiste ideale.
Nuk përfshihet këtu socializmi absolutisht përfitues, i lire, I krijuar nga vullneti I lirë I personave që bashkëveprojnë pa asnjë shtrëngim. Nga ana tjetër duke qenë të gjitha kushtet të barabarta , lufta ndryshon organizimin e shoqërisë pikërisht në drejtim të afrimit të tij me këtë tip ideal…Duke mbetur të gjitha kushtet njësoj shoqëria militaro-socialiste ose e disiplinuar, e transformuar në një makinë ushtarake të vetme, e varur nga pushteti që komandonte në kohën e luftës, ka më shumë shanse të fitojë dhe të mbijetojë se sa një shoqëri e decentralizuar, e padisiplinuar, e patransformuar në një ushtri, në një kamp të vetëm ushtarak. Shtimi I këtyre shanseve për mbijetesë në luftën për ekzistencë të grupit arrin gjithmonë , në mënyrë të ndërgjegjshme ose të pa ndërgjegjshme , në përforcimin e socializmit ushtarak, kur vjen lufta.
…Ne pamë se lufta merr më të mirët. Në qoftë se ajo zgjat për një kohë të gjatë një pjesë e madhe e ‘më të mirëve’ zhduket. Humbja e elementëve më të mirë të popullsisë…shënon pakësimin e forcave të shoqërisë, që do ti kundërviheshin prirjes së natyrshme të çdo pushteti ndaj absolutizmit, despotizmit dhe shtrirjes së pakufizuar të rregullimit. Llumi mbijetues nuk mund ta luftojë këtë prirje si do të kishte mundur ta bënte gjaku më i mirë i popullit, që është zhdukur në luftë. Ata që mbeten nuk kanë as energjinë, as talentet, as dashurinë e lirisë dhe aftësinë për të mbrojtur të drejtat e tyre, si do ti zotëronin ata që janë vrarë. Qeveritarët mund të bëjnë më këtë ‘llum’ atë që u duket atyre më e mirë, pa ndeshur kundërshtim energjik. Murmurima nuk shkon në kryengritje dhe, nëqoftëse ajo bëhet, kjo do të japë vetëm jehona të paorganizuara. Pa dy ose tre tentativave të dështuara, ‘llumi’ do të kthehet në fatin e vet.
Ne pamë se lufta dhe militarizmi i injektojnë popullsisë disa reflekse dhe zakone. Kazerma dhe radhët ushtarake, kjo është shkolla e varësisë civile. Një ushtar nuk ka vullnet. Ai është një zbatues i verbër urdhrash. Ai nuk duhet të ketë personalitet, disiplina ushtarake kërkon t’ia shkulë këtë . Ushtari është vetëm material i thjeshtë që e disponon pushteti. Përveç kësaj, lufta ngulit veprimet e mosrespektit ndaj jetës dhe të ‘ drejtave të njeriut dhe të qytetarëve, ajo i mohon plotësisht ato, etj. Të gjitha këto tipare gjatë luftës, sidomos të zgjatur- i komunikohen tërë shoqërisë… kjo bëhet thjesht një fortesë e rrethuar organizimi shoqëror i së cilës ka qenë gjithmonë tipi i socializmit ushtarak… Këto konsiderata mjaftojnë për të kuptuar përse lufta sjell dhe përforcon socializmin ushtarak… Vetë sistemi i trupave dhe i ushtrisë ka qenë, është dhe do të jetë një sistem mjaft i theksuar militaro- socialist. Organizmi shoqëror i ushtarakëve dhe i fortesave të rrethuara është i afërt me tipin ideal të shoqërisë militaro-socialiste…
Në këtë vit ne jemi vëzhgues dhe pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në këtë proces. Që nga viti 1914 , kurba e ‘socializmit shtetëror’= socializëm ushtarak në të gjitha vendet ndërluftuese, deri edhe në Anglinë, e lirë dhe individualiste dhe në SHBA të Veriut (që nga momenti i hyrjes në luftë) ka filluar të rritet dhe sa më tepër që amplifikohet lufta, po aq pushtohet situata e vendit. Lufta mbaroi dhe ne pamë se kjo kurbë në Perëndim filloi të ulej ’ denacionalizimi i industrisë, që punonte për luftën, heqje e kontrollit dhe e rregullimit shtetëror , heqja e reparacioneve të mallrave ushqimorë, të sistemit të triskave ushqimore, heqjen e gjendjes së luftës dhe të kufizimeve të lirisë së shprehjes etj.)
Në këtë kuadër lëvizja e kurbës së socializmit ushtarak gjatë këtyre viteve tek ne ka qenë mjaft spektakulare. Nga momenti që në tërë historinë tonë, ne kemi qenë një popull militarist, pra, ne duhet të ishim dhe praktikisht ne kemi qenë një shoqëri me karakter të theksuar militarist. Socializmi ushtarak, si të thuash, ka hyrë në ‘mishin dhe gjakun’ e popullit tonë… Absolutizmi, despotizmi dhe centralizimi i regjimit të vjetër, janë dëshmitë e para të një afrimi të shoqërisë sonë ndaj tipit militaro-socialist; mungesa e të drejtave, lirive dhe të autonomisë së individit nën regjimin e vjetër, janë dëshmi të tjera të së njëjtës dukuri;zhvillimi i dobët i individualizmit, i inisiativës personale, instinkti i grumbullimit të popullsisë, zakoni i tij për nënshtrim-është dëshmia e tretë. Gjatë tërë historisë sonë, sidomos nën Pjetrin e Madh dhe pas tij, ne kemi qenë të orientuar në një drejtim;drejt socializmit ushtarak. Lufta ka gjetur tek ne një truall mjaft të përshtatshëm për të kultivuar tërë madhështi farën e saj të zakonshme; socializmin ushtarak. Ndërkaq kjo kurbë filloi të lëvizë shpejt, shpejt arritja e shoqes legjitime të luftës-urisë- e ka nxitur rritjen e kësaj kurbë, sidomos në fushën ekonomike dhe ushqimore . Socializmi ynë ushtarak është mishi i mishit të historisë sonë të mëparshme , i shfaqur gjatë valës së luftërave dhe urisë. Lufta nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zbuluar këtë veti të organizimit tonë shoqëror. Uria-me ekzistencën para 1918 të diferencimit të të mirave- ka ndihmuar luftën . Prej këtej rrjedh dhe socializmi ushtarak , si i tillë, ishte i pashmangshëm dhe përpjekjet për ta luftuar ishin të paracaktuara të dështonin. Pavarësisht nga shpresat e shumë njerëzve , lufta civile duhej ta përforconte dhe jo ta dobësonte këtë prirje . Ne kemi qenë spektatorë të këtij procesi …
Kujt i pëlqejnë pasojat që shkakton lufta ndaj popullsisë dhe organizimit shoqëror, le ti thurë ditirambe. Kujt nuk i pëlqejnë këto pasoja, le ti mallkojë. As njëri as tjetri nuk hyjnë në detyrën time, por vetëm studimi i lidhjeve të shkakut me pasojën ndërmjet luftës dhe rrjedhojave të saj…

profesor i sociologjisë në Universitetin e Harvardit, shkencëtar me famë ndërkombëtare, autor i më shumë se 30 librave dhe shumë artikujve për sociologjinë, ka vdekur në SHBA në 1968. Për herë të parë ai u ndesh me vdekjen në 1918, kur u dënua me vdekje nga gjyqi i Volodges. Tek jeta dhe vepra e tij shohim dhe njëherë paradoksin e ideve dhe revolucioneve. Ai ishte pjesëmarrës aktiv i lëvizjes shoqërore-revolucionare. Para revolucionit ai kishte njohur jetën ilegale , arrestimet, burgun, internimet. Ishte kundër terrorit dhe luftës civile që nisën bolshevikët. Shkurti 1917 e gjeti atë në skenën e jetës politike në krahun demokratik të partisë së tij. Ai mori drejtimin e gazetës ‘Volia Naroda’ ( Vullneti i Popullit’ dhe për një kohë ishte këshilltari personal i Kerenksit dhe anëtar i Këshillit Republikan të Rusisë. Pas Revolucionit të tetorit u arrestua dy herë dhe në sajë të një falje të papritur, fitoi lirinë. Absurditeti dhe tmerri i luftës civile e detyruan ta braktiste jetën politike dhe ti kushtohej tërësisht shkencës. Në 1919 e gjejmë profesor në Universitetin e Peterburgut , ku formoi dhe katedrën e sociologjisë.

Fama e tij vjen në rritje. Në 1920 dolën dy vëllimet e tij, ‘Sistemet e sociologjisë’. Midis punimeve të kësaj epoke, në artikullin ;ndikimi i luftës mbi përbërjen e popullsisë, mbi tiparet dhe organizimin e saj shoqëror’, ai shpresonte se me mbarimin e luftës civile jo vetëm që nuk mbaroi, por më pas erdhi edhe NEP-i. Tashmë artikujt e Sorokinit filluan të mos i pëlqenin më pushtetit dhe me porosi të Leninit, në 1922 , ai , së bashku me shkencëtarë dhe filozofët të tjerë, u dëbuan nga Rusia. Pas një qëndrimi të shkurtër në Pragë, vajti në SHBA, ku dha sociologjinë në mjaft universitete amerikane dhe në 1930 u vendos përfundimisht në Harvard. Ai u bë klasik në fushën e sociologjisë, që kur ishte gjallë, gjë që ndodh radhë në shkencë, sidomos në atë shoqërore. Por në vendin e tij ai nuk u vlerësua. ‘Asnjë nuk është profet në vendin e tij!’Në këtë numër të revistës botuam disa fragmente të një artikulli të tij, të cilat jo vetëm të zhysin në mendime, por edhe të lejojnë të analizosh, nën një pikëpamje mjaft origjinale, në krahasim me ato që janë dëgjuar deri tani lidhur me revolucionet, dukuri të së kaluarës, por edhe me zhvillime të së sotmes

Blog at WordPress.com.

Up ↑