Mjerimi i Stomakut të Uritur dhe Shitblerja e Votës!

Një thes miell? Pak para për lirinë? Çfarë i mbetet në fund njeriut nëse ai dorëzon lirinë në këmbim të një përfitimi me vlerë të përkohshme?
Pa lirinë, lehtësisht njeriu e ka shndërruar qenien në një automat i cili s’mund të dashurojë.
Pa lirinë, njeriu humbet çdo ditë esencën në rrokullimën drejt tëposhtës morale ku sundohet prej padronëve tek të cilët në këmbim të disa të ‘mirave’ të përkohshme materiale, ka ofruar pasurinë më të madhe e të pazëvendësueshme, lirinë. Kështu, pa lirinë ai e ka shndërruar botën e tij të pajetueshme, të pashpresë. Një botë padronësh të cilët nuk synojnë mirëqënien dhe progresin e subjekteve të cilëve u blejnë votën, por mjerimin e tyre.
Mjerimi i stomakut të uritur, është i manipulueshëm. ‘Na skllavëroni, vetëm na ushqeni’ ishte metafora e Dostojevskit ndaj asaj pjese të shoqërisë e cila dorëzon lirinë në duart e klasës sunduese, në këmbim të sigurisë në kufijtë e mbijetesës.
Akil Pano

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: