Zgjedh të jetoj i lirë!

Dëgjova një personazh mediatik që përpara disa ditësh, në debatin televiziv live, më drejtohet me fjalët:
“Që kur ke mbajtur ‘krah’ (e kishte fjalën për lëvizjen e mendimit konservator pro familjes) ke ndryshuar komunikimin dhe i ke hap punë vetes (këtë e lidhte me gjyqet me komisionerin dhe agjendat lgbtq..)!”
Disa njerëz të tjerë më thonë: Përkulu ca, mos e shih realitetin vetëm bardh e zi, ji fleksibël.

Problemi që këta ‘miq’ kanë, është se nuk kujtojnë që unë jam ky që shohin e dëgjojnë publikisht të paktën 15 vitet e fundit në agorën e debatit publik. Pra,komunikimi im në media e kudo, nuk është se ma do puna, nevoja, e as vjen si porosi prej diku. Unë jam ai që shihni e dëgjoni, sepse kështu rreh zemra ime, kështu më mëson feja, kultura, tradita. Kështu mendoj, veproj e jetoj.

Problemi tjetër që këta ‘këshillues’ të ngjashëm me shokët e Jobit kanë, është ngjashmëria e jetës së tyre me metaforën;
‘Njerëz të cilët vijojnë festinet në katet e larta të pallatit, ndërsa katet e poshtme janë përpirë nga zjarri!’

Ndaj, fleksibiliteti i vërtetë është të kesh vlera në një botë të degjeneruar që gradualisht po shkon drejt shkaterrimit dhe vetëasgjesimit të sigurtë.

Në këtë realitet tragjik disa zgjedhin të festojnë, disa të përfitojnë, disa të heshtin e disa të flenë.

Unë zgjedh të jem vetja! Zgjedh të besoj, të flas. Të përpiqem. Të luftoj! Zgjedh të jetoj i lirë!

akilpano

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: