“Herezia tjetër e madhe do të jetë thjesht një sulm ndaj moralit; dhe veçanërisht moralit seksual.”
Aktualisht jemi duke jetuar në kohën siç ekzaktësisht e parashikoi Çestertoni 100 vite më parë. Tezat e Çestertonit për bashkëkombasit e tij në kohën që fliste me shumë mundësi konsideroheshin ‘teori konspiracioni.’
Natyrisht ‘asnjë profet nuk pranohet në vendin e lindjes’ por paradigma e kohës tonë është vrasja politike e ‘profetëve’ të cilët ndryshe nga masa e gjerë lexojnë me zë të lartë çka shohin se ndodh dhe pregatitet të ndodhë në botën e tyre. Në kundërshtim me elitat sunduese të cilat imponojnë çensurë dhe absolutizëm, ‘profetët’ të karakterizuar nga vetmia e jetës gati asketike shpallin me guxim të vërtetat që shohin në kulturën e kohës, sepse janë idhtarë të së vërtetës. Paralajmërojnë rrezikun përpara se të vijë, sepse duan të shpëtojnë njerëzit e tyre nga asgjesimi.
‘Profetët’ përbalten, goditen, çensurohen, shpallen armiq, persekutohen, izolohen, sepse elitat sunduese e dinë që e vetmja mundësi për të asgjesuar mesazhin, êshtë të vrasin më parë lajmëtarët e tij.
Është përgjegjësia e çdo brezi të dojë të vërtetën dhe të mbrojë ‘profetët’ e saj. Në të kundërt çka mbetet do të jetë një botë hijesh brenda shpellës alegoria e së cilës na kujton se ne, personazhet brenda saj nuk mund ta çlirojmë veten prej errësirës intelektuale drejt ndriçimit, pasi na mungon guximi për të besuar dhe kurajo të veprojmë.
Leave a Reply