Dy Fjalë Mbi Faljen

Falje, nuk do të thotë të harrosh e as injorosh faktin që dikush të ka fyer apo lënduar. Falja është kapaciteti për të thënë ‘unë nuk e lejoj këtë gjë të hyjë në mesin tonë ‘ ndërsa ti përjeton lëndimin dhe dhimbjen.

Për këtë arsye falja qëndron në themel të jetës dhe shoqërisë njerëzore. Marrëdhëniet e prishura nuk mund të restaurohen pa faljen aktive.
Gjithashtu transformimi njerëzor në marrëdhenie me Zotin duhet të ketë si pikënisje faljen e mëkateve.

Një shpirt që ka përjetuar faljen, do të falë. ‘Atij që i është falur shumë, do shumë.’
Mësimi i madh mbi faljen në lutjen e shenjtë, e vendos njeriun përpara përgjegjësisë së llogaridhënies ndaj Zotit. Le të kujtojmë sot mësimin e Jezusit, ndërsa i mëson ndjekësit t’i luten Atit Qiellor me fjalët:

“Fali fajet tona, sikurse ne u a falim fajet fajtorëve tanë.”

Falja qiellore e cila derdhet në enën e një shpirti njerëzor, natyrshëm duhet te derdhet sërish, këtë herë prej kësaj ene dhe kështu balsami i faljes do te nis të shërojë marrëdhëniet e thyera, martesat, familjet dhe shoqërinë.

Ndaj nëse shpirti juaj ka përjetuar prekjen e faljes qiellore, mos kini frikë të nisni nga vetja.

Ena juaj është krijuar të derdhë virtytin e jetës së re. Derdhuni pa pasur frikë se do të humbni. Në fakt është e kundërta! Kështu do të keni shance të fitoni, të ngadhënjeni, bekoni, shëroni dhe jetoni në paqe me Zotin dhe njerëzit.
Akil Pano

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: