Anarkisti, njeriu i besimit dhe shteti.

Kur një anarkist është i varfër ai i thyen ligjet; kur është i pasur i bën ligjet. Në asnjë rast ai nuk ëndërron t’u bindet atyre. Ky është rasti I cili na prezanton me pamjaftueshmërinë e ligjit për të ndërtuar shtetin e së drejtës. Ne na mungon njeriu i cili përtej ligjit, i druhet një autoriteti më të lartë. Zotit. Njeriu i besimit gjithnjë do të zbatojë ligjin (i cili nuk kontradikton ligjet e Zotit) sepse ai e di që kështu i ka shërbyer Zotit dhe njerëzve. Njeriu i besimit s’mund të jetë anarkist, pasi në thelb ai beson në një mbretëri të përsosur ku sundon ligji dhe dashuria. Nëse njeriu i besimit jeton në një vend ku mbretëron kaosi, vjedhja dhe padrejtësitë, ai ndjen një tension të vazhdueshëm dhe merr përgjegjësi përpara Zotit dhe njerëzve që të punojë e të sjellë mbretërinë e rregullit, të paqes dhe drejtësisë, në botën ku ai jeton. Fundja ky është testi i tij i besimit. Të manifestojë në botën e tij një copëz nga realiteti i mbretërisë së përsosur të Zotit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: