Për babain!

Sot është Dita e babait. Por t’i s’e dije. Dhe unë e kisha harruar. Sot një mesazh në telefon ma kujtoi…

Fatkeqësisht si shumë gjera të rëndësishme e me vlerë të cilat s’i kujtojmë, e i lemë pasdore në kulturën tonë është babai. Për babain nuk ka një ditë mirënjohje, nderimi, kujtimi.

Sipas hulumtimeve të mia, në këtë botë baballarët jetojnë më pak se nënat. Mbase Kjo lidhet me llojin e punës që bëjnë, nivelin e stresit me të cilin përballen. Përpjekjet e vazhdueshme për t’ia dalë në perballje me boten dhe jeten. Betejën për të siguruar për familjen. Mbase lidhet me vetminë që i karakterizon. Prej natyre burrat nuk janë social sa gratë…

Jeta na kujton që babain nuk do ta kemi gjithnjë fizikisht pranë.

Çojini një lule në varrin e tij të harruar. Hap albumin e fotografive dhe zgjo një kujtim të mirë. Sot në drekë, ngri nje dolli në kujtim të tij, të siguroj që kjo do t’i pëlqente.

Nese babai juaj është gjalle; bëni për të një lutje, shkruajini një mesazh, merreni në telefon!
Nëse nuk dini çfarë t’i thoni: heshtni… thjesht degjojini zërin!!! Atëherë do ta dini ç’duhet thënē.

“Bab, më ka marr malli. Mora të dëgjoj zërin! Të të shpreh mirënjohjen! Të të them, jam krenar për ty.”

Sot, kujtoj babain tim. Ai jetoi pak në këtë botë. U perpoq, luftoi, na rriti. Por gjithçka kaloi shpejt. Koha ishte e pamjaftueshme për një bisedë burrash, për mirënjohjen e nderimin për të cilët flas.
Miq, përdoreni kohën sot.

Zoti bekoftë babain tuaj dhe baballarët në shoqërinë tonë🙏

“Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.”
Eksodi 20:12
Akil Pano

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: