Pata fatin të isha i pranishëm në konferencën me temë: Zoti , Familja, Kombi, organizuar nga Qendra Për të Drejtat Themelore dhe Unioni Konservator i Amerikës e cila u shvillua në Budapest në Dt 19-20 Maj 2022.
Pavarësisht çfarë dëgjoj pothuaj përditë nga individë të ndryshëm në vendin tim mbi etiketimet që i bashkëngjisin qeverisjes së Kryeministrit Orban, Hungarezët që takova (dhe s’ishin pak) ishin të lumtur. Askush nuk largohej nga Hungaria. Familja mbështetej prej politikave sociale që këtu e as në Evropë as që imagjinohen.
Po publikoj disa elemente nga politikat sociale që Qeveria e Hungarisë i aplikon të mbështetje të familjes.
- Çdo i ri deri në moshën 25 vjeç nuk tatohet për pagën që merr.
- Çdo grua shtatzanë mbështetet financiarisht me 26.000 euro deri sa të lindi foshnjen e saj.
- Kur një çift i martuar ndërton shtëpinë, shteti siguron kredi me 0% interes dhe ofron mundësi mbështetje financiare deri në 60% të vlerës totale të ndërtimit të shtëpisë.
- Nëse një familje ka 4 fëmije përjashtohet përgjithmonë nga taksat.
Përmes këtyre politikave dhe shumë të tjera shteti Hungarez ka realizuar vendosjen e një kufiri për plakjen e popullsisë, pasi lindshmëria mbështetet. Të rinjtë inkurajohen të punojnë. Çiftet e martuara mbështeten të ndërtojnë jetën e tyre brenda vendit. Si rrjedhojë, Hungarezët as që e mendonin ikjen nga vendi i tyre.
Pyetja që i drejtova organizatorit të konferencës ishte: “Si ia bëni që siguroni këtë paketë financiare në mbështetje të familjes dhe çifteve të reja, Ndërkohë që ulni taksat? Sa është borxhi i shtetit!?”
Përgjigja ishte e thjeshtë: I nxisim njerëzit të punojnë. Kemi ulur korrupsionin. Borxhi i shtetit për vitin 2021 ishte 72%.
Menjëherë kërkova sa ishte borxhi ynë i shtetit dhe pashë që borxhi ynë është 87%.
Ndërkohë që Shqipëria vijon të shpopullohet dhe plakja e popullsisë po rritet me shpejtësi të frikshme si rrjedhojë e emigracionit të të rinjve; rënies së numrit të lindjeve dhe mungesës së politikave që mbështesin në mënyrë domethënëse familjen, kriza tashmë është transferuar në mungesën e theksuar të forcës punëtore, gjë që çon në hapjen e vendit për punonjës nga vendet si India, Bangladeshi, Filipinet etj. Çka në dy dekadat e ardhshme do të çbëjë homogjenitetin tonë kombëtar dhe miksimin e Shqiptarëve në masë me rraca të tjera brenda vendit të tyre…
Mendoj që duhet të mësojmë nga Hungaria dhe politikat e saj në mbështetjen e familjes, sa më parë. Çdo minutë që kalon pa bërë asgjë, është në dëm të interesit kombëtar të Shqiptarëve.
Akil Pano
Leave a Reply