Më shumë se disa grimca rëre…!?

Nëse njerëzit janë vetëm 1 kokërr rërë në gotën e orës të universit, a mund të ketë vërtet ndikim të madh ajo që bëjmë?

Një pyetje e cila na mundon prej shumë kohe… Rreth tremijë vite më parë psalmisti shpreh tensionin e vazhdueshëm që gjendet brenda njeriut i cili kërkon të njohë veten dhe arsyet e ekzistencës së tij! Ai shkruan:

“Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur, çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?” Psalmi 8:3-4

Çfarë jemi!? Këtë po filloj të spjegoj nisur nga biseda me një mik virtual, i cili pasi kishte lexuar analizën time mbi disa problematika sociale që janë të dukshme ne shoqërinë tonë, më shkruan:
“Pastor, s’ju duket e tepert qe nje njeri i Zotit te perfshihet ne diskutime politike? Jepi “Cezarit” ate qe i takon, jane te percaktuara paraprakisht pushtetet.”

Vendosa t’i përgjigjem!

“Miku im, pershendetje! Aspak!!!

E tepërt dhe naive do të më dukej e kundërta. Kur njerëzit e Zotit flasin vetëm për qiellin atëherë ose Zoti i tyre është indiferent për jetën e përditëshme të njerëzve, ose njerëzit e Zotit nuk kanë arritur të bëjnë balancin në mesazhin e tyre ‘qiellor’ I cili duhet t’i flasë njerëzve të tokës.
Mesazhi im është politik, sepse Zoti e krijoi njeriun si qenie ‘politike’… është social, sepse Zoti e ka krijuar njeriun qenie sociale…dhe është shpirtëror sepse Zoti e krijoi njeriun qenie shpirtërore.
Mesazhi im nuk është partiak…por një analize në tre rrafshet: politik, social dhe shpirtëror, pasi njeriu është i tillë.
Unë mendoj që një prej arsyeve pse gjendemi në këtë ‘moçal’ është sepse njeriu i Zotit nuk ka kuptuar këtë që të shkruajta.”

Të dashur miq, ekziston një diatokomi e skajshme në Shqipëri, mes asaj që e njohim si shpirtërore dhe materiales. Mes fushëveprimit të religjonit dhe ndikimit të tij në njërin kah dhe spektrit të veprimit të shtetit dhe institucioneve në kahun tjetër.
Mendimi laik është keqinterpretuar deri në masën e absolutes, pasi nuk e ka ndihmuar njeriun post-komunist të kuptojë që njeriu është i krijuar sipas modelit trinitarian.
Pra njeriu është materie, mendje dhe shpirt. Si rrjedhojë, njeriu është qenie biologjike, socio-politike dhe shpirtërore.
Qenie biologjike, sepse ai jeton në rrafshin e prekshëm të planetit. Ai merr frymë, ushqehet, rritet, riprodhohet dhe më pas vdes. Por njeriu është shumë më tepër se një grumbull grimcash të padukshme protonesh dhe neutronesh të cilat kanë vendosur të qëndrojnë sëbashku. Njeriu qëndron më lartë se qeniet me inteligjencë të ulët. Materia, e vetme nuk mund të spjegojë dot kompleksitetin e qenies njerëzore.
Njeriu është qenie socio-politike. Qenie politike, sepse duhet të projektojë dhe duhet të marrë vendime që presupozojnë përmirësimin e jetës së tij. Njeriu ëndërron të jetojë më mirë, të jetojë i sigurtë dhe në paqe sociale. Ndërton institucione që të realizojë këtë objektiv që lidhet me projeksionin e tij si qenie politike.
Qenie sociale , sepse njeriu nuk mund të jetojë i vetëm. Ai ëndërron të ketë familje, kujdeset dhe siguron për familjen e tij. Ndërton bashkësi rreth vetes, sepse kërkon ndërveprim me qenie të tjera të të njëjtit lloj. Por, njeriu mbi të gjitha, është qenie shpirtërore. Qenie shpirtërore, sepse përpara se të jetë një trup, njeriu është shpirt i përjetshëm, i cili jeton brenda shtëpisë së tij tokësore, trupit fizik.

Dimensioni i tij shpirtëror e veçon njeriun nga çdo gjë që është materie dhe çdo specie tjetër. Ky dimesion e bën njeriun të dëshirojë pavdeksinë dhe të shohë jetën si një udhëtim i cili nuk përfundon me tokën. Njeriu si qenie shpirtërore aspiron të hulumtojë thellësinë e këtij dimensioni. Ai pa rreshtur kërkon të eksplorojë të panjohurat e ekzistencës së tij. Vetëm kjo pamje e plotë për njeriun na mundëson të kemi përqasjen e duhur për jetën, e cila gjithashtu është e ndërtuar mbi të njëjtin parim trinitarian. Jeta, në rrafshin biologjik, atë socio-politikë dhe në rrafshin shpirtëror.
Ky është kendvështrimi holistik mbi njeriun dhe jetën. Këndvështrim i cili argumenton nevojën për transformimin pozitiv të jetës së njeriut dhe shoqërisë njerëzore në tre dimensionet që konfigurojnë atë që ne quajmë njeri.
Si rrjedhojë, çdo njeri, e veçanërisht njeriu i Zotit, duhet të përpiqet pa u lodhur të veprojë dhe investojë në transformimin holistik të njeriut dhe shoqërisë.
Ju uroj bekimin e Zotit!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: