Banaliteti i së keqes.

Jetojmë në kohën kur e keqja shfaqet në forma të ndryshme. Askush s’e kish menduar se duke u shkrirë me natyrën e rënë të njeriut, e keqja mund të veshë fare mirë një buzëqeshje, përqafim, shtrëngim duarsh, a shkelje syri.
Hera herës e keqja prezantojet si një zgjedhje e detyruar (e keqja me e vogël). Herë të tjera ajo mund të veshë kostumin e një miku…
(kujtoj kopështin e thirrjeve hyjnore për ndihmë dhe lotëve të cilët s’mundën të ndalnin puthjen e tradhëtisë.)

Miq, do të vijnë njerëz në jetën tuaj të cilët synim kryesor do të kenë t’ju zbresin në nivelin e tyre. Këtë kënaqesi sublime mund t’ia jepni nëse do të përdorni mjeshtëritë që ata zotërojnë. Kam një këshillë për ju;
Mos mendoni se duke u ulur me këta njerëz shkurtoni distancat dhe kështu ndryshoni marrëdhënien. Përpjekja për paqebërje, jep frut vetëm kur paqja është synim i dykahshëm.

Refuzoni mendimin naiv se me përpjekjet tuaja mund të ndryshoni këdo. E kundërta do t’ju vendoste përballë betejës së pamundur me motivet, synimet dhe ambicjet e zemrës njerëzore, të cilat ju s’mund t’i ndryshoni.

Mos harroni se ekzistojnë njerëz të cilët me zgjedhje mbeten po ata, qafëfortë e të pandryshuar. Universi i tyre është jo më i madh se qendra e tij, e cila s’është më e madhe nga vetë këta njerëz.

Kujdesuni mos t’ju tërheqë poshtë graviteti i tyre, sa të nisni dhe të zhgënjeheni me jetën dhe të barrosni atë ç’ka keni të çmuar.

Mos zbrisni në gropën e urrejtjes e cila është mjeti më efikas të çbëjë çdo vlerë dhe aromë jete në ju.

Mos lejoni askënd t’ju pengojë rrezen nga e merrni dritën.

Ndriçoni, shkëlqeni, dashuroni dhe ngjituni pas së mirës.
Refuzoni të ktheni të keqen me të keqe! Fyerjet dhe shpifjet mund t’ju sjellin ndërmend marrëzinë kolektive nga poshtë kryqit.

Falni, bekoni dhe kështu i jeni larguar aq shumë së keqes, e ajo është arratisur nga ju.

Kujtoni se jeni krijuar të shkelni në udhë më të larta e të lavdishme qiellore.

“Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.”
Bibla (Psalmi 30:5b) Akil Pano

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: