Arsyet për Braktisjen

“A doni edhe ju të largoheni?”

Njerëzit po largohen nga krishterimi kryesisht në perëndim, jo sepse Krishterimi është i vështirë, i pakuptueshëm, apo i pazbatueshëm, por sepse është shumë i butë.

Një pjesë e madhe e të Krishterëve perëndimorë nuk duhet të quhen të Krishterë, për arsyen e thjeshtë ; janë të pangjashëm me Krishtin, me mësimin dhe jetën e tij.

Këtu kemi mbërritur gradualisht prej një rrëshqitje të ngadaltë kompromisi me botën, duke i hequr Krishterimit thelbin. Fillimisht, kemi zëvendësuar fjalë dhe relativizuar konceptet e pandryshueshme të besimit të Krishterë.

Tani mëkatin e quajmë gabim. Pendesën kategori alternative. Ndërsa gjykimin e përjetshëm e kemi nxjerrë jashtë fjalorit. Imperativët e Biblës i kemi interpretuar përmes kontekstit kulturor, kështu konstantet e pandryshueshme janë shndërruar në koncepte të lëvizshme.

Kur këtë dramë ia kemi shkaktuar vetë Krishterimit, vras mendjen; pse shqetësohemi kur neokomunizmi në Kanada ka nxjerrë jashtë ligjit pasazhe të tëra nga Bibla dhe dënon pastorët që i predikojnë!?

Ungjillin e kemi përzjerë me traditat pagane dhe shkencat humane, deri në masën që s’ka fuqi të shpëtojë e shërojë askënd, pasi në fjalën që përcjellim ndër njerëz nuk ka të humbur që shpëtohen e as të sëmurë që mund të shërohen. Ferri nuk ekziston, e parajsa nuk gjendet! Kështu i kemi hequr brutalisht Ungjillit vlerën reale, duke minimizuar fuqinë dhe barazuar vlerën me humanizmin, i cili në përpjekjen më të mirë, synon të përmirësojë natyrës e njeriut, pa mbërritur të prekë thelbin e tij.

Sigurisht që ky nuk është Ungjilli i Krishtit Birit të Perëndisë, por lajmi i gatuar pa fuqinë e zjarrit rigjenerues të Frymës së Shenjtë, nën frikën e njeriut dhe jo drojën nga Zoti.

Njerëzit po largohen sepse krishterimi sot është larguar nga Krishti.

Ku janë dashuria, dhembshuria dhe disiplina e shëndetshme? Nëse kisha aplikon njërën dhe harron tjetrën, ka braktisur sintezën mes tyre. Kështu mbërrin në një vend rehatie, por njëherazi boshatisje dhe pafuqie të shërojë plagët e të vetëve e të botës.

Ku është kisha që jep, dërgon dhe mbron çështjen e të dobëtit? Jetojmë për të sotmen si njerëz pa busull, pa të ardhme, pa destinacion të përjetshëm. Fundin e shohim larg dhe fillimim s’e shquajmë, duke jetuar të udhëhequr nga nevoja të përkohshme dhe jo qëllime të përjetshme, nga mizëri instiktesh dhe jo natyrë virtyti, ndërsa koha lëviz më shpejt nga ç’e mendojmë duke na afruar tek kufiri që s’njeh kthim pas. Kështu, duke ndërtuar modelin e një ungjilli dhe Krishti të ‘përzier’ kemi ndërtuar një prototip te ri e te ndryshëm të Krishterit të kësaj epoke i cili është i pangjashëm me të Krishterin e librit të Veprave.

Nëse njerëzit do të largohen nga Ungjilli, është më mirë të largohen nga ai i vërteti, i fuqishmi, i cili ka në qendër Krishtin, kryqin dhe hirin që kushton. Kështu që ata që ndjekin të ndjekin të vërtetin dhe jo variantin e tij të ‘përzier’!

Sepse, faktii i pandryshueshëm mbetet;

Një Krisht jo i vërtetë, s’mund të shpëtojë askënd.

“Që nga ai moment shumë nga dishepujt e vet u tërhoqën dhe nuk shkuan më me të. Atëherë Jezusi u tha të dymbëdhjetëve: “A doni edhe ju të largoheni?”. Dhe Simon Pjetri iu përgjigj: “Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme. Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë”. Gjoni 6:66-69

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: