Aty ku ndodhet Krishti, do të gjeni mëkatarë të penduar, e të sëmurë që shërohen. Por, aty do të gjeni dhe Judën, Pilatin, Herodin, Kajafën dhe kryepriftin Anna. Pashmangshmërisht aty do të jetë dhe kryqi.
Ndaj, nëse qëndroni me Krishtin dhe përballeni me situata të pakëndshme, apo takoni njerëz si Herodi ose Juda, mos mendoni se ka diçka gabim tek ju. Është e njëjta histori e vjetër. Dashuria e Zotit është e vlefshme për të gjithë. Por, disa i përgjigjen dashurisë së Tij me urrejtje, disa me indiferentizëm, ndërsa disa të tjerë me dashuri.
Çka është e rëndësishme është ky fakt; mos humbni Krishtin mes turmës së mëkatarëve, e mos e braktisni Atë përshkak të servilëve, hipokritëve, tregtarëve në Tempull, a persekutimit. Qëndroni me Krishtin pavarësisht…
Mos humbni Krishtin mes mëkatarëve!

Leave a Reply