Miq, dua t’ju tregoj se cili eshte problemi yne i përbashkët. Problemi yne është nxitimi:
Ne të gjithë nxitojmë…madje shumë dhe me pasoja.
Historia Biblike na tregon që njeriu i madh i quajtur ‘ati i besimit’ nxitoi shumë në jetën e tij.
Një pjesë e mirë e jetës së Abrahamit karakterizohet nga një përpjekje në nxitim. Përpjekje të shpëtojë jetën, gruan, familjen, më pas nipin e tij Lotin. Më tej, përpjekje të merrte çfarë i ishte premtuar.
Si të gjithë ne sot, Abrahami ishte në garë me kohën. Nxitimi i tij prodhoi Ismaelin, më pas një konflikt të vazhdueshëm jo vetëm brenda familjes së tij, por probleme të mëdha mes popujve në familjen njerëzore.
Miq, gjithmonë nxitimet e padurimta do të prodhojnë konflikte që kalojnë mbi kohën tonë, e mbase zgjasin shekuj!
Mos-pritja është manifestimi i frikës në nivelin maksimal. Është manifestimi i mishit dhe mungesë durimi, vetkontrolli, maturie.
- Padurimi flet për frikë dhe mosbesim; Pritja zbulon siguri dhe shpresë.
- Padurimi flet per rrëzimin në betejën e madhe me tundimin.
Kujtoni Davidin dhe mëkatin e tij me Bathshebën…
Jakobin dhe padurimi i tij të merrte bekimin me mashtrim që çoi drejt mëkatit.
Tani, dikush mund të thoshte: Mashtrimi i tij justifikohej nga qëllimi!
Përpara disa vitesh një besimtar i ri që vizitoi kishën, vjen tek unë dhe duke përmendur Rahabin, më tregon se Zoti disa herë mund t’i përdori gënjeshtrat tona…
Kur mendon; Rahabi gënjeu, Davidi u hoq si i çmendur, Juda fjeti me Tamarën, mbase një nga arsyet pse Makiaveli në kapitullin XVIII të ‘Princit’, tha: “Qëllimi justifikon mjetin”
Por më vonë M. Weber do të thoshte se “qëllimet e mira mund të arrihen vetëm përmes mjeteve të mira.”
Dikush më tha një herë; po pse, ç’duhej të bënte Jakobi qe te merrte bekimin, pastor?
Pergjigja ime eshte e shkurter dhe e prere:
- Të priste… për Zotin. Askush dhe asgje nuk mund të rrëmbente prej tij bekimet e mëdha që Zoti kishte rezervuar për të.
- Jam i bindur që bekimet e Zotit për të (të cilat Jakobi në këtë kohë s’i shihte sepse sytë i kishte vendosur tek bekimet e të vëllait) ishin shumë herë më të mëdha nga bekimet e vëllait. Kështu dhe me ju, miq!
- Askush s’mund të rrëmbejë bekimet që Zoti ka për ju.
- Por, ju vetë mund të refuzoni t’i merrni nga ‘magazina e qiellit’ nëse:
a) Sytë i keni tek bekimet e dikujt tjetër dhe
b) Nxitoni në padurim dhe nuk prisni për kohën e Zotit.
Nuk mund të ketë përmbushje të premtimeve të mëdha, pa pritjen aktive e të çmuar të dishepullit. Në fund të këtij mendimi, një fjalë që vjen nga Letra e Hebrenjve 6:11-12
“Dhe dëshirojmë që secili nga ju të tregojë deri në fund të njëjtin zell për të arritur në sigurimin e plotë të shpresës, që të mos bëheni përtacë, por t’u përngjani atyre që nëpërmjet besimit dhe durimit trashëgojnë premtimet.”
Leave a Reply