Një revolucion ndryshe!

Në këtë botë përplasjesh kulturash dhe qytetërimesh, interesash dhe ideologjish, filozofish e religjonesh, përmbysjet e mëdha vijnë vetëm përmes revolucionesh.

Kur dialogu dhe protestat kanë dështuar së qënuri mjete për të përmirësuar, apo përmbysur sistemin qeverisës, revolucioni është mjeti i fundit për të sjellë ndryshimin e kërkuar.
Bota jonë ka provuar feudalizmin dhe monarkinë, demokracinë dhe totalitarizmin, kapitalizmin dhe kolonializmin, kërcimet e mëdha të revolucioneve për përmbysjen e sistemeve të dështura dhe përpjekjet njerëzore për një
botë më të mirë.
Ajo që duhet të ndodhë për të ndryshuar botën tonë nga themeli, është një revolucion ndryshe nga të gjithë të tjerët; ky është revolucioni i dashurisë.

Më poshtë janë fjalët e Krishtit:

“Ju keni dëgjuar se qe thënë: ‘Duaje të afërmin tënd dhe urreje armikun tënd.’ Por unë po ju them:”Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin, për të qenë bij të Atit tuaj, që është në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët. Sepse, po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit? Dhe nëse përshendetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit? Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej ”.
Mateu 5:43-48
Akil Pano

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: