Paraja, testi i madh i virtytit

“Në të gjitha bisedat për energjinë, efikasitetin, shërbimin social dhe të tjerat, çfarë kuptimi ka përveçse “merr para, merre ligjërisht, merr shumë prej tyre”? Paraja është bërë testi më i madh i virtytit.”

Rreth shtatëdhjetë vite më parë, George Orwell vuri re se për bashkëkohësit e tij, kërcënimi më i madh i virtytit ishte paraja. Ky konstatim i Oruellit, ka qenë dhe mbetet konstantja e pandryshueshme përgjatë dhjetëra shekujve të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Graviteti tërheqës i parasë depërtoi tek çdo shpirt njerëzor. Perandori u nënshtruan në luftën e popujve për pasuri. Toka të reja u zbuluan, në kërkimin e njeriut për arin. Në rrekje të përmbushë ëndrrën e lashtë për pasurimin, njerii udhëtoi nga lumenjtë e hemisferës jugore deri në Alaskën e akullt.

Duke qenë se vlera e pasurisë, shpejt zëvendësoi vlerën e njeriut dhe marrëdhënieve njerëzore, paraja që presupozohej të zbukuronte jetën e njeriut, në vend që të përmbushte këtë qëllim fisnik, nisi të bëjë krejt të kundërtën. Lakmia për paranë solli ndarje mes bashkëshortëve, vrasje mes vëllezërve, prishje të familjeve dhe kohezionit social, nxiti korruosionin në shoqëri, padrejtësitë dhe kalbi qê në embrion përpjekjet nga një pakicë idealiste për të ndërtuar shtetin ligjor.

Ndërsa për një pjesë të njerëzve paraja mbeti një mjet që shërben, një pjesë tjetër e shndërroi në një zot për t’i shërbyer. Por ky zot, është më i ashpri ndër zotat që artizanët ndërtuan me mjeshtëeitë e tyre. Mamoni (zoti i pasurimit) kërkon zëvendësimin e virtytit me premtimet e një lumturie të rreme; zhvendosjen e vlerave nga qeniet personale me vlerë të përjetëshme (njerëzit) tek objektet dhe sendet me vlerë të përkohëshme; delegjetimimin e adhurimit që i takon Krijuesit dhe ndërtimin e kultit të tij të adhurimit mes njerëzish.

Gjithnjë kam besuar se njeriu krijon një raport gati patologjik varësie me paranë për disa arsye. Sipas meje këto arsye janë:

Nevoja për siguri, lakmia për më shumë, ndjenja momentale e të qenurit i pushtetshëm, e në fund mbase më e rëndësishmja; përqasje e jetës ku dimensioni shpirtëror dhe i përjetshëm janë në mungesë.

Duke e njohur natyrën njerëzore dhe raportin e varësisë që njeriu krijon me paranë, përshkak të lakmisë, boshllëkut dhe ndjenjës monentale të pushtetit

Zoti e adreson qartë këtë subjekt në Fjalën e Tij.

Nga fillimi deri në fund të Biblës ndodhen 500 versete të ndryshme mbi lutjen. Interesant mbetet fakti se për paranë ka 2000 versete, ndër të cilat vetëm tek Ungjijtë 288 të tilla adresojnë këtë çështje.

Më poshtë po ndaj një pjesë të shkurtër nga mësimi i Jezusit të Nazaretit mbi këtë subjekt.

“Askush nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t’i qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t’i shërbeni Perëndisë dhe mamonit (Parasë). Mateu 6:24

Pastaj u tha atyre: “Kini kujdes dhe ruhuni nga kopracia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron”. Luka 12:15

Ç’dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet? Marku 8:36

Eseisti i njohur Francez, Albert Kamy, pikërisht mbi këtë subjekt tek Miti i Sizifit, tha:

“Njeriu kerkon te fitoje para ne menyre qe te jete i lumtur, dhe gjithcka e tij perkushtohet drejt arritjes se ketij qellimi. Por shpejt Lumturia harrohet, ajo mbetet e fundit.”

Në përfundim, mund të dakordësojmë faktin se, paraja nuk ka mundur dot të bëjë një njeri të lumtur. Nuk ka asgjë në natyrën e saj që mund të prodhojë lumturinë. Sa më shumë njeriu ka, më shumë ai kërkon të ketë . Në vend që paraja të mbushē një boshllëk, ajo krijon një të tillë. Në rast se plotëson një dëshirë, dyfishon ose trefishon këto dëshira në një mënyrë tjetër.

Mbreti i urtë Salomon, kishte të drejtë kur tha:

“Me mirë pak me frikën e Zotit se sa shumë me shqetësime.”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: