Njeriu i tjetërsuar!

Çfarë po ndodh me njeriun dhe familjen në Europën e shekullut të 21?

Njeriu pa gjini, pa simbole, pa festa fetare, pa babë, pa nënë, pa familjen tradicionale, pa komunitet. Në vend të këtyre; numra, pasaportë X, tualete neutrale, simbole të përmbysura. Njeriu te cilit nuk mund t’i drejtohesh më me ‘Zonja’ dhe ‘Zotërinj’ por me ‘pjesëmarrës’, as me ‘Ai’ dhe ‘Ajo’ por me ‘Ata’.
Ky është projekti i diktaturës së minorancave që i imponohen shumicës me çbërjen e thelbit; zhvendosjen e njeriut nga bota e shpirtit; nga kultura e familjes, e simboleve, e nënës dhe babait të dashur, e nderimit, mirënjohjes, e festave të dashura e të shenjta, në një vend boshatisje, mbi një platformë dekonstruksioni, në ‘Laboratorin’ ku ndërtohet ‘njeriu i ri,’ me një gjuhë ndryshe, orientim ndryshe, familje ndryshe, moral ndryshe, sjellje ndryshe, ëndrra ndryshe…


Çka po ndodh, është rikthimi në formën më të egër dhe të organizuar, i zbatimit të projektit mbi sundimin e masave nga regjimi i diktaturës shtypëse, në Europën e vitit 2021.
E ndihmuar nga pandemia botërore, manipulimi i masmedias, anemia e shoqërisë, indiferentizmi i masës, kompromisi i komuniteteve, heshtja publike e njerëzve të besimit, relativizimi i së keqes, frika ndaj përballjes me axhedat e çbërjes, shpopullimit, linçimit, projekti tashmë ka marrë formën e dukshme të absolutizmit dhe totalitarizmit shtypës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: