Intervista ime në RTV Ora me gazetaren Beti Njuma.
Vetëm dy ditë më parë, media publikoi një paketë propozimesh për ndryshime ligjore dhe miratimin e ligjeve të reja për ‘LGBTIQ’.
Këto Projekt-Ligje godasin rëndë familjen. Ja çfarë është propozuar:
a- Draftet lejojnë birësimet e fëmijëve nga çiftet LGBTIQ (Kodi i Familjes),
b- Zëvendësimin e NËNË dhe BABË me PRINDI 1 dhe PRINDI 2 (Ligji i Identitetit Gjinor)
c- Dhënia e të drejtës së strehimit me prioritet ndaj çifteve apo individëve LGBTIQ (në të njëjtat kushte me çiftet heteroseksuale, fiton ai lgbq jo heteroseksualët). (Ligji i strehimit)
e- Edukimi në shkolla i identitit gjinor dhe LGBTIQ , etj. Sëfundmi BBC ka publikuar një listë me 100 lloje të ndryshme gjinish (përveç mashkull dhe femër) listë e cila do të jetë pjesë e edukimit të fëmijëve në shkolla nga mosha 9-12 vjeç.
Të dashur miq, ju ftoj të qëndrojmë sëbashku e të mbrojmë të fundit gje të mbetur ende e paprekur në këtë dimension; familjen dhe fëmijët.
Unë qëndroj për të mbrojtur:
- Martesën mes një burri dhe një gruaje si esencën që mundëson prokrijimin dhe ruajtjen e jetës:
- Familjen si thesarin që duhet ruajtur e pacënuar në strukturën e saj shpirtërore e sociale, ku babi dhe mami mbeten figurat e pazëvendësueshme.
- Prindërimin si privilegjin që duhet mbështetur, forcuar dhe mbrojtur.
- Adoptimin nga prindër heteroseksualë, si mjetin për t’i mundësuar një familje të shëndetëshme dhe vizion për jetën, fëmijëve jetim.
- Edukimin si instrumentin e nevojshëm i cili mundëson ndërtimin e njeriut dhe strukturave të konsoliduara të mbështetjes sociale për familjen.
- Mbrojtjen e çdo anëtari të familjes dhe çdo pjesëtari të shoqërisë nga dhuna e çdo forme.
- Krijimin e politikave frenuese në lidhje me SHPOPULLIMIN E SHQIPERISE.
a- Përcaktimin e një minimumi jetik
b- Politika punesimi për të rinjtë
c- Mbështetje e çifteve të reja përmes politikave të punësimit dhe strehimit…
d- Rishikimi I Statusit të Jetimit nga mosha 18 vjeç…
e- Kujdesi i veçantë social për moshën e tretë, veçanërisht të moshuarit e vetmuar… etj!
Nëse jemi sëbashku për këto vlera, shkruani një koment dhe bëjini share këtij postimi.
Leave a Reply