Zoti shikon nga qielli bijtë e njerëzve për të parë në se ndonjeri prej tyre ka arsye dhe kërkon Perëndinë.
Bibla (Psalmi 14:2)
Për këtë jam i sigurt, dikush është duke vështruar mbi të gjithë ne. Nuk është ‘syri i shqiponjës’ (eagle eye) e as ‘vëllai i madh’ (big brother).
Është Ati i Madh, Bërësi ynë dhe Arkitekti i universit. Ai vështron mbi të gjithë ne. Ai na njeh në çdo detaj.
Kur të gjithë kanë larguar vështrimin e tyre prej teje, sytë e Tij janë mbi ty. Kur ndodh që ndihesh poshtë, kujto vështrimin e Tij, sepse do të marrësh forcë e do të ngrihesh lart.
Kur mbaresa e arsyes ka prekur fundin dhe pyetjet s’marrin përgjigje, kujto vështrimin e Bërësit tënd. Ai ka ndalur mbi ty dhe të fton të gjesh arsyen duke kërkuar rrugën e kthimit. Sepse ka një rrugë më të lartë dhe kur të gjitha kthinat e poshtme janë pështjelluar. Është një vështrim prej lart, një vështrim përmbushës që të fton të nisësh udhëtimin më të bekuar, drejt vendit ku njeriu kërkon Bërësin e tij.
Leave a Reply