Kura për zhgënjimin

Nuk ka rëndësi sa poshtë aktualisht ndiheni, apo ndodheni; përshkak të njerëzve, rrethanave, fatit, apo vendimeve tuaja të gabuara…
Historia na tregon se kur jeta është e padrejtë, Zoti është në anën tuaj. Kapeni dorën e Tij ndërsa ju zgjatet për t’ju ndihmuar. Mos e matni dështimin në numrin e rrëzimeve, por matni suksesin në numrin e ngritjeve prej rrëzimit.

Kam mësuar se rruga për të ngjitur shkallën e suksesit ka pengesa pafund. Kur je i vogël në çka bën, njerëzit s’e kanë të vështirë të ndihmojnë. Ata thonë: “ta ndihmojë t’ia dali i shkreti!”
Kur ti rritesh, të njëjtët njerëz thonë: “u bë ky!”
Kur t’i rritesh më shumë… xhelozia e të njëjtëve njerëz që të ndihmuan në fillim kërkon të të çbëjë.
Ndaj miq, ka vetëm një mënyrë si të mos lejoni dekurajimin dhe zhgënjimin të ngurtësojë zemrën tuaj; vështroni tek Zoti, falni pavarësisht nga goditjet dhe mos hiqni dorë nga dashuria për njerëzit.

Kam mësuar se dhe njerëzit më të suksesshëm, ata më të fuqishmit të cilëve së jashtmi i shkëlqen armatura e bronxtë, së brendëshmi janë si një enë balte e thyer e cila ka nevojë të restaurohet dhe kurohet.
Ky është shpirti njerëzor i cili ka nevojë për restaurimin dhe shërimin që na e jep bujarisht Mjeshtri i Madh, Krijuesi i Universit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: