Nisa të mendoj që herët në mëngjesin e kësaj Pashke e cila na gjen brenda kufijve të pandemisë. Është hera e dytë në kufirin e dy viteve të fundit që esenca e ngjarjes së Pashkës; ‘Kalimi matanë’ është sinteza e ëndrrës së teistit dhe ateistit. Çdokush në këtë kohë pandemie mbetet kërkues i dritës në fund të tunelit dhe ëndërrimtar i kapërcimit të këtij honi të madh pafuqie njerëzore. Dhe sa kohë do të vijojmë kështu? Impakti i kufijve që na rrethojnë ka prekur jo vetëm jashtësinë tonë, por dhe botën e shpirtit, ëndrrën.
Mendoj që kështu do të këtë qenë për ndjekësit e Jezusit, pas kryqëzimit.
Të Dielën e Ringjlalljes dishepujt qëndronin mbyllur brenda ‘shtëpisë së frikërave të tyre.’ Lajmim se Jezusi ishte ringjallur, e morën herët në mëngjes nga gratë që kishin shkuar tek varri. Disa prej tyre menjëherë vrapuan drejt varrit bosh, por më pas u kthyen brenda në të njëjtën shtëpi, pasi u siguruan të mbyllnin plotësisht dyert dhe dritaret. Kështu kaluan disa orë brenda, në errësirë, derisa në mbrëmje, Krishti i ringjallur vjen t’i takojë.
Në ndryshim nga dishepujt, disa prej nesh i përjetojmë më të gjata orët e agonise, në luginën ku stuhia zhvillohet. Orët e zhgënjimit, ankthit dhe depresionit, duket sikur nuk kanë fund. Këto janë orët ku njëlloj me dishepujt e frikesuar, ti je gjendur pa zgjidhje mes ngrehinës së dilemave, përballë çështjeve që të kanë munduar për një kohë të gjatë.
Por, e Diela e Ringjalljes kushtron lajmin më të mirë në botë.
Dashuria e mundi vdekjen dhe vjen të të takojë.
Krishti vjen! Asgjë nuk mund te pengoje nje Zot Sovran dhe te Gjithëpushtetshëm të vijë e takojë dishepujt e mpakur të Dielën e Ringjalljes.
As dyert e mbyllura! As frika! As dyshimi! As zhgënjimi! As dorëheqja nga ëndrrat! As vetëzolimi si rrjedhojë e ankthit paralizues!
Krishti vjen!
Mbase dikush sot, ndodhet në vetmi brenda mureve të fortifikuara të frikërave të tij; mbase dikush sot mes nesh ndodhet i rrëzuar nga mëkati, me një zemër të ftohur dhe besim jo aktiv; mbase dikush mes nesh ndodhet i rrethuar nga stuhitë e jetës, pafuqi, boshatisje, mungesë shprese, a duke përjetuar ankthin paralizues…
E Diela e Ringjalljes risjell sot të vërtetën e madhe të Ungjillit te Zotit tonë;
Krishti Vjen!
Nuk ka rëndësi sa të larta janë muret e zhgënjimit, sa të fuqishme portat e frikës, sa të ngatërruara rrënjët e mëkatit, sa të larta janë gjuhët e zjarrit në furrën ku ndodhesh, Krishti vjen!
Prania e Tij depërton muret e zhgënjimit të zemrës, Ai kalon përmes protave të fuqishme të frikës, Gjaku i Tij e fshin mëkatin sado kopleks qoftë , Ai hyn brenda në furrën prej zjarri dhe na mbështjell me mbrojtjen e tij!
Krishti vjen sot! “Ai është i njëjti, dje, sot dhe përjetë.”
Ai vjen, dhe mesazhi i parë që dëgjojmë sëbashku me dishepujt, është:
“Paqja me ju!”
“Paqen time e le me ju!” Dhe ndërsa u tregon duart dhe plaget e TIj dishepujve, u thotë:
“Une bëra çdo gjë që iu kisha treguar më parë se do të bëja dhe tani po ju le paqen.”
‘Paqja me Ju’ është mesazhi i parë i Pashkës.
Pasi Krishti ofroi veten mbi kryq, vdiq dhe u ringjall, i dhuron njeriut paqen me Perëndinë.
Së pari, llojin e paqes të panjohur më parë, që pas rënies në Eden. Pajtimim e njeriut mëkatar me një Zot të Shenjtë. Krishti po u shpall dishepujve se dekreti i madh i faljes së fajeve, tashmë është nënshkruar me gjakun e tij.
Me urimin e paqes, Krishti po u zbulon dishepujve se Ai ka shpallur fillimin e vitit jubilar të faljes së borxheve, pikënisjen e një stine të re të hirit të Zotit, ku të gjithë ftohen të marrim dekretin e faljes duke besuar në veprën dhe personin e tij.
Urimi i Paqes, na kujton që Krishti na jep paqen në mes të kësaj bote të trazuar. Paqen që s’mund t’u a rrëmbejnë njerëzit, shqetësimi e as dallgët e vështirësive të jetës. Krishti dhuron paqen që nuk zgjat për një kohë, por përjetë.
Paqja që Jezusi jep, është e vetmja paqe që zgjat. Kjo është paqja e Mbretërisë që nuk ka të sosur. Kjo është paqja e cila vjen si dhuratë me shpëtimin e shpirtit dhe faljen e mëkatit, kjo është paqja e cila duhet të karakterizojë jetën dhe familjen e besimtarit.
Më vonë Shën Pali, cilëson paqen si një prej tre shtyllave të Mbretërisë së Zotit, kur thotë:
“Mbretëria e Perëndisë është, gëzim, paqe dhe drejtësi në Frymën e Shenjtë.”
Jezusi na le në administrim atë që e kjo botë nuk e ka. Në mes të rrëmujës, luftës, pasigurisë dhe frikës që çdokush ka në këtë botë, besimtari ka paqe.
Kjo paqe vjen si rezultat i sigurisë së shpëtimit, e cila qëndron mbi faktet e pa kundërshtieshme të ringjalljes së Jezusit. Me këtë siguri shpëtimi e cila është një ruajtëse e paqes, Zoti na dërgon në këtë botë të jemi Ambasadorët e Tij!!!
Leave a Reply