Ne pjesen e pare te ketij shenimi te gjate mbi Per-puthen, kam ndare me ju qellimin thelbesor te pranise time ne emisionin e shume perfolur. Disa njerez kane komentuar se une me pranine time ne program, kam legjitimuar standartet morale te personazheve dhe sipas tyre modelin denigrues te ketij programi ne shoqeri.
Te dashur miq! Prania ime ne Per-puthen nuk legjitimon e as de-legjitimon programin. Nese dikush mendon se prania ime e ka legjitimuar programin, eshte njelloj sikur te themi se njerezit qe perdorin autobusin e linjes, me pranine e tyre ne autobus legjitimojne problemet qe ka mjeti dhe kompania e transportit. Autobusi dhe kompania qe ofron sherbimin e transportit, mund te kene nje mije e nje probleme me sherbimin, ne raport me udhetaret. Megjithekete, udhetari nuk mendon gjate nese prania e tij legjitimon problemet e sherbimit, per aq kohe sa e perdor kete mjet.
Ne rastin tim, une kam perdorur ‘mjetin’ i cili ka jo pak probleme, qe te percjell nje mesazh per te rinjte dhe te rejat e vendit tim.
Mesazhi eshte nje dhe i pandryshueshem; Zoti eshte Dashuri dhe Ai i do te rinjte dhe te rejat e ketij brezi. “Shko e i thuaj se I dua,” ishin fjalet qe me kumbonin ne mendje e zemer.
Nuk kam shkuar ne program te gjykoj standartet morale te askujt e as te ndez zjarrin e gjykimit te ferrit, mbi kerkend. Kam shkuar i bindur se mesazhi qe do tepercjell, eshte nje mesazh dashurie. Nje dashuri e pacenueshme ne permbajtje dhe forme. Dashuri qe e ka burimin tek Zoti. Kjo eshte kerkesa e lashte Biblike:
“Shumë të dashur, le ta duam njeri tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia dhe kushdo që do, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë. Ai që nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri.” 1Gjoni 4:7-8
Me lejoni t’ju falenderoj miq, per te gjitha komentet tuaja pozitive e miredashese, inkurajuese dhe vleresuese mbi pranine time ne Per-puthen. Ju jam mirenjohes! Me vjen vertete keq, qe prania ime ne Per-puthen ka zhgenjyer disa njerez, te cilet kryesisht mendojne se me pranine time ne kete program i kam dhene legjitimitet programit, e nje pjese mendon qe nuk kam percjelle mesazhin e duhur. Problemi eshte se do t’ju zhgenjej serish, pasi parimet dhe qendrimet e mia mund te jene ndryshe nga tuajat. Keshtu qe ju mbeten dy rruge qe mund te ndiqni. E para eshte, te mos me ndiqni me ne rrjetet sociale e ne media, mbase keshtu do te ruani veten tuaj nga zhgenjimi. E dyta eshte, te luteni per mua, e sebashku te vijojme rrugetimin tone per te ndertuar njeriun. Ju premtoj qe pavaresisht rruges qe do te ndiqni, une do t’ju dua njelloj.
Tani, te flasim pak per mesazhin. Ky eshte mesazhi I pare qe ndava me vajzat dhe djemte e ketij brezi ne Per-puthen.- Cdo vajze eshte nje princeshe dhe cdo djale, nje burre fisnik.
Jo shume vajza dhe djem ne kulturen tone kane pasur fatin te rriten ne nje familje ku prinderit jane siguruar te ndertojne ne jeten e tyre, qe ne vogeli nje themel te qendrueshem identitar. Kjo nuk ka ndodhur sepse prinderit i kane urryer femijet e tyre, por pershkak tenje shumesie problematikash qe jeta sjell. Jo pak femije jane rritur nga prinder te pavemendshem, prinder te munguar, e mbase prinder abuziv.
Perpara disa vitesh kur vajza ime ishte ende ne gjimnaz i shkruajta nje reflektim timin per marredhenien ate-bije, te cilen me vone kur ndodhi qe te dy ishim te ftuar ne nje program televiziv, e lexova perpara kamerave ne menyre qe te inkurajoja baballaret te ndertonin nje marredhenie te afert e te qendrueshme me bijat e tyre. Reagimi i cili u reflektua ne posten time elektronike ishte i paimagjinueshem. Vajza, dhe gra te moshave te ndryshme shprehnin nevojen e madhe te shkaktuar prej mungeses se marredhenies, vleresimit dhe dashurise nga baballaret e tyre. Disa prej tyre me tregonin qe ndersa shihnin programin, kishin derdhur lot dhe tregonin qe kurre nuk kishin pasur nje marredhenie teafert me babain, e kjo i kishte munduar shume ne jete.
Kur i pashe vajzat tek Per-puthen, kisha para syve vajzen time dhe ndersa kujtoja kete histori, mendova bijat dhe bijte e Shqiperise.
Mbase nje pjese e tyre, nuk kane degjuar babain apo nenen, t’u kene thene ndonjehere:
“Ti je nje princeshe,” e djalit: “Ti do te behesh nje burre fisnik.” Nje pjese e mire e femijeve rriten nen trysnine e teknikave shtrenguese, duke iu mohuar vleresimi i duhur nga prinderit, mesuesit dhe shoqeria ne teresi. Jam i sigurte se nje pjese e femijeve ne shoqerine tone, rriten te padashur, te pambeshtetur dhe te paorientuar ne jete. Ketu nis te kultivohet problemi tek shume vajza dhe djem, qe ne femijerine e tyre te hershme e vijim.
Nese vajzat dhe djemte tane do te rriteshin duke degjuar keto te verteta, atehere ne jeten e tyre do te ekzistonte nje themel identitar mbi te cilin do te ndertohej njeriu emocionalisht i qendrueshem, i cili e vlereson mjaftueshem veten te mos beje ne jete zgjedhje degraduese. Do te ndertohej njeriu i sigurte mjaftueshem ne vete, te trajtoje te tjeret me dashuri dhe dinjitet.
Te rinjte e brezit te sotem, jane femijet e njezet, apo tridhjete viteve me pare. Keni degjuar t’ju flitet per tranzicionin e veshtire Shqiptareve ne dimensionin social-ekonomik, levizjet e medha emigratore, por nuk ju ka folur kush deri tani per “femijet e tranzicionit.”
Te rinjte e ketij brezi jane femijet e tranzicionit traumatik Shqiptar. Jane vajzat dhe djemte e rritur permes shume perpjekjesh dhe mungesash. “Cdo vajze eshte nje princeshe,” natyrisht qe kjo nuk mjafton. Cdo vajze duhet te mendoje, flase, e sillet sin je princeshe. Si kunder, cdo djale, duhet te ndihmohet e punoje qe neser te jete nje burre fisnik.
Leave a Reply