Sepse deri tash kohën ta kanë rrëmbyer të tjerët. Duhet të me besosh pra që një pjesë të saj na e zhvasin, një pjesë tjetër na i ndërrojnë drejtimin, kurse ajo që mbetet, na shket pa e kuptuar. Në këto kushte, a nuk është e pafalshme që ta humbasim atë nga pakujdesia?
Po t’i bëjmë një analizë të kujdesshme problemit kohë, del së pjesa me e madhe e jetës na ikën duke vepruar gabim, një pjesë e mirë e saj, duke mos bërë asgjë dhe e gjithë jeta na shkon duke bërë tjetër gjë, nga ajo që duhej të bënim. Të gjithë ne bëjmë të njëjtin gabim: e shohim vdekjen vetëm përpara, vetëm në të ardhmen. Po ajo që mbetet pas, që është në të shkuarën, a nuk i përket dhe ajo veekjes? Prandaj I dashur Lucil, bëj atë që më shkruan, shfrytëzo çdo orë e çdo minutë. Kështu ti do të mund të pushtosh të tashmen, e rrjedhimisht, do të varesh me pak nga e nesërmja. Asgjë nuk varet nga ne, kurse koha po. Megjithatë, çdo njeri priret të na e rrëmbejë. Dhe çmenduria njerëzore nuk njeh kufi.
Çdokush është mirënjohës e ndjehet borxhli për dhurata të vogla që vlejnë thuajse asgjë e që mund të shlyhen lehtë, por askush nuk ndjehet i detyruar për kohën që tjetri i kushton atij, pra për të vetmen gjë qe ai nuk mund ta shlyejë, qoftë ky edhe njeriu më mirënjohës në botë.
Seneka; Letra për Lucilin, përmbledhje nga letra e parë.
Leave a Reply