“Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? Do të prisja çdo ditë të shërbimit tim të rëndë, deri sa të arrinte ora e ndryshimit tim.” Jobi 14:14
Dhjetera shekuj me pare Jobi ne apologjine e tij guxon te adresoje qarte pyetjen qe ne nje forme apo tjeter, diku apo dikur shumekush, ne fakt cdo njeri nga ne ka guxuar te diskutoje ne heshtje me veten. Pikerisht aty ku thelbi i qenies ne perpjekje te vazhdueshme kerkon te njohe cdo permase te shpirtit dhe kufijte e tij, kjo pyetje shnderrohet ne tehun e mprehte e ndares midis te njohures dhe te panjohures, pafuqise dhe persosjes, kersherise dhe pergjigjeve te eperme.
Pyetja e lashte sa historia jone e cila lidhet me Edenin dhe mekatin fillestar te njeriut qendron sot kokeforte perpara cdo njeriu. Kersheria per te njohur realitetin pertej se perkoheshmes dhe qellimin e jetes, e mpleksur me friken nga vdekja dhe humbja e perjeteshme, qendronin si ngrehina ne kerkim te arsyes perpara meje per vite me rradhe, derisa e verteta e Krishtit preku zemren time dhe keto pyetje te medha ekzistenciale moren pergjigje.
Ne te njejtin realitet perballje me keto ceshtje, vecse 21 shekuj me pare, pasi vdekja kishte rrembyer pa meshire prej gjirit te familjes se tyre te vogel vellain e vetem, Marta nis biseden me personin I cili mund te adresonte saktesisht pergjigjet e pyetjeve te saj. Marta si te gjithe ne, mendonte per jeten; sa e brishte dhe e paparashikueshme eshte ajo! Ne brendesite e kujtimeve dhe deshirave ajo ndeshej me boshellekun e krijuar prej humbjes se nje njeriu te cmuar dhe mbase nje dite ne hapesirat e perjeteshme te cilat ajo nuk dinte se c’ngjyre e trajte do te kishin, shtynte me thelle drejt kufijve te botes se shpirtit dhe kerkonte te dinte si do te ishin ata, njerez a engjej? Pertej gjithe dilemave te medha qe Marta perjetonte ate dite, me shume rendesi kishte cfare ajo do te degjonte prej personit te vetem i cili mund t’i adresonte saktesisht keto ceshtje. Cfare do te thote Ai per vdekjen? Po per jeten? A mundet Ai te flase nje fjale dhe t’i beje te gjitha te reja? A mundet Ai te ndryshoje realitetin e dhimbjes dhe frikes qe rrethon kete grua? Mbase vetem Zoti mund te marre ne shqyrtim ceshtje te tilla dhe t’i zgjidhe ato drejt…! Ate dite dhimbjeje, dilemash dhe frikerash, Marta ishte duke qendruar pikerisht perpara Tij.
Dhe Ai pasi derdhi lot per dhimbjen e saj, nis e I thote:
“Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë? Ajo i tha:Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë” Gjoni. 11:25-27
Mbase sot, ti njelloj si Marta je duke kerkuar te gjesh pergjigjet, te zgjidhesh dilemat e medha te jetes dhe te shkundesh njehere e mire nga vetja pluhurin e pafuqise, frikerat dhe vdekjen. Eja, afrohu tek Jezusi. Ai jo vetem ka pergjigjet, por ka fuqine te te jape ty lirine. Ne Krishtin, mekati, e perkoheshmja, pafuqia, frikerat dhe vdekja e Adamit u munden plotësisht. Ne personin e tij, fundi s’eshte vecse fillimi i nje realiteti te cilin tokesorja s’ka mundur ta rroke nga vetja. Sot Ai deshiron te flase me ty…sot Ai deshiron te te beje te lire.
Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre. Dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan''. Dhe ai që rrinte mbi fron tha:
Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja”. Dhe më tha: “Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta dhe besnike”. Zbulesa 21:3-5
Leave a Reply