Brenda projeksionit tuaj

Nëse qëllimi më lartë i kapitenit do të ishte ruajtja e anijes, atëherë ai do e mbante të ankoruar përgjithnjë në port. Thoma Akuinasi

Anijet sikundër ju miq, janë krijuar të lundrojnë në det të hapur. Aty do të përballen me dallgët e larta të vështirësive, erën e kundërshtive, stuhinë e konfuzionit dhe horizontin që është mbuluar nga errësira. Njëlloj si anijet, ju jeni krijuar të udhëtoni, përballeni, testoheni dhe të ngadhënjeni.

Ndaj nëse ndodheni mes stuhisë, në vend që të pezmatoheni e të pyesni veten; “çfarë ka gabim tek unë? Pse jam në mes të betejës dhe në një vend të vazhdueshëm parehatie?”

Përballuni me dallgët e larta të vështirësive, merrni përgjegjësinë të ngadhënjeni duke kërkuar të mirën, dashurinë për Zotin dhe njeriun.

Kujtoni; jeni brenda projeksionit tuaj.

Vetëm pasi kuptojmë qëllimin e egzistencës tonë, mund të përballemi denjësisht në orën e testit të besimit dhe pasi të kemi fituar, le të ankorohemi të qetë në portin prej nga sodit Lumturia. Akil Pano

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: