Aurelius Augustinus, apo siҫ njihet gjerësisht Shën Agustini lindi në vitin 354 pas Krishtit, në qytezën e Tagestës, (Souk Ahras, Algjeria e ditëve tona) në provincën Romake të Numidisë. Agustini rridhte prej grupit etnik të Punik-Berberëve, por u rrit në Tageste ku flitej Latinisht.
Babai i tij, ishte pagan dhe kryente funksione modeste në administratën Romake, vdiq kur Agustini ishte ende në moshë të re. Për mamanë e tij, do të flasim më poshtë, pasi ajo luajti një rol shumë të rëndësishëm në jetën shpirtërore të Agustinit. Megjithë ndryshimet në botëkuptimin religjoz të babait dhe mamasë së Agustinit, të dy ata u përkushtuan që i biri i tyre të arsimohej duke marre edukimin më të mirë të mundshëm. Agustini mori mësimet klasike të edukimit Romak, në Madauros (Algjeri) dhe në Kartagjenë. Fusha ku ai përqendroi studimet ishte literatura dhe retorika.
Për rreth dhjetë vjet, Agustini u përfshi në fenë lindore të Manikeizmit , përfshirje e cila natyrisht nuk kishte aspak mbështetjen e nënës së tij, e cila ishte besimtare e devotshme e Krishterë.
Në rininë e tij, Agustini ishte shumë i tërhequr prej dëfrimeve dhe kënaqësive mishore. Në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare Agustinit i lindi një djalë nga marrëdhënia që ai kishte me shërbëtoren e tij. Pasi përfundoi studimet, Agustini punoi si profesor i retorikës në Kartagjenë. Në kërkim të përmbushjes dhe i pakënaqur prej cilësisë së studentëve, në vitin 383 ai nisi udhëtimin për në Romë dhe më pas mbërriti në Milano ku mori detyrën e profesorit te retorikës.
Shkëputja e Agustinit nga mësimet e Manit, nuk ishte një udhëtim i lehtë. Providenca hyjnore kishte zgjedhur një grua e cila do të kishte ndikim të pazëvendësueshëm në konvertimin e Agustinit në besimin e Krishterë.
Monika dhe lotet e saj pa mbarim do të mbeten në kujtesën time për një kohë të gjatë, sëbashku me fjalët e peshkopit të cilat do të qëndronin të gdhendura në jetën e saj, e më pas në rrëfimet e birit rebel, i cili përmes hirit të Zotit në veprim u bë burri me influent i mendimit të Krishterë përgjatë historisë së kishës:
“Largohu prej meje, për sa t’i jeton, s’mund të ndodhë që biri i këtyre lotëve të humbasë.”
Këto ishin fjalët e peshkopit të irrituar prej insistimit të Monikës, e cila kërkonte që ai të fliste me birin e saj.
Për vite me rradhë Agustini vijonte me këmbëngulje dhe zell rrugëtimin e tij në sektin pagan të quajtur Manikeizëm. Në këtë kohë bashkëjetonte me shërbëtoren e tij prej së cilës kishte një bir, por ishin lotët dhe thirrjet e një nëne që besonte për shpëtimin e birit të saj dhe çarja ndodhi në jetën e njeriut i cili deri këtu jetonte i varur tek kënaqësitë mishore dhe shpallte mësimet e gabuara të Manikeizmit.
Përjetesa e Monikës si një grua e përkushtuar në besimin e Krishterë, u testua kur Agustini vendosi të largohej përmes një anije për në Romë sëbashku me shërbëtoren me të cilën bashkëjetonte dhe kishte një bir. Në këtë kohë Agustini nuk ishte i rilindur dhe Monika mendonte që me këtë largim, ajo do të humbte ndikimin e saj shpirtëror tek ai. Kështu Monika i lutej Zotit që ta pengonte Agustinin të shkonte në Romë.
Agustini rrëfen se në ankthin e saj, Monika e ndoqi deri buzë detit me shpresën se ai do ta degjonte, por ai për ta qetësuar e gënjeu duke i thënë se anija nuk do të largohej prej molit dhe një ditë tjetër. Kështu ndërsa Monika kalonte orët e gjata të natës në ankth duke iu lutur Zotit që ta ndalonte të birin të largohej, anija kishte nisur lundrimin dhe largohej gjithnjë e më shumë nga bregu. Më vonë Agustini shkruan;
“Cfare po te kerkonte ajo permes lumit permbytes te loteve te saj, o Zot? Qe ti te mos lejoje lundrimin tim larg? Megjithekete ne keshillen tende te thelle ti degjove thelbin e padurimit te saj, edhe pse nuk i dhe cka ajo te kerkoi; te me beje mua njeriun per te cilin ajo te lutej.”
Megjithë indiferentizmin dhe pandershmërinë e Agustinit, Monika këmbëngulte në lutje për shpëtimin e birit të saj. Më vonë kur Monika vizitoi Agustinin në Romë, ngazëllimi ishte i papërshkrueshëm. Lutjet ishin plotësuar. Agustini ishte kthyer në besimin e vërtetë dhe ishte pagëzuar sëbashku me birin e tij.
Kthimi i Agustinit në besimin e Krishterë, ndodhi pikërisht gjatë këtij udhëtimi, përtej detit, të cilin mamaja e tij e kundërshtonte. Kur mbërriti në Milano, Agustini nisi të dëgjojë predikimet e Ambrozit, peshkopit të Milanos i cili pati një impakt të thellë në jetën shpirtërore të tij.
“Arrita në Milano tek peshkopi Ambrozi, i njohur në të gjithë botën si një nga më të mirët, adhuruesi yt besnik, gojëtaria e të cilit popullit tënd i shpërndante atëherë me gjallëri lulen e grurit tënd, gëzimin e vajit tënd të shenjtë dhe dehjen e përkorë të verës tënde. Ishe ti qe me cove tek ai ne menyre te pavetedishme, sepse nga ai do te vija ne menyre te vetedishme tek ti. ”
Jo vetëm mikpritja dhe dashuria e Ambrozit, por elokuenca dhe fuqia e tij në interpretimin e Shkrimit të Shenjtë, pas lotëve të nënës, ishin mjeti final që Zoti kishte vendosur të përdorte për të kthyer plangprishësin Agustin në shtëpi.
“…ndërsa qëndroja atje i magjepsur, i mbërthyer pas bukurisë së gojëtarisë së tij, me më shumë kulturë, por më pak gastore e tërheqëse nga ajo e Faustit. Sa për përmbajtjen, nuk kishte krahasim; njeri humbiste nëpër mungesat e konsekuencës manikeiste, tjetri të mësontë shpetimin në mënyrën më të përsosur. Por shpëtimi është larg nga mëkatarët, ashtu siç isha unë atëherë, që gjithashtu dëgjoja, por që pa e ditur po i afrohesha në mënyrë te dukshme.”
Në udhëtimin e tij si kërkues i realitetit të padukshëm, Agustini shpalos influencën e Platonit e cila zbulohet në filozofinë e tij dualiste. Ndërsa ai dialogon me ‘ndërtesën e gjithësisë’ dhe dëgjon rrëfimin e të gjitha gjërave që përmban toka, detin dhe humnerat e tij, zvarranikët e shpirtit të gjallë, zhurmën e erërave dhe gjithë botën e qiellit me banorët e saj, kërkon të dëgjojë prej tyre të vërtetën për Zotin;
“U thashë të gjitha gjërave të botës, rreth e qark dyerve të trupit tim; Më flisni për Zotin! Përderisa ju
nuk jeni, më flisni për të! – Me zë të lartë ato bërtitën,- Është ai që na ka bërë ne!… Pastaj mu drejtuan e më pyetën; – Ti cili je? – Një njeri. Ja kaq: trup dhe shpirt, njeri i jashtëm, tjetri i brendshem. ”
(Vijon me; Përfytyrimi i Agustinit mbi Zotin)
Leave a Reply