Problemi kryesor në modernitet është përballja me një krizë morale të përmasave të mëdha. Jetojmë në shoqërinë e bollëkut material, por në të njëjtën kohë përballemi me humbjen e arsyes dhe absolutes morale. Më së shumti kultura perëndimore rrezikohet nga pikëpamja e pakët ë dinjitetit njerëzor. Dekadat e fundit, çështjen e dekadencës së dinjitetit njerëzor si krizë kryesore në modernitet e kanë diskutuar dy teologe protestant. Në esenë e tij mbi ‘Krizën morale të perëndimit,’ Thomas K. Johnson vendos një sintezë të mendimit të tyre. Është fjala për; Helmut Thielicke dhe Francis Schaeffer. Ata shpjegojnë origjinat e këtij problemi dhe parashtrojnë përgjigje gjithëpërfshirëse.
Dinjiteti i huaj përkundrejt funksionalizmit.
Thielicke vendos përballë njëra-tjetrës këto dy terma për dinjitetin. ‘Me dinjitet të huaj’ term ky i huazuar prej Martin Luterit, ai nënkupton se njerëzit kanë një dinjitet personal i cili nuk vjen nga vetja por nga jashtë vetes, lind nga mënyra si Zoti e sheh dhe e vlerëson këtë person. Shembulli qëna
jepet është ai i një personi të sëmurë, me kufizime dhe pamundësi fizike. Zoti i jep vlerë dhe dinjitet këtij personi, si çdo personi tjetër i cili nuk ndodhet në këto kushte fizike apo mendore.
Në anën tjetër, funksionalizmi tipik jo-i Krishterë e vendos vlerën e individit në funksionin e tij në shoqëri. Në varësi të kontributeve që individi jep, merr gjithashtu dhe vlerësimin. Në rast se kontributi është i madh, vlerësimi është i madh. Kur kontributi është i vogël, vlerësimi është i vogël dhe kur individi nuk jep asnjë kontribut (kjo në varësi të gjëndjes së tij) atëherë ai lihet mënjane.
“Është tipike e shekullarizmit modern të ketë një qasje funksionale ndaj vlerës dhe dinjitetit njerëzor. Secili botekuptim ka një farë dimensioni krijimi dhe e interpreton gjithë realitetin në dritën e tij duke e bërë secilin një lloj të ndryshëm idhujtarie.”
Kështu Johnson e mbështet këtë mendim duke iu referuar faktit historik se;
Marksizmi e bëri nënstrukturën ekonomike të shoqërisë idhullin e vet, ndërsa socializmi nacional mori rracën dhe gjakun Gjerman. Marksistet i vleresojnë njerëzit të cilët janë ekonomikisht produktivë, ndërsa Nazistët vlersojnë njerëzit me jakë të pastër arian96.
Megjithë ndryshimet e mëdha mes tyre, Marksistet dhe Nazistet refuzuan ‘dinjitetin e huaj’ dhe ngritën tipare të vlerësimit bazuar mbi funksionet e individit në shoqëri.
Pasojat e këndvështrimit funksional të dinjitetit njerëzor janë të paprecedenta. Kujtojmë Holokaustin i cili rëndon ende në historinë e shekullit të kaluar në ndërgjegjen njerëzore; Nazistet vlerësuan se miliona njerëz nuk mund të jepnin një kontribut social në shoqëri, dhe për këtë ata u asgjësuan. Çdo shkelje tjetër e dinjitetit njerëzor, nisur nga raportet në punë, familje, e deri tek abuzimet fizike, seksuale lidhen me këtë pikëpamje funksionale të dinjitetit, sepse duke mos e parë tjetrin si një person i cili ka një dinjitet të jashtëm që e merr nga Zoti, e shohin personin si një objekt ndaj të cilit mosvlerësimi e pakëson. E njëjta gje ndodh me praktiken e abortit, i cili ne thelb ka pakesimin e dinjitetit te huaj.
Nëse në të shkuarën, në kulturën perëndimore ndërgjegjësimi i dinjitetit të huaj ishte një forcë shtytëse, fatkqesisht në modernizëm, “pasojat kulturore të ndërgjegjësimit të dinjitetit të huaj po zhduken me shpejtesi.
Nga ana tjetër Francis Schaeffer, pasi ka vënë re një mosperfillje për jetën njerëzore, ndërton një skemë historike se si problemi për dinjitetin njerëzor u krijua, këtë ai e lidh me një analizë të pasojave të pikepamjeve jo-të krishtera të natyrës njerëzore.
“Gjithcka qe ka mbetur, ne mendjen moderne laike, eshte nje lidhje shkak-pasoje qe rrethon gjithcka, duke perfshire dhe njeriun… Ironikisht linja e mendimit qe filloi me kerkesen e njeriut per liri, perfundoi me humbjen totale te dinjitetit njerezor. Sipas Scshaffer-it, njeriu modern ka rene me poshte kufirit te deshperitmit sepse ai eshte munduar te ndertoje nje sistem ne vetveten e tij, por ky sistem ka ardhur ne nje pike ku nuk ka me hapesire ne univers per njeriun.”
Shaferi evidenton se ne modernizem ka nje rikthim te njeriut tek gnosisi, i cili e vendos njeriun brenda nje strukture te mbyllur te njetrajtshme shkak-pasoje dhe se humanizmi modern zgjedh per bashkeudhetare te tij kozmologjine, e cila meson se materia dhe energjia e papercaktuar kane egzistuar gjithmone dhe se vetem ne kohe njeriu ka evoluar.
Eshte kjo pikepamje e cila ka tjetersuar permasat e njeriut duke e zvogeluar ate dhe duke e pare njeriun si nje grumbull molekulash me nje identitet anemik i cili vendoset mbi grimca atomesh, me nje personalitet dhe humanitet i cili mbulohet nga mjegulla e pasigurise dhe papercaktueshmerise.
Pikerisht kjo gjendje pasigurie dhe boshlleku ne modernizem, shpie ne nevojen per nje rikthim drejt misticizmit dhe panteizmit lindor. Por, “panteizmi, ashtu si natyralizmi perendimor, nuk ofron baze perfundimtare per personalitetin, pasi nuk ka nje Perendi te percaktuar ne kendveshtrim.- Dhe, ne anen tjeter- panteizmi nuk ka baze per te dalluar njeriun nga natyra. Serish nuk ka baze per dinjitetin njerezor.
Megjithe perpjekjet e njeriut ne modernizem per nje rikthim drejt strukturave te mendimit si misticizmi dhe panteizmi lindor, njeriu serish mbetet ne gnosticizmin e akullt, i hedhur ne nje bote te keqe, ne perpjekje te vazhdueshme te ndertoje thelbin e tij. Nje prej pasojave te identifikueshme ne modernitetin e diteve tona eshte mosperfillja per jeten njerezore. Kjo mosperfillje e ndertuar mbi bazen e funksionalizmit dhe nje identiteti te papercaktuar nga jasht njeriut, ka krijuar nje bote e cila konkretizon vetveten ne forma, si; aborti, vdekja e vullnetshme, incesti, abuzimi i femijeve, skllaveria dhe shfrytezimi rracor, medele te reja te kolonializmit duke shfrytezuar krahun e lire te punes, dhe nocioni se disa jete nuk kane vlere te jetohen.
Prej vezhgimit te Schaffer-it, kuptojme “teksa racionalizmi perendimor nuk ofron baza per dinjitetin njerezor apo eksperiencen e humanizmit, arratisja nga arsyeja tek iracionaliteti po ashtu deshton te jape nje baze per dinjitetin njerezor.
Prej te dy autoreve, Thielicke-s dhe Schaffer-it degjojme se kriza morale e modernitetit nuk mund te trajtohet e as te zgjidhet vetem me ane te nderyhyrjes politike. Te dy ata, propozojne nje rikthim tek mesimi dhe praktikimi i vlerave shpirterore te cilat gjenden ne religjonin e Krishtere.
Leave a Reply