Kredo e Apostujve

Kredo e apostujve shpalos esencën e doktrinës së besimit të Krishterë në një mënyrë të thjeshtë e të përmbledhur, me një rregull të qartë dhe të bukur dhe me një solemnitet liturgjik. Është më e përdorura nga të gjitha kredot e tjera dhe fillesat i ka diku në shekullin e katërt.

Kredo e apostujve është Trinitare në strukturë, me seksione të cilat afirmojnë besimin në Perëndinë At, Jezu Krishtin Birin e Tij dhe Frymën e Shenjtë.

Kredo është e bazuar tek kuptimi teologjik i Krishterë mbi Ungjijtë Kanonik, tek letrat e Dhjatës së Re dhe me një përmbajtje më të vogël tek Testamenti i Vjetër.

Citimi më i hershëm që na vjen nga historia e kishës mbi Kredon e Apostujve, gjendet në një letër në vitin 390 pas Krishtit, nga sinodi i Milanit dhe në këtë kohë lidhet me besimin e pranuar gjerësisht në shekullin e IV që thoshte se çdonjëri nga dymbëdhjetë apostujt ka kontribuar me një artikull tek dymbëdhjetë artikujt që gjenden në kredo.

Mendohet që Hera e parë që përmendet kredo, është viti 390 nga Ambrozi, peshkopi i Milanos në letrën e tij dërguar Papës.

Aty Ambrozi thotë:

“Ata le t’i japin rëndësi Kredos së Apostujve e frymëzuar nga Fryma e Shenjtë, të cilën kisha e Romës gjithnjë e ka mbajtur dhe ruajtur të pandotur.”

Kredo e Apostujve është udhërrëfim i sigurtë drejt ‘katekizmit’ themeleve te besimit të Krishterë. Ungjillorët gjithnjë kanë qenë në kërkim të një rkithimi tek themeli i besimit të tyre dhe tek praktika e besimit te kishës së hershme. Kredo është një ftesë për këtë udhërrëfim.

Martin Luteri tregon se Kredo e Apostujve dhe Lutja e Zotit ishin pjesë e pandashme e jetës së tij të përditëshme. Pasuria shpirtërore e këtij njeriu të madh e kishte burimin në qiell, por qielli i Zotit i ka dhuruar bijve të njerëzve dhurata mahnitëse.

Luteri tregon se gjëja e parë qe ai bënte në mëngjes ishte koha e tij me Zotin e cila fillonte me shpalljen me zë të formulës Trinitetit dhe më pas Kredos së Apostujve, më pas vijonte me Lutjen e Zotit, me tej me rrëfimin, adhurimin dhe lutjet e ditës.

Në të njëjtën mënyrë mbyllej dita e Luterit, në gjunjë pranë shtratit.

Kredo e Apostujve

 

Unë besoj në Perendinë, Atin e Gjithpushtetshëm, Krijuesin e qiellit dhe të tokës;

dhe në Jezu Krishtin, Birin e Tij të vetëm, Zotin tonë,

i Cili u ngjiz nga Fryma e Shenjtë,

lindi nga virgjeresha Mari, vuajti nën Ponc Pilatin, u kryqëzua, vdiq dhe u varros.

Ai zbriti në anet e poshtme te dheut, të tretën ditë u ngrit nga vdekja.

Ai u ngjit ne qiell, është i ulur në anën e djathtë të Perendisë, Atit të Gjithpushtetshëm.

Nga prej do të vijë të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit.

Unë besoj në Frymën e Shenjtë, Kishën e Shenjtë Universale, në bashkësinë e shenjtorëve, faljen e mëkateve, ringjalljen e trupit

dhe në jeten e përjetëshme.

Amen.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: