Cfare na vjen menjehere nder mend kur degjojme te flitet per Reformacionin Protestant?
Ne planin e pergjithshem, komuniteti jo i mireinformuar mbi ceshtjet e religjonit, nis te shqyrtoje etimologjine e emrit protestant dhe kete zakonisht e lidhin me fjalen proteste.
Pergjate viteteve te mia si pastor ne Shkoder, kur njerezit degjonin termin Protestant, ose Ungjillor, mendimet i kishin te ndryshme, e natyrisht qe Shkodraneve te cilet nuk iu mungon aftesia e shprehjes, sillnin ne fokus te bisedave, konfliktin mes Protestanteve dhe Katolikeve ne Irlanden e Veriut.
(Konflikt me baze gjeo-politike dhe jo kryesisht fetare, ne te cilin ne njeren ane qendron grupi i lojalisteve qe mbron vlerat e Flamurit te Monakrise britanike; nga ana tjeter grupi i Republikaneve te cilet qendronin per vlerat e nje Republike te pavarur Irlandeze.)
Ne fund te viteve 90’ ndersa degjoja ne vendin tim, mendimet dhe konceptet e Shqiptareve mbi Protestantizmin, kuptova qe dhe jehona e larget e zhvillimeve te rendesishme gjeopolitike ne Europe dhe bote, ka nje ndikim jo te vogel ne formesimin e koncepteve dhe nje mendesie mbi ceshtje te caktuara, qe trajtohen ne vendin tim.
Ne fund te viteve 90’ kuptova qe Kosova nuk ishte nje vend I cili do te ishte I hapur per diksursin e mendimit te Krishtere (qofte dhe Protestant) pershkak te keqprezantimit qe i eshte bere Krishterimit ne keto troje.
Kurre s’do te harroj vajzen e vogel … Histori(Vajza e vogel ne pallatin e sportit e cila nuk mund te pranonte perqafimin, pershkak te vareses me kryq qe gruaja ime mbante ne qafe.)
Nje kryq qe po na keqprezantonte…(kurre s’e kisha menduar me pare) vinte si rrjedhoje e nje kryqi i cili ishte keqprezantuar ne keto troje.
Reinhold Niebuhr tha se;
“Pa zbulimin publik dhe historik, perjetesa private (personale) e Zotit do te mbetet e varfer dhe subjekt trillimesh. Pa zbulesen private (personale) te Zotit, publikja dhe historikja nuk do te perfitojne besueshmeri.”
Reformacioni Protestant I permbush te dyja karakteristikat. Zbulimi publik i 95 tezave te Luterit, erdhi si rrjedhoje e nje tensioni te brendeshem qe dicka nuk eshte drejte dhe duhet ndryshuar ne jeten dhe praktiken e besimit te kishes. Perjetesat personale ne zbulimin e Shkrimit te Shenjte sollen ne ekzistence, zbulimin publik dhe historik te 95 tezave te Reformacionit Protesant, te cilat nuk merrnin persiper nje skizem te ngjashme ndarje te kishes me ate te shekullit XI (1054 ndarja e kishes se Lindjes nga kisha e Perendimit) por reformimin e besimit dhe praktikes se besimit ne jeten e kishes.
Reformacioni protestant vjen ne kohen kur ne Europe eshte fillimi i nje ere te re, Lindja e epokes moderne. Epoka e re Europiane do te vendosej mbi ide te reja.
Nje Europe e cila pergjate shekujve te shkuar kishte provuar ndarjen e Perandorise se Romes, ndarjet e reja te kombeve, ngritjen e Perandorise Osmane dhe influencen e Islamit, monarkine dhe pushtetin absolut te Papatit, kryqezatat per clirimin e Palestines, sistemin feudal te renduar dhe tensionin e madh te klases se bujqeve dhe zejtareve me kerkesat e tyre ndaj klases se pasur dhe natyrisht; kishen e cila ushtronte pushtetin e saj absolut mbi Europen e mesjetes. Kjo eshte epoka e ngritjes se nje klase te re te mesme, tregtaret. Kemi fillimin e epokes se tregut te lire, marredheniet tregtare dhe mbi te gjitha tolarencen. Keto ishin termat e rinj qe nisen te perdoreshin ne Europen e re moderne.
Ne Kete kohe religjoni dhe politika udhetonin sebashku te pandare. Pikerisht kjo eshte dhe koha e ndryshimeve te medha ne harten politiko-fetare te Europes se kohes. Te ndikuara prej tezave te Reformacionit Protestant, disa shtete ne Europe nisen te perqafojne idene e ndarjes se fese nga politika, ndersa shtete te tjera vijuan te impononin nje kishe te vetme mbi popullin.
Reformacioni i Hershem nisi ne shekullin e XIV me :
– John Wycliffe-in (1324-1384) i cili hodhi tezat e para te cilat i paraprine reformacionit. Wycliffe tregoi interes mbi autoritetin e klerit dhe shtroi tezen qe Bibla duhet te jete ne doren e njerezve dhe duhet t’i jepet njerezve ne gjuhen e tyre. Tezat e tij vendosnin ne diskutim autoritetin Papal.
– Jan Hus (1316-1415) diskutonte idene qe Peshkopet duhet te zgjidhen nga populli dhe jo te caktohen nga Papa. Ne Keshillin e Kostances Jan Husi paraqiti tezen e tij dhe per bindjet e tij, Husi digjet ne turren e druve. Jan Hus eshte udheheqesi shpirteror i kishes Moraviane.
– Erasmusi, humanisti i Krishtere ne 1509 publikoi vepren e tij “Lavdia e te Marreve” ne te cilen ai demaskonte korrupsionin dhe ne te njejten Kohe kerkonte fundin e korrupsionit ne kishe.
Ne kete kohe kemi shpikjen e “shtypshkronjes se levizshme” te Johann Gutenberg-ut ne vitin 1453. Kjo shpikje i dha nje ndihme te jashtezakoneshme perhapjes se ideve reformatore dhe shperndarjes se librit te Erasmusit ne gjithe Europen e kohes.
Por, pa dyshimin me te vogel, figura qendrore e Reformacionit Protestant ishte
Martin Luteri, i cili lindi ne Eisleben, Gjermani ne vitin 1483.
Luteri pasi ndjeu thirrjen t’i sherbeje Zotit braktisi fushen e ligjit dhe u be murg Agustinian.
Ne vitin 1508 Luteri nisi te jape mesim ne Universitetin e Wittenbergut, ne Saksoni (Gjermania ende nuk njihej si shtet pasi nuk ekzistonte si nje entitet politik dhe Perandoria e Shenjte e Romes ende ishte forca me e madhe qe qeveriste Europen Perendimore.) Ne kete kohe ishte krijuar ne Europe nje federate me shtete me te vogla, princit e te cilave zgjidhnin Mbretin e tyre, I cili me pas caktohej prej Papes, perandor. Gjate kesaj kohe influencen me te madhe ne Europe e kishte familja Hapsburge, e cila e kishte shtrire sundimin e saj jo vetem ne Perandorine e Shenjte te Romes, por deri ne Spanje.
Pikerisht ne kete kohe, ne diten qe njihet si “dita e gjithe shpirtrave” 31 Tetor 1517, Martin Luteri nisi ate qe historia e njeh me emrin Reformacioni Protestant.
Ceshtja primare, ishte e thjeshte; Shitja e Indulgjencave, te cilat gjate Mesjetes kishin marre rendesi te madhe dhe sillnin perfitime te medha financiare per kishen.
Indulgjencat trajtonin “sakramentin e rrefimit.” Kur dikush mekatonte, duhej te shkonte tek prifti, i cili pasi degjonte rrefimin, jepte pendesen. Pendesa jepej, sepse besohej se shpirti i mekatarit duhej te pastrohej perpara se te vdiste, ne menyre qe te shkonte ne qiell.
Ne te kundert, ne rastin kur pastrimi per mekatin nuk ishte bere deri perpara vdekjes, atehere mund te behej ne “Purgator” (nje vend i ndermjetem jo shume i pelqyeshem pritje).
Ne kohen e Luterit, abuzimet e kishes me te ashtuquajturat indulgjenca kishte arritur majat.
Qellimi i Luterit ishte te niste nje diskutim studiuesish mbi tezat e tij dhe reformen qe duhet te niste Brenda kishes. Me vone ai do te shkruante:
“Ajo cfare bera, permbysi qiellin dhe ndezi token zjarr.”
Pervec 95 tezave te reformacionit, njera prej veprave me te medha te Luterit, ishte perkthimi I Bibles nga Latinishtja, ne gjuhen Gjermane.
Perkthimi I Bibles ne Gjermanisht, i hapi rrugen protestanteve te tjere ne shekullin e XVI dhe ne vijim, te shihnin me shume seriozitet, perkthimin e Bibles ne gjuhen amtare te kombeve te tjera ne Europe.
– Nuk eshte aspak cudi per studiuesin e mirefilte te njohe, qe Bibla e pare e perkthyer ne gjuhen Shqipe nga Greqishtja eshte vepra e Vangjel Meksit, Dhjata e Re, e botuar ne Mars te vitit 1827. Libri u botua ne kujdesin e Grigor Gjirokastritit dhe pati nje ndikim te madh ne perdorimin dhe perhapjen e Shqipes ne sherbesat fetare. Pune dhe botim i mbeshtetur krejtesisht nga Ungjilloret.
– Perkthimi tjeter i Bibles qe Pasoi shqiperimin e Meksit dhe ky ishte nje projekt i investuar teresisht prej shoqerise Biblike Britanike me qender ne Stamboll, ishte perkthimi Kostandin Kristoforidhit I cili ne vitet 1857-1860 perfundoi perkthimin e tij te Dhjates se Re ne Kolegjin Protestant ne Malte.
Pasi Luteri prezantoi tezat e tij dhe ngjarjet historike pasuan njera-tjetren, Martin Luteri vdiq ne 1546, por reformacioni nuk vdiq me Luterin. Figura qendrore ne fazen e re te Reformacionit ishte John Calvin, nje person Shume i ndryshem me Luterin.
Luteri ishte i madh nga trupi dhe i zhurmshem ne sjellje, Calvin ishte i imet, i qete dhe akademik. John Calvin lindi ne 1509 ne Nyon te Frances dhe studioi ne Universitetin e Parisit. Prej Aty doli nje humanist I shkelqyer. Calvin u largua nga Franca ne 1534 pershkak te persekutimit ndaj protestanteve dhe u perqendrua ne Gjeneve te Zvicres.
Ndikimi I tij ne Zvicer ishte aq i madh, sa nen udheheqjen e tij qeveria e Zvicres u transformua ne nje lloj Teokracie Protestante. Ne 1559 Calvin hapi ne Zvicer nje Akademi ne te cilen mesohej teologjia, shkenca dhe humanizmi. Akademia ishte vertete popullore, ne vitin e pare te saj ajo pranoi 900 studente.
Vepra me e madhe e shkruar e Calvinit jane disa volume nen titullin “Institutet e Religjonit te Krishtere” viti 1536, ku shtjellohen me detaje teologjia Sistematike e besimit Protestant.
“Institutet” ka mbetur e rendesishme per teologjine protestante pergjate 5 shekujve. Kjo veper ka kater pjese, permes se cilave eksplorohet njeherazi “njohuria per Zotin” dhe “njohuria per njeriun, me detaje te thella teologjike. Keshtu “Institutet” per te sapo kthyerin ne besim, apo besimtarin prej shume vitesh, per fillestarin kureshtar, apo studiuesin serioz, mbetet nje veper e denje per studim ne cdo kohe.
Njera prej vendeve me te rendesishme per zhvillimin e mendesise per Europen e Re ishte Hollanda.
Pas luftes 30 vjecare (1618-1648) Amsterdami u be Qendra tregatare e Europes. Shume mendimtare te rendesishem ne zhvillimin e nje mendesie te re ne Europe jetuan pikerisht ketu.
Dekarti I cili ishte Francez dhe nxenesi I tij Spinoza i cili ishte larguar nga Spanja pershkak te inkuizicionit jetuan ne Hollande. Dekarti zhvilloi kendveshtrimin e tij mbi arsyen njerezore. Dekarti kerkoi te gjeje prova mbi natyren e shpirtit, boten fizike dhe Zotin. Kjo ishte epoka e arsyes e cila kishte nisur pikerisht ne kete kohe duke marre ne shqyrtim ate c’ka eshte racionale dhe duke perdorur arsyen per te gjetur shtegun e jetes. Perpara Dekartit ishte mendimtari tjeter Faustus Socinusi (1536-1604) nje Teolog Protestant Italian i cili besonte se religjoni eshte pertej asaj qe mund te provohet permes arsyes dhe ai ia atribuonte Protestantizmit qe Bibla eshte autoriteti primar ne religjon.
Reformacioni Protestant ka pasur nje impakt te qendrueshem dhe te gjate. Mbase nuk e keni cuar ndodnjehere nder mend, por rezonanca e Reformacionit Protestant, ka ndikuar dhe formesuar menyren si njeriu i ketij shekulli ne Europe sheh; konceptet mbi religjonin dhe familjen, ekonomine dhe politiken, artin dhe kombin.
Teologjia (Fjala per Zotin)
Si e projektuan ceshtjen teologjike reformatoret?
Ketu eshte dhe ndikimi me I madh I reformacionit Protestant. Reformacioni ne vetvete ishte nje instrument ndryshimesh te cilat nuk do te ndodhnin, ne rast se nuk do te prekej teologjia.
Mendimi i reformaconit fillimisht preku doktrinen dhe praktiken e besimit.
Cili eshte perkufizimi per njeriun, familjen, kishen, kulturen, ekonomine dhe shtetin? Keto ishin ishin ceshtje te cilat mendimi protestant I shtelloi me mjaft seriozitet dhe kujdes ne vitet qe pasuan. Por pikenisja ishin tezat e Luterit.
Sola Scriptura.
Sola Gratia
Sola Fide
Solus Christus
Soli Deo Gloria
Konceptet e rizbuluara doktrinore, cuan ne nje praktike te re te besimit dhe si rrjedhoje sollen ne ekzistence lindjen e kishes Protestante (Ungjillore)
Pergjegjesia vendoset tek Njeriu
“Ju nuk jeni vetem pergjegjes per c’ka thoni, por gjithashtu per ato cfare ju nuk thoni.”
Martin Luther
Bibla vjen ne doren e njeriut, i cili pershkak te konceptit tjeter qe Luteri shtjellon me termin “Priferia e gjithe besimtareve” vjen ne nje marredhenie te re me krijuesin. Nuk eshte nevoja per ndermjetes. Ne konceptin e Luterit, Zoti vjen te flase ‘Shqip’ dhe kerkon nje marredhenie te drejtperdrejte me njeriun, i cili tashme eshte pergjegjes ne menyre direkte per jeten e tij. Si per veprimet dhe per mosveprimet.
Nje epoke e re tashme ka lindur. Epoka e arsyes. Epoka ne te cilen njeriu duhet te jete pergjegjes per veprimet dhe mosveprimet e tij. Ky eshte nje prej mendimeve e cila shnderrohet dhe ne filozofine qe lind epoken e re te ‘tregut te lire’ i cili promovon punen dhe intelektin njerezor.
Reformacioni promovoi individualizmin duke inkurajuar njeriun te ndermerrte iniciativen te mendoje ne menyre racionale duke inspiruar zgjedhjen dhe iniciatven e lire per te gjykuar ate qe eshte e drejte nga ajo qe eshte e gabuar…
Reformacioni Protestant, nxiti kulturen e dialogut dhe te debatit, per ceshtje qe me pare ishin tabu dhe te paprekshme.
Shekuj me vone nje prej mendimtareve dhe studiuesve te medhenj te Teologjise se Reformacionit Protestant, i cili nuk beri paqe me sundimin e Rajhut ne Gjermanine Naziste, cka dhe i kushtoi jeten, Dietrich Bonhoeffer, tha:
“Heshtja perballe se keqes, eshte ne vetvete e keqe; Perendia nuk do te na shohe te pafajshem. Te mos flasesh eshte te flasesh, mosveprimi eshte veprim.
Njeriu eshte pergjegjes per ‘fatin’ e tij. Tani ai nuk mund te beje me faj askend. Zoti dhe Fjala e Tij jane me prane se kurre ndodnjehere. Po keshtu njeriu eshte pergjegjes me shume se kurdohere, per celesin e kesaj dije qe i eshte dhene.
Familja:
Ndikimi I Reformaconit Protestant ne mendimin mbi familjen. Lartesimi i Marteses dhe Familjes mbi mendimin e Celibatit (ndalimi i marteses dhe krijimit te familjes per prifterinjte) ishte i gjithepranishem ne diskutimin e reformatoreve.
Erasmusi ishte njeri prej personaliteteve te reformacionit I njohur per kete kritike. Sebashku me nocionin per rendesine e familjes, nocioni per shenjterine e marteses u ruajt nga reformatoret. Megjithese reformatoret nuk e pane me martesen si nje prej sakramenteve, shenjteria e saj ishte ne qender sebashku me mendimin se martesa eshte nje institucion i shenjte nga Zoti.
Mendimi i reformatoreve mbi martesen ishte gjeresisht patriarkal.
Burri ishte kreu i familjes ne kuptimin shpirteror dhe ne shoqeri.
Eshte interesante, por reformacioni coi ne nje lloj shtendosje te marteses. Se pari, kleri mund te martohej dhe se dyti divorci nisi te aplikohej si nje e drejte ligjore ne shume vende ku reformacioni hodhi rrenje.
Prej hulumtimit te Shkrimit te Shenjte, doli ne pah vlera e guras. Burri dhe gruaja kane te njejten vlere, por detyrat dhe pergjegjesite i kane te ndryshme. (Dhe njehere koncepti i prifterise se gjithe besimtareve con tek idea e grave ne sherbese. Grave prifteresha ne kishat Luteriane dhe Anglikane, kane kete koncept si bazen e zhvillimit te ketij mendimi)
Ekonomia…
Kapitalizmi kishte nisur perpara Reformacionit, por ky i fundit siguroi nje platforme qe kapitalzmi (iniciativa dhe tregu i lire) te rritej.
Mendimi dhe vepra e John Calvin preku cdo aspekt te jetes, njeri prej te cileve ishte dhe marrja e parave me fajde, ose sic kuptohet sot, kredia me perqindje interesi qe japin bankat.
Duke u fokusuar mbi kontekstin kulturor i cili ne kete Kohe e ndalonte fajden (prej Shkrimeve te Testamentit te Vjeter) Calvin argumentoi qe ‘fajdja’ mund te funksionoje ne kontekstin e tij kulturor dhe pa qene dicka e gabuar. Dhenja e parave me interes ishte dicka rrenjesore ne zhvillimin e metejshem te kapitalzimit.
Reformacioni shtroi rrugen per “Etiken Protestante te Punes.”
“Edhe nese do ta dija qe neser bota do te shkaterrohej, prape une do te mbillja pemen time te molles.” Martin Luther
Nocioni i Martin Luterit mbi “Priferine e gjithe Besimtareve” shkerrrmoqi ndarjen mes se ‘perkoheshmes’ me ate qe shihej si “shpirterore’ dhe duke u hequr kjo steke ndarje, u nxit shume koncepti i punes. Puna filloi te shihet si dicka permes se ciles besimtari tashme “prift” mund t’i jepte Zotit lavdine, njelloj si murgu i cili kishte hequr dore prej gjithcka te kesaj jete, ne menyre qe t’i kushtohej teresisht sherbimit te Zotit.
Puna nisi te shihej si nje instrument i rendesishem permes te cilit lavderohej Zoti. (Mendoni, sa Shume nevoje kemi ne Shqiperi dhe Kosove qe keshtu ta shohe punen e tij; politikani, mjeku, prokurori, mesuesi…etj.)
Maks Veber (Etika Protestante dhe Shpirti i Kapitalizmit)
Arti
Reformacioni Protestant pati nje ndikim te madh ne artin pamor ne Europen Perendimore. Nje prej ndryshimeve te medha ishte se pikturat dhe tablote me subjekt fetar, nuk ishin me te rendesishme ne art. Krijimi i ikonave dhe statujave pati nje permbyesje, pershkak se shume nga kishat nuk i kushtonin rendesi fabrikimit te tyre, pasi ato ne kete Kohe shiheshin si pengese dhe shfokusim prej se vertetes dhe drejtonin ne idhujtari.
Klientet e artit pamor, ne veri te Europes, tani tregonin me shume interesim ne oncepte te reja sekulare/laike mbi artin qe frymezoheshin nga nayra dhe jeta e perditeshme, ne te njejten menyre kerkoheshin qe veprat e artit me subjekt moralin, te frymezoheshin prej subjekteve jo fetare.
Tani me popullore ishin pikturat dhe tablote qe merrnin subjektin nga jeta e perditeshme njerezore, natyra, familja, puna, dashuria, seksualiteti.
Gjate Reformacionit Protestant zhvillim te madh pati dhe printimi i shkrimit dhe pamjeve. Keshtu librat dhe veprat e artit shiteshin me lire dhe u bene me te prekshme nga masa e popullsise. Pershkak te renies se veprave te artit me permbajtje fetare, trendi i rritjes ne arti, shkoi drejt printimit te librave.
Ndikimi I Reformacionit Protestant ne shoqerine e sotme bashkekohore eshte depertues. Menyra si mendojme mbi; jeten, familjen, ekonomine, punen, politiken, seksin, seksualitetin… te gjitha jane nje reflektim i mendimit qe ka per baze reformacionin. Te gjitha keto aspekte te rendesishme te jetes tone, jane duke udhetuar sebashku me mendimin dhe I japin forme jetes tone.
Pavaresisht perspektives individuale mbi reformacionin, menyra si nje Europian mendon sot, eshte ndikuar drejtperdrejte nga mendimi dhe filozofia e reformacionit.
Liria Juaj e mendimit dhe fjala e lire, e ka pikenisjen ne shpalljen tezave te reformacionit dhe zhvillimit te tyre mbi bazen e vleres qe ka cdo qenie njerezore.
Hulumtimi I metejshem I mendimit, filozofise dhe vlerave te Reformacionit Protestant, do te hape shtigje te reja ne eksplorimin e shoqerise ne trevat tona te nxehta Ballkanike, per te vendosur perballe kultures se elitave qe udheheqin, nje pasqyre; pasqyren e mendimit per reformimin e njeriut, familjes, politikes dhe shoqerise ne te cilen jetojme, mbi bazen e vlerave te barabarta, te lirise se besimit dhe shprehjes dhe nje solidariteti social
Leave a Reply