Akti final në skenën ku luhet drama e njeriut

Përpara pak ditësh takohem me një person i cili me tregoi se kishte nisur të lexonte Biblën, por kishte ndërprerë menjëherë leximin përshkak se çfarë kishte gjetur aty e kishte skandalizuar.

“Nuk mund të vazhdoja leximin me tej,” më thotë. “Libri është I mbushur me gjak, vrasje, inçest, poligami, pabesi, luftë, zi buke, një tmerr i vërtetë.

Si mundet që Zoti te justifikojë një makabritet të tillë?

Pastor, nuk e kuptoj si mundesh te lexosh një libër të tillë, e aq më shumë ta promovosh?”

– Miku im, i them, natyrisht që i kam lexuar te gjitha sa thua. Në fakt, kjo është historia njerëzore dhe Zoti nuk ka qëllim ta mbulojë atë, përkundrazi synimi i Tij është  të ekspozojë mëkatin e njeriut. Zoti vendos të hapë perden në skenën ku njeriu luan dramën e tij. Brenda kësaj drame, njeriu është njëherazi skenaristi, regjizori dhe aktori. Ajo çka më mahnit me Zotin është se Ai zgjedh të mos jetë spektatori që kundron nga llozha, por pasi ka hapur perden, me një hap, hyn brenda kësaj skenë të errët në historinë e njeriut për të marrë pjesë në aktin final të saj.

Ky është akti final shpengues i Krishtit, i cili hyn në orën me të errët në skenën ku luhet drama e njeriut, jo të marrë lavdinë (siç ne e kuptojmë rëndomë përdorimin e fjalës) por mëkatin. Krishti bëhet zëvendësuesi i njeriut mbi kryq dhe pagon çmimin që askush s’mundet, pasi vetëm kështu Ai mund kthejë mbrapsht njeriun në gjendjen fillestare të natyrës së pakorruptuar. E megjithëkëtë skena mes nesh, vijon të jetë e errët. Por tek të gjithë ata të cilët besuan në veprën e kryqit, një mrekulli ka ndodhur. Ata janë bërë dritë, kanë rilindur dhe janë bërë bij të Perëndisë. Miku im, mos e flak tutje librin e librave. Në çdo faqe të errët të historisë njerëzore të shkruar në fletët e tij, do të gjesh një rreze drite dhe shprese qe te përshkon shpirtin. Aty do të gjesh Shpëtimtarin të cilin unë gjeta, ndërsa shfletoja librin 27 vjet më parë. Unë gjeta një Shpëtimtar të gjallë i cili ndryshoi jetën time dhe jam plotësisht i bindur që mundet të bëjë të njëjtën vepër të ty.

Për ca sekonda u bë heshtje. Vështrimet tona u takuan mbi librin që mbaja në dorë. Bibla ime e studimit.

– Do rinis leximin pastor. Mbase dhe unë do të gjej shpëtimtarin siç ti e gjete, 27 vjet më parë brenda faqeve të këtij libri.

– Nuk do të duhet të përpiqesh shumë, i thashë. Premtimi për t’u takuar me Jezusin është i sigurtë. Ai ka kohë që kërkon të takohet dhe flasë me ty.

“Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju”, thotë Zoti, “mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë. Do të më kërkoni dhe do të vini të më luteni, dhe unë do t’ju kënaq. Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj.”

Jeremia 29:11-13

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: