Kur takohesh me hidhërimin!

A jeni takuar ndonjëherë me hidhërimin? Po me njerëz të hidhur, të cilët me sjelljen e tyre ju kanë befasuar?

“Hidhërimi është njëlloj si acidi i cili gërryen enën që e mban.”

Nëse do të përdorja metaforën, mund t’ju thoja se të gjithëve na ka ndodhur të takojmë “Gëzimin” i cili është bërë “Hidhërim.” Jam i sigurt që, nëse ende nuk ju ka ndodhur, dikur do të ndodhë. Bota sot është më e vogël se kurrë më parë. Teknologjia ka mundësuar kontaktin me njerëzit, pavarësisht distancës fizike. Ndodh që komunikimi bëhet intensiv dhe jo gjithçka që dëgjojmë vjen prej një zemre mirëdashëse dhe bekuese. Sëfundmi më ka ndodhur të dëgjoj prej disa miqve të ndryshëm për eksperiencat e tyre mbi ballafaqimin që kanë pasur me hidhërimin dhe njerëz të hidhur. Reagimi i parë…pa fjalë! Më tej, çdo njëri prej tyre e kishte trajtuar problemin e hidhërimit në një mënyrë të ndryshme. Dikush kishte krijuar distancë, dikush tjetër ishte kundërpërgjigjur, por çdo njëri prej tyre kishte përjetuar lëndim.

Miq, mos lejoni jetën të ndryshojë emrin tuaj… Mos lejoni gjerat që janë jasht, të helmojnë ç’ka është brenda jush.

Po ndaj me ju disa karakteristika që sipas psikologëve janë shenja dalluese të njerëzve të hidhur, në mënyrë që t’i kuptoni si duhet dhe kështu të keni mundësi si të ndihmoni veten dhe ata.

1. Shquhen nga moskujdesi për të tjerët dhe bezdia ose mungesa e entuziazmit. Zakonisht koleksionojnë zemërimin ndaj personave prej të cilëve nuk janë lënduar, por presupozojnë se herët a vonë do të lëndohen prej tyre. I shfryhen të tjerëve dhe në mënyrë të paqëllimtë shkaktojnë dhimbje.

2. Janë xheloz. Kjo lloj xhelozie ushqen të keqen dhe hidhërimin i cili herët a vonë do të reflektohet.

3. Kultivojnë mërinë, nuk falin e as harrojnë. Zakonisht ruajnë një ‘listë’ të shkeljeve problemeve që i janë shkaktuar prej personave të tjerë. Sa më shumë kohë kalon, ‘lista’ me rekorde rëndohet.

4. Kryesisht janë individë që kërkojnë të tërheqin vëmendjen mbi veten. E riproblematizojnë çështjen duke i dhënë përmasa dramatike.

5. Fokusohen tek negativja. Nxjerrin elementë jo parësor nga një ngjarje dhe mbi to ndërtojnë një realitet të cilit i referohen si “e vërteta.”

6. Zakonisht ankohen për të tjerët, pasi atyre i kanë ngarkuar një standart më të lartë se vetja. Kjo i çon drejt një vetëdrejtësie të tepruar duke e parë veten, pothuaj te pagabueshëm dhe janë të padhembshur ndaj të tjerëve.

7. Kanë shumë pak kontroll mbi veten se sa realisht mendojnë. Zakonisht mendojnë se një ditë pasi të arrijnë të plotësojnë disa kërkesa të jetës do të arrijnë të jenë të lumtur.

8. Janë mosmirënjohës dhe të pakënaqur me ç’ka kanë.

Problemi me njerēzit e hidhur është se ata nuk e dinë që e kanë këtë problem dhe s’mund ta pranojnë përderisa në pasqyrën ku shihen janë të drejtë dhe të përsosur. Sa më shumë rrënjët e hidhërimit të rriten, aq më e vështirë është të shkulen.

Mos i lejoni njerëzit e hidhur dhe të palumtur që t’ju ulin poshtë deri në nivelin e palumturisë se tyre. Shikojeni sjelljen e tyre si një model si ju nuk duhet të silleni.

Çfarë është ngushëlluese është fakti se Zoti i do njerëzit e hidhëruar. Ai dëshiron ti shëroje dhe transformojë jetën e tyre. Nëse besoni se ju mund të jeni pjesë e këtij proçesi, ju mund të bëni diçka.

Sëpari: filloni të luteni për ta.

Së dyti: jini një pasqyrë e së mirës perballë hidhërimit. Sjellja dhe veprimet tuaja flasin më shumë se çdo fjalë.

Në fund, por jo për nga rëndësia;

“Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.” Bibla (FJA 4:23)

One thought on “Kur takohesh me hidhërimin!

Add yours

  1. Paqe pastor. Kur lexova artikullin tuaj here shikoja te tjeret ne rolin e te hidhurit dhe here tjeter pyesja veten a jam une e hidhur. Kjo hidhesi me ka prekur para 7 -8 vitesh kur kam qene ne piken me te dobet ne jeten time, sa isha rikthyer ne besim dhe im shoq u diagnostikua me tumor dhe ishim ne Itali per tu operuar dhe per shkak te mosmarreveshjes me kuneterit e mi per ti bere fizioterapine tim shoqi patem nje debat aq te madh me fjale sa dhe sot e kësaj dite kam resentimente pavaresisht se vete u lendova dhe me fyen por Zoti me ka dhene force qe ti kaloje fyerjet. Eshte nder thuhet tek proverbat. Fjala me ka mbajtur qe te sherohem nga goditja por eshte shume e rendesi shume te ruajme zemren me ane te Fjales dhe te vertetes se saj dhe te shpejte ne te sqaruarit e situates. Nuk e sqarova kete situate me palen tjeter dhe kjo me mbylli ne guacken time per 7 vjet. E imagjinoni se cfare llojesh mendimesh me kane ardhur gjithe keto vite. Jam dentiste dhe kam te beje me ligesine dhe te thenurit te fjales se keqe cdo dite. Ajo (e hidhura ) me vjen nga ndonje pacient qe me thote qe me ka rene mbushja jote dhe kur e verifikoj shpesh eshte dhemballa tjeter dhe shume raste te tjera qe jam ne front te pare me hidhesine. Kjo me afekton dhe tek paqja ime ne familje sepse shoh cdo dite sa i pabese eshte njeriu. Por me i pabese eshte i ligu mbrapa tyre qe i perdor per te me lenduar. Me duhet te njoh dhe te mbahem me shume tek Fjala dhe te armatohem cdo dite qe tja dale mbane. Faleminderit per kete teme se me prek dhe mua cdo dite. Paqja e Zotit me ju.

    Liked by 1 person

Leave a reply to Mimoza Nito Cancel reply

Blog at WordPress.com.

Up ↑