Diku pas ditës së shtatë, njeriu i ngatërroi keq punët. Ndodhemi jashtë ditës së pushimit, në brendësi të jetës aktive ku pushimi i vërtetë mungon dhe ku fuqia e jetës është pezulluar. Pritje në një ankth pa të cilin s’mund të lexohemi…
Shpengim për t’u kthyer brenda ditës së shtatë. Kjo kërkon zhvendosje, nxjerrje prej ku jemi, prej ditës së disa mijtë a miliontë, një kthim tek e shtata. Një mrekulli e denjë për një Zot. Ndodhi në kryq! Zhvendosja, kthimi tek e shtata ditë e pushimit, tërheqja me forcë prapa e litarit që mban tendosur harkun për të rihedhur njeriun tashmë të shpenguar në botën e tij…
Ka ndodhur, për të gjithë por vetëm disa e shohin.
Tani numërojmë ditët dhe presim krijimin e ri…
Ps. Duke medituar mbi profecinë e Mikeas 5:5 “Dhe ai vetë do të jetë paqja.”
E cila është përmbushur me Krishtin:
“Por tani, në Krishtin Jezus, ju që dikur ishit larg, u afruat me anë të gjakut të Krishtit. Ai në fakt, është paqja jonë, ai që ka bërë nga të dy popujt një dhe ka shembur murin e ndarjes, duke e prishur armiqësinë në mishin e tij, ligjin e urdhërimeve të përftuar nga porosi, për të krijuar në vetvete nga dy një njeri të ri, duke bërë paqen, dhe për t’i pajtuar të dy me Perëndinë në një trup të vetëm me anë të kryqit, mbasi vrau armiqësinë në vetvete. Dhe ai erdhi për t’ju shpallur paqen, juve që ishit larg dhe atyre që ishin afër, sepse përmes tij që të dy kemi hyrje tek Ati nëpër një Frymë të vetme. Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë,”
Efesianëve 2:13-19
Leave a Reply