Sot po bisedoja me nje mikun tim filozof i cili është në kërkim të përgjigjeve për pyetjet e mëdha të jetës. Në fund të bashkëbisedimit të cilin e përqëndruam mbi koncepte nga personalitete të filozofisë si Aristoteli, Agustini, Akuinasi, Niçja, Kanti dhe Kirkegardi, pasi e nxita të lexojë Dhjatën e Re, i tregova një bisede tjetër që para pak kohësh kisha me një mik ateist, të cilit në fund të bisedës i thashë:
“Miku im, në fund të jetës gjithçka do të zbulohet dhe për këtë asnjëri nga ne nuk ka dyshim! Nëse ditën e fundit do të rezultojë se e vërteta qëndron në anën tënde, atëherë unë kam vetëm një gjë që do të humbas, reputacionin tim dhe nuk jam i sigurt se ky I fundit do të më hyjë në punë nëse ti ke të drejtë… Por, në rast se e vërteta qëndron siç them unë dhe se vërtetë aty lart tani është një Zot i Cili na do dhe na fton të pendohemi dhe të besojmë, sepse kështu mund të rrokim përjetësinë, atëherë ç’ka ti do të humbasësh është gjithçka… ”
Nëse do të kisha një mijë mundësi zgjedhjesh, sigurisht që do të bëja të njëjtën dhe të vetmen zgjedhje që kam bërë 27 vite më parë.
Lë reputacionin dhe marr përjetësinë!
Leave a Reply